19. Merjem · Ajeti 46 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 19:41–19:50
Zoti i thotë Muhammedit t'u tregojë njerëzve nga shpallja që ia dha për Ibrahimin dhe për babain e tij. i Ibrahimi i drejtohet babait të vet me fjalë të ëmbla e respektuese, pse gjithnjë i thotë: "O I babai im". Mandej, si besimtar e njofton se prej idhujve nuk ka asgjë, e këshillon që të largohet prej tyre e të ndjekë rrugën e drejtë, i tregon se adhurimi i idhujve është mashtrim prej shejtanit, I e dihet se shejtani e kundërshtoi urdhërin e Zotit dhe me në fund ia tërhoqi vërejtjen se do ta kapë dënimi bashkë me shejtanin.
Babai i tij nuk sillet ashtu. Së pari nuk i thotë: O djali im, por o Ibrahim dhe me fjalë të rënda e të vrazhda i kërcënohet. Kur vëren Ibrahimi se babai nuk pranon këshillat e tij, i thotë: Lamtumirë, nuk do të qortojë më, e për arsye se kishte qenë i butë dhe i kujdesshëm ndaj Ibrahimit si fëmijë, tha se do ta lusë Zotin që ta udhëzojë dhe ta shpëtojë.
Ibrahimi u largua prej babait dhe prej popullit të tij, e shkoi në Palestinë, e mëshira e Zotit nuk e la të vetmuar, por i fali djalin Is-hak e arriti ta ketë edhe nipin, Jakub, që të gjithë pejgamberë dhe që të gjithë të nderuar e të respektuar prej njerëzve sa që edhe në lutje - salavate përmendet Ibrahimi dhe pasardhësit e tij.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 19:46–19:48
Allahu i Lartësuar na tregon rreth përgjigjes, që babai i Ibrahimit i dha të birit, në lidhje me ftesën që ai drejtoi. Ai thotë: - “Ai (babai) tha: “Ti po urren zotat e mi, o Ibrahim?” - Pra, nëse ti nuk dëshiron që t’i adhurosh dhe nuk je i kënaqur me ta, atëherë të paktë n mos i shaj, ose në të kundërt: - “Nëse nuk ndalesh do të të vras me gurë.” - Fjala ‘le erxhumen -nek’ ka edhe kuptimin: “do të hakmerrem kundër teje dhe do të të ndëshkoj , do të të fyej e poshtëroj ashtu siç bën ti me idhujt. Kështu e kanë shpjeguar Ibn Abasi dhe të tjerë. - “Tani largohu prej meje për një kohë të gjatë!” - Largohu prej meje përgjithmonë, përpara se të të vijë ndëshkimi Im. Këtë shpjegim e ka përzgjedhur Ibn Xheriri. - “Ai (Ibrahimi) tha: “Paqja qoftë mbi ty!” - Ja si i përshkruan Allahu i Lartësuar besimtarët, kur thotë: “ Adhuruesit e të Gjithmëshirshmit janë ata që ecin nëpër Tokë të qetë, e kur injorantët u drejtohen atyre me fjalë (fyese), ata thonë: “Paqe (selam)!”“ [Furkan 63]. Gjithashtu: “ Atyre do t'u jepet shpërblim i dyfishtë, sepse kanë qenë durimtarë. Ata e largojnë të keqen me të mirë dhe japin nga ajo që Ne u kemi dhënë. Kur dëgjojnë ndonjë bisedë të kotë, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Ne kemi veprat tona e ju, tuajat. Paqe keni prej nesh! Ne nuk e duam paditurinë (e kotësinë) .”” [Kasas 54, 55]. Kuptimi i fjalës së Ibrahimit (a.s) është: “Prej meje nuk ka për të ardhur asnjë e keqe, për shkak se ti je prindi im!” - “Unë do t'i lutem Zotit tim të të falë ty.” - Do ta lus Atë, që të të udhëzojë dhe t’i falë gjynahet. - “Ai (Allahu) kujdeset gjithmonë për mua.” - Ai është kujdesur gjithmonë për çështjet e mia. Në fakt, Ibrahimi (a.s) kërkoi falje për të atin për një kohë të gjatë, madje edhe pasi ndërtoi Qaben, së bashku me të birin, Ismailin. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër, duke treguar lutjen e Ibrahimit (a.s): “O Zoti ynë! Na mbulo me faljen Tënde mua, prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët ditën kur të jepet llogaria.” [Ibrahim 41]. Në fillimet e Islamit, musli - manët kërkonin falje për të afërmit dhe familjet e tyre idhujtarë, duke marrë si shembull lutjen e Ibrahimit (a.s), i dashuri i Allahut. Kështu vazhdoi, derisa Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Një shembull i mirë për ju janë Ibrahimi dhe ata që ishin me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne distancohemi prej jush dhe prej çfarë adhuroni ju veç Allahut. Ne ju mohojmë dhe armiqësia ndërmjet nesh është e hapur, derisa ju ta besoni Allahun si Një e të Vetëm!”. Por mos e merni si shembull fjalën e Ibrahimit drejtuar babait të vet (mosbesimtar) “Unë do të kërkoj falje për ty, por nuk kam asnj ë mundësi për ty para Allahut! ” [Mumtehine 4]. Pra, vetëm në këtë fjalë mos e merrni si shembull. Sidoqoftë, Allahu i Lartësuar na tregon se Ibrahimi (a.s) nuk vazhdoi më pas me këtë gjë. Allahu i Lartësuar thotë: “Nuk
është e drejtë për Profetin e as për besimtarët që të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë nga të afërmit të tyre, pasi t’u jetë bërë e qartë se me të vërtetë ata janë banorë të Xhehenemit. Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet u bë veçse për shkak të një premtimi, që ai kishte bërë më parë. Por kur iu bë e qartë se ai ishte armik i Allahut, ai u largua prej tij. Me të vërtetë, Ibrahimi ishte shumë i ndjeshëm dhe i butë.” [Teube 113-114]. - “Unë po largohem prej jush dhe prej asaj që ju adhuroni përveç Allahut ...” - Unë do të distancohem prej jush dhe nga të gjithë idhujt, që ju i adhuroni. - “... dhe do t’i lutem vetëm Zotit tim. ” - Unë do të adhuroj vetëm Zotin tim, që është një i vetëm dhe nuk ka ortakë. - “Unë shpresoj se me lutjet drejtuar Zotit tim nuk do të jem i humbur.” - Fjala e tij ‘unë shpresoj’ do të thotë se kështu do të ndodhë në mënyrë të pakthyeshme, sepse Ibrahimi ﷺ është zotëria i të gjithë profetëve pas Muhamedit ﷺ . Nuk ka dyshim se ai kurrë nuk ishte i humbur me lutjet drejtuar Zotit të tij.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 19:41–19:50
Kur’ani është Libri më i mirë dhe më i lartë. Ai është quajtur “Libër i qartë” dhe “Kujtim i Urtë”. Thëniet e tij janë të vërteta dhe të sigurta. Urdhëresat e ndalesat e tij janë më të drejtat dhe më të dobishmet. Premtimet dhe kërcënimet e tij janë më të vërtetat dhe të sigurtat, që tregojnë më së miri për urtësinë, drejtësinë dhe bamirësinë e Allahut. Përmendja e profetëve në këtë Libër është më e plota dhe më e kompletuara se çdo prezantim që u bëhet atyre nga librat e tjerë. Në Kur’an do të shohësh që, në shumë raste, Allahu i përsërit historitë e profetëve të cilët i dalloi mbi të tjerët, ua ngriti gradat dhe i ndihmoi në çështjen e tyre. Ai na i tregon historitë e profetëve dhe na tregon se ishte në ndihmë të tyre pikërisht për shkak të adhurimit që ata i përkushtonin Atij dhe dashurisë që
kishin për Të. Ata gjithmonë ktheheshin te Zoti dhe përpiqeshin të përmbushnin detyrimet ndaj Tij. Por ata, gjithashtu, ishin njerëzit më të përkushtuar për të përmbushur detyrimet ndaj njerëzve dhe për t’i ftuar ata në adhurimin e Allahut. Ata ishin njerëzit më durimtarë në këtë mision. Ata arritën gradat më të larta dhe më të lavdërueshme të imanit dhe do të jenë në gradat më të larta të Xhenetit. Në këtë sure, Allahu përmend historinë e disa profetëve dhe e urdhëron profetin Muhamed që t’ua kujtojë ato njerëzve, sepse në to lartësohet e përlëvdohet shumë Allahu, por lëvdohen dhe del në pah edhe vlera dhe rëndësia e profetëve të Tij. Në këtë mënyrë del në pah bamirësia e madhe e Allahut për ta. Kështu, njerëzit nxiten për t’i besuar profetët, për t’i dashur ata, për t’i marrë si shembull e për të pasuar rrugën e tyre. - Përmendju në Libër (Kur’an) Ibrahimin! Ai qe vërtet njeri i sinqertë dhe Profet (i zgjedhur) . - Allahu i Madhëruar i fali dy mirësi: profetësinë dhe cilësinë e sinqeritetit. Es-sidik është ai që shquhet për sinqeritet dhe çiltërsi. Ai është i vërtetë dhe i çiltër në fjalët, punët dhe në gjendjet e tij. Ai është i sinqertë dhe i plotë në besimin e gjithçkaje që është urdhëruar ta besojë. Por diçka e tillë është e mundur veçse duke pasur një dituri të madhe, që ka hyrë thellë në zemër duke futur në të sigurinë e plotë tek Allahu, dituri e cila sjell me vete vepra të mira dhe të përkryera. Ibrahimi është më i miri i profetëve pas Muhamedit (a.s). Ai është babai i të gjithë profetëve pas Ademit dhe Nuhut. Allahu na tregon se e kufizoi profetësinë dhe Shpalljen veçse në pasardhësit e Ibrahimit. Ky profet i madh i ftoi krijesat në rrugën e Allahut dhe tregoi një durim të pashembullt kundrejt dhimbjeve dhe torturave që i shkaktuan. Ai i ftoi të afërmit dhe të largëtit dhe u përpoq shumë në udhëzimin e të atit, me të gjitha rrugët që kishte mundësi. Allahu na tregon përpjekjet e shumta e të përsëritura të tij me të atin, si në vijim: - (Kujto) kur ai i tha të atit: “O babai im! Përse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh dhe nga i cili nuk ke asnjë dobi?” - Duke e këshilluar që të hiqte dorë nga adhurimi i idhujve, Ibrahimi i tha të atit plot ngrohtësi, edukatë e mirësjellje: O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh dhe as nuk ke dobi prej tij? A nuk e sheh që putat kanë cilësi dhe atribute të mangëta? Ata nuk dëgjojnë, nuk shikojnë dhe nuk kanë në dorë as dëm e as dobi, as për veten e as për adhuruesit e tyre. Ky ishte një argument i qartë që tregonte se adhurimi i diçkaje të mangët është vepër e shëmtuar dhe e papranueshme, si nga ana logjike, ashtu edhe nga argumentet fetare. Me këto fjalë, Ibrahimi i dha edhe një mesazh tjetër të nënkuptuar: Meriton të adhurohet vetëm Ai që është Absolut dhe i Plotë në të gjitha emrat, cilësitë dhe veprat e Tij; çdo mirësi që u vjen robve është dhuratë prej Tij dhe çdo shpëtim nga e liga është mëshirë e Tij. Ai është Allahu i Lartësuar dhe i Vetëm. - O babai im! Mua më është dhënë një dituri që nuk të është dhënë ty. - O babai
