18. Kehf · ajete 71–73

سورة الكهف
71

فَٱنطَلَقَا حَتَّىٰٓ إِذَا رَكِبَا فِي ٱلسَّفِينَةِ خَرَقَهَاۖ قَالَ أَخَرَقۡتَهَا لِتُغۡرِقَ أَهۡلَهَا لَقَدۡ جِئۡتَ شَيۡـًٔا إِمۡرٗا

Fanteleka hetta ‘idha rekiba fi es-sefineti harekaha kale ‘eharekteha litugrika ‘ehleha lekad xhi’te shej’æn ‘imræn

E ata të dy shkuan (duke ecur) deri kur hipën në anije, ai (i dishmi) e shqeu atë. Ai (Musai) tha: "A e shqeve që t'i fundosësh udhëtarët e saj, vërtet bëre një punë të hatashme?"

72

قَالَ أَلَمۡ أَقُلۡ إِنَّكَ لَن تَسۡتَطِيعَ مَعِيَ صَبۡرٗا

Kale ‘elem ‘ekul ‘inneke len testeti’a ma’ije sebræn

Tha: "A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua?"

73

قَالَ لَا تُؤَاخِذۡنِي بِمَا نَسِيتُ وَلَا تُرۡهِقۡنِي مِنۡ أَمۡرِي عُسۡرٗا

Kale la tu’uahidhni bima nesitu we la turhikni min ‘emri ‘usræn

(Musai) Tha: "Mos më qorto përse harrova dhe mos më mundo me vështirësi në këtë shoqërim timin (lehtësoma punën)!"