18. Kehf · ajete 96–100

سورة الكهف
96

ءَاتُونِي زُبَرَ ٱلۡحَدِيدِۖ حَتَّىٰٓ إِذَا سَاوَىٰ بَيۡنَ ٱلصَّدَفَيۡنِ قَالَ ٱنفُخُواْۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَعَلَهُۥ نَارٗا قَالَ ءَاتُونِيٓ أُفۡرِغۡ عَلَيۡهِ قِطۡرٗا

‘Atuni zuberel-hedidi hetta ‘idha sawa bejne es-sedefejni kale enfuhu hetta ‘idha xhe’alehu naræn kale ‘atuni ‘ufrig ‘alejhi kitræn

Më sillni copa të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: "Ndizni!", e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: "Më sillni bakër të shkrirë t'ia hedhë atij!"

97

فَمَا ٱسۡطَٰعُوٓاْ أَن يَظۡهَرُوهُ وَمَا ٱسۡتَطَٰعُواْ لَهُۥ نَقۡبٗا

Fema esta’u ‘en jedhheruhu we ma esteta’u lehu nekbæn

E ata as nuk arritën ta kapërcenin atë e as ta shponin.

98

قَالَ هَٰذَا رَحۡمَةٞ مِّن رَّبِّيۖ فَإِذَا جَآءَ وَعۡدُ رَبِّي جَعَلَهُۥ دَكَّآءَۖ وَكَانَ وَعۡدُ رَبِّي حَقّٗا

Kale hadha rehmetun min rabbi fe’idha xha’e wa’du rabbi xhe’alehu dekka’e we kane wa’du rabbi hekkæn

Ai (Dhulkarnejni) tha: "Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ndonëse nuk janë përmendur, se kush ishin pyetësit për Dhulkarnejnin, sipas të gjitha gjasave ata ishin jehuditë. Rreth personalitetit të Dhulkarnejnit janë dhënë mendime e interpretime të
99

۞ وَتَرَكۡنَا بَعۡضَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ يَمُوجُ فِي بَعۡضٖۖ وَنُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَجَمَعۡنَٰهُمۡ جَمۡعٗا

We terekna ba’dehum jewme’idhin jemuxhu fi ba’din we nufiha fi es-suri fexhema’nahum xhem’æn

(Kur të vijë caktimi i Zotit, ose kur të dalin Jexhuxh Mexhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Dhe i fryhet Surit (për herën e dytë) e të gjithë ata i tubojmë.

100

وَعَرَضۡنَا جَهَنَّمَ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡكَٰفِرِينَ عَرۡضًا

We ‘aredna xhehenneme jewme’idhin lilkafirine ‘ardæn

Atë ditë ua prezentojmë xhehennemin jobesimtarëve me një prezentim të hapët (trishtues).