im i dashur! Mos më shih me nënçmim dhe të thuash që unë jam fëmija yt dhe se ti di gjëra që unë nuk i di! Përkundrazi, mua më ka dhënë Zoti dituri që nuk ta ka dhënë ty. Të gjitha këto fjalë kishin si qëllim: - Prandaj më ndiq se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë! - Pasomë në rrugën dhe besimin tim, që të udhëzohesh në rrugën e drejtë, e cila është: adhurimi i Allahut si një i vetëm dhe i pashoq dhe bindja ndaj Tij në çdo gjendje. Këtu vërehet një butësi në të folur dhe në përzgjedhjen e fjalëve. Ibrahimi (a.s.) nuk i tha: “O baba, unë jam dijetar dhe ti je injorant!”, ose t’i thoshte: “Ti nuk di asgjë”, por iu drejtua me një mënyrë që mund të nënkuptohej: “edhe ti, edhe unë kemi dituri, por dituria që më është dhënë mua nuk të është dhënë ty, prandaj duhet të mendohesh pak dhe të bësh zgjedhjen e duhur, duke ndjekur argumentin dhe diturinë”. - O babai im! Mos adhuro shejtanin sepse shejtani është kundër të Gjithëmëshirshmit! - Çdokush që nuk adhuron Allahun është bërë adhurues i shejtanit, sikurse ka thënë Allahu: “O bijtë e Ademit, a nuk ju kam paralajmëruar që të mos adhuroni shejtanin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapur dhe që të më adhuroni vetëm Mua? Kjo është rruga e drejtë. Vërtet, ai ka devijuar shumë breza prej jush. Vallë, a nuk po mendoni?” [Jasin 60 – 62]. Më pas thotë: “...sepse shejtani është kundërshtar i të Gjithëmëshirshmit!” Çdokush që ndjek hapat e shejtanit, në fakt e ka bërë atë si mikun e vet dhe, nga ana tjetër, është bërë i pabindur ndaj Zotit, ashtu si shejtani i mallkuar. Vërej me kujdes se si Allahu ka përdorur emrin e Tij Rrahman - i Gjithëmëshirshmi, për të treguar se ndaj kujt tregohet njeriu i pabindur. Ky është një tregues shumë i fortë, që na jep të kuptojmë se ai që nuk i bindet Allahut, poshtërsitë e gjynahet e tij do ta ndalojnë dhe do ta privojnë nga mëshira e Allahut, sepse do t'ia mbyllin dyert asaj. Ndërsa nga ana tjetër, bindja dhe adhurimet kushtuar Allahut konsiderohen si shkaqet më të forta për të arritur mëshirën dhe bujarinë e Tij. - O babai im! Unë kam frikë se do të të godasë ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit e kështu do të bëhesh mik me shejtanin.” - Për shkak të këmbënguljes tënde për të vazhduar në mosbesim dhe në kalimin e kufijve, kam frikë se do të të godasin këto dy fatkeqësi të mëdha: dënimi i Allahut dhe shndërrimi në mik të shejtanit. Kështu do të bëhesh palë me shejtanit në dynja dhe në ahiret. Do të ulesh në atë gradë të shëmtuar dhe do të zvarritesh i pashpresë në ato skuta të errëta e të frikshme. Vërej me kujdes se si vazhdoi Ibrahimi (a.s) në ftesën e të atit shkallë - shkallë! Fillimisht i foli për diturinë që i ishte dhënë dhe se njeriu duhet të pasojë faktet dhe diturinë. Më pas e përgëzoi, duke i thënë se, nëse e pasonte, do të gjente rrugën e drejtë. Pastaj e këshilloi që të largohej nga adhurimi i shejtanit dhe i tregoi për dëmet që sjell kjo vepër. Pastaj e kërcënoi dhe paralajmëroi për ndëshkimin e Allahut dhe zemërimin e Tij, nëse vazhdonte në rrugën e humbjes. I tregoi se kështu do të bëhej mik dhe palë me shejtanin, gjë kjo që të privon nga mëshira dhe falja e Zotit. Por kjo lutje nuk i vlejti këtij njeriu, i cili ktheu një përgjigje prej injoranti: - Ai (babai) tha: “Ti po urren zotat e mi, o Ibrahim? - Ai filloi të lëvdohej me idhujt e vet dhe e qortoi Ibrahimin që i refuzonte