18. Kehf · ajete 95–104

سورة الكهف
95

قَالَ مَا مَكَّنِّي فِيهِ رَبِّي خَيۡرٞ فَأَعِينُونِي بِقُوَّةٍ أَجۡعَلۡ بَيۡنَكُمۡ وَبَيۡنَهُمۡ رَدۡمًا

Kale ma mekkeneni fihi rabbi hajrun fe’a’inuni bikuwetin ‘exh’al bejnekum we bejnehum redmæn

Ai (Dhulkarnejni) tha: "Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më i mirë (nga ajo që ma ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre!".

96

ءَاتُونِي زُبَرَ ٱلۡحَدِيدِۖ حَتَّىٰٓ إِذَا سَاوَىٰ بَيۡنَ ٱلصَّدَفَيۡنِ قَالَ ٱنفُخُواْۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَعَلَهُۥ نَارٗا قَالَ ءَاتُونِيٓ أُفۡرِغۡ عَلَيۡهِ قِطۡرٗا

‘Atuni zuberel-hedidi hetta ‘idha sawa bejne es-sedefejni kale enfuhu hetta ‘idha xhe’alehu naræn kale ‘atuni ‘ufrig ‘alejhi kitræn

Më sillni copa të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: "Ndizni!", e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: "Më sillni bakër të shkrirë t'ia hedhë atij!"

97

فَمَا ٱسۡطَٰعُوٓاْ أَن يَظۡهَرُوهُ وَمَا ٱسۡتَطَٰعُواْ لَهُۥ نَقۡبٗا

Fema esta’u ‘en jedhheruhu we ma esteta’u lehu nekbæn

E ata as nuk arritën ta kapërcenin atë e as ta shponin.

98

قَالَ هَٰذَا رَحۡمَةٞ مِّن رَّبِّيۖ فَإِذَا جَآءَ وَعۡدُ رَبِّي جَعَلَهُۥ دَكَّآءَۖ وَكَانَ وَعۡدُ رَبِّي حَقّٗا

Kale hadha rehmetun min rabbi fe’idha xha’e wa’du rabbi xhe’alehu dekka’e we kane wa’du rabbi hekkæn

Ai (Dhulkarnejni) tha: "Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ndonëse nuk janë përmendur, se kush ishin pyetësit për Dhulkarnejnin, sipas të gjitha gjasave ata ishin jehuditë. Rreth personalitetit të Dhulkarnejnit janë dhënë mendime e interpretime të
99

۞ وَتَرَكۡنَا بَعۡضَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ يَمُوجُ فِي بَعۡضٖۖ وَنُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَجَمَعۡنَٰهُمۡ جَمۡعٗا

We terekna ba’dehum jewme’idhin jemuxhu fi ba’din we nufiha fi es-suri fexhema’nahum xhem’æn

(Kur të vijë caktimi i Zotit, ose kur të dalin Jexhuxh Mexhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Dhe i fryhet Surit (për herën e dytë) e të gjithë ata i tubojmë.

100

وَعَرَضۡنَا جَهَنَّمَ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡكَٰفِرِينَ عَرۡضًا

We ‘aredna xhehenneme jewme’idhin lilkafirine ‘ardæn

Atë ditë ua prezentojmë xhehennemin jobesimtarëve me një prezentim të hapët (trishtues).

101

ٱلَّذِينَ كَانَتۡ أَعۡيُنُهُمۡ فِي غِطَآءٍ عَن ذِكۡرِي وَكَانُواْ لَا يَسۡتَطِيعُونَ سَمۡعًا

el-Ledhine kanet ‘a’junuhum fi gita’in ‘an dhikri we kanu la jesteti’une sem’æn

Atyre që sytë i kishin të mbuluara ndaj argumenteve të Mia dhe që nuk mund të dëgjonin (fjalët e All-llahut).

102

أَفَحَسِبَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَن يَتَّخِذُواْ عِبَادِي مِن دُونِيٓ أَوۡلِيَآءَۚ إِنَّآ أَعۡتَدۡنَا جَهَنَّمَ لِلۡكَٰفِرِينَ نُزُلٗا

‘Efehesibel-ledhine keferu ‘en jettehidhu ‘ibadi min duni ‘ewlija’e ‘inna ‘a’tedna xhehenneme lilkafirine nuzulæn

A mos menduan ata që nuk besuan se përkundër Meje mund të marrin zota (mbrojtës) robtë e Mi? Ne e kemi përgatitur për jobesimtarët xhehennemin vendpritje.

103

قُلۡ هَلۡ نُنَبِّئُكُم بِٱلۡأَخۡسَرِينَ أَعۡمَٰلًا

Kul hel nunebbi’ukum bil-’ehserine ‘a’malæn

Thuaj: "A t'ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?"

104

ٱلَّذِينَ ضَلَّ سَعۡيُهُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَهُمۡ يَحۡسَبُونَ أَنَّهُمۡ يُحۡسِنُونَ صُنۡعًا

el-Ledhine delle sa’juhum fil-hejæti ed-dunja we hum jehsebune ‘ennehum juhsinune sun’æn

Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë.