19. Merjem · Ajeti 40

سورة مريم
Përkthimi Sherif Ahmeti
40

إِنَّا نَحۡنُ نَرِثُ ٱلۡأَرۡضَ وَمَنۡ عَلَيۡهَا وَإِلَيۡنَا يُرۡجَعُونَ

S'ka dyshim se Ne e trashëgojmë (na mbetet) tokën dhe çka ka në të, dhe te Ne do të jetë e ardhmja e tyre.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Merjemja qëndroi larg familjes për një kohë pasi lindi, pastaj me djalin ngrykë erdhi, por ata e fyen duke i thënë, se ne kemi menduar që je e devotshme dhe e ndershme, si Haruni që ishte një farë njeri i njohur për cilësi të mira, se babai ka qenë njeri i mirë dhe se nëna e saj nuk ka qenë e pamoralshme, duke aluduar për Merjemen se ka bërë punë të pamoralshme. Ajo nuk iu foli atyre asgjë, por iu bëri shenjë të flasin me foshnjën. Thuhet se Isai kishte qenë duke thithur gjirin e së ëmës, por kur dëgjoi fyerjet kundër nënës, e la thithjen dhe iu foli: Nëna ime është e ndershme, Zoti më krijoi pa babë, më ka caktuar të jem pejgamber dhe do të më japë Inxhilin, më ka porositur të falem dhe të jap zeqatin, të jem i sjellshëm për nënën, Zoti më ka garantuar shpëtimin në lindje, në vdekje dhe pas ringjalljes. Kjo është e vërteta rreth Isait, e jo si thotë dikush që është bir i Zotit e të tjera. Isai vetë ka thënë, se jam rob i Zotit, do të jetoj, do të vdes dhe do të ringjallem si njerëzit e tjerë; Allahu është Zoti im dhe i juaji, vetëm Allahun duhet të adhurojmë, pse vetëm kjo është fe e drejtë. Pas Isait njerëzit u ndanë në grupe, duke dhënë interpretime të ndryshme rreth tij, e jehuditë e quajtën fëmijë jashtë kurore.