18. Kehf · ajete 99–101

سورة الكهف
99

۞ وَتَرَكۡنَا بَعۡضَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ يَمُوجُ فِي بَعۡضٖۖ وَنُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَجَمَعۡنَٰهُمۡ جَمۡعٗا

We terekna ba’dehum jewme’idhin jemuxhu fi ba’din we nufiha fi es-suri fexhema’nahum xhem’æn

(Kur të vijë caktimi i Zotit, ose kur të dalin Jexhuxh Mexhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Dhe i fryhet Surit (për herën e dytë) e të gjithë ata i tubojmë.

100

وَعَرَضۡنَا جَهَنَّمَ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡكَٰفِرِينَ عَرۡضًا

We ‘aredna xhehenneme jewme’idhin lilkafirine ‘ardæn

Atë ditë ua prezentojmë xhehennemin jobesimtarëve me një prezentim të hapët (trishtues).

101

ٱلَّذِينَ كَانَتۡ أَعۡيُنُهُمۡ فِي غِطَآءٍ عَن ذِكۡرِي وَكَانُواْ لَا يَسۡتَطِيعُونَ سَمۡعًا

el-Ledhine kanet ‘a’junuhum fi gita’in ‘an dhikri we kanu la jesteti’une sem’æn

Atyre që sytë i kishin të mbuluara ndaj argumenteve të Mia dhe që nuk mund të dëgjonin (fjalët e All-llahut).