ata. Sigurisht që ky ishte tregues i injorancës së thellë dhe i mohimit të tij. Ai lëvdohej me idhujt e tij dhe madje ftonte në adhurimin e tyre. Më pas, ai e kërcënoi të birin, duke i thënë: - Nëse nuk ndalesh do të të vras me gurë.... - Nëse nuk ndalon së fyeri idhujt e mi dhe nëse nuk resht së ftuari mua në adhurimin e Allahut, atëherë do të të vras me gurë. Pastaj e dëboi të birin, duke i thënë: - Tani largohu prej meje për një kohë të gjatë!” - Largohu prej meje e mos të të shoh për një kohë të gjatë! Sidoqoftë, i
dashuri i Rahmanit iu përgjigj ashtu siç dinë të përgjigjen robërit e Rahmanit kur iu drejtohen injorantët me fjalë të rënda. Ai as e ofendoi e as u zemërua, por bëri durim dhe nuk iu kundërvu babait me të njëjtën monedhë. Me butësi dhe dëshirë të mirë për ta udhëzuar, Ibrahimi (a.s.) i tha: - Ai (Ibrahimi) tha: “Paqja qoftë mbi ty! - Prej meje do të kesh veç paqe dhe siguri. Nga unë nuk do të shohësh asgjë të keqe, veç selamit e mirësjelljes. Madje: - Unë do t'i lutem Zotit tim të të falë ty. - Unë do të vazhdoj ta lus Allahun që të të udhëzojë dhe të të falë. Do t’i lutem të të udhëzojë në Islam, që të bëhet e mundur falja e gjynaheve të tua. - Ai (Allahu) kujdeset gjithmonë për mua. - Allahu është i mëshirshëm e shumë i dashur me mua. Ai e di gjendjen time dhe kujdeset për mua. Kështu vazhdoi Ibrahimi që ta luste Zotin për ta udhëzuar babanë e tij dhe për ta falur atë, por kur iu bë e qartë se i ati ishte tashmë armik i Allahut dhe atij nuk i bënte dobi asgjë, u tërhoq nga kërkimin e faljes për të dhe u distancua tërësisht prej tij. Allahu na ka urdhëruar që të pasojmë fenë e pastër dhe monoteiste të Ibrahimit (a.s). Ai na porosit që të ndjekim rrugën dhe metodologjinë e tij në davetin e njerëzve në fenë e Allahut, me dituri, urtësi, butësi e ngrohtësi. Le të ndjekim shembullin e tij, pra, shkallë -shkallë e hap pas hapi, t’i ftojmë njerëzit që të mësojnë me lehtësi e mirësi fenë e Zotit. Gjithashtu, le të bëjmë durim, ashtu siç bëri durim Ibrahimi. Ai kurrë nuk ligështohej dhe nuk i humbiste shpresat, por me këmbëngulje vazhdonte davetin. Ibrahimi (a.s.) ishte durimtar i pashembullt në çdo mundim që i jepnin njerëzit, qoftë me fjalët, qoftë me veprat e tyre. Përballë këtyre vuajtjeve e mundimeve, ai falte e toleronte dhe tregonte mëshirë e butësi. - Unë po largohem prej jush dhe prej asaj që ju adhuroni përveç Allahut... - Unë do të largohem nga ju dhe idhujt tuaj dhe do t’i lutem Zotit tim. Ai do t’i lutej Allahut me të dyja mënyrat: me duanë e adhurimit dhe duanë e kërkesës.6 - ...dhe shpresoj se me lutjet drejtuar Zotit tim nuk do të jem i humbur . - Shpresoj që Allahu të më lumturojë me lutjet e mia dhe me pranimin e veprave të mia. Kështu duhet të veprojë çdokush që nuk shpreson se njerëzit do t’i përgjigjen ftesës së tij dhe bindet se ata do të pasojnë epshet e tyre, pa u bërë asnjë dobi qortimet e paralajmërimet. Nëse vazhdojnë në të kotën e në shkeljen e kufijve të Zotit, atëherë të largohet prej tyre dhe të merret me rregullimin e vetes përmes lutjeve e veprave të mira, duke shpresuar që Zoti t’ia pranojë ato. Gjithashtu, le të largohet e të distancohet nga ligësia dhe të ligjtë. Ndarja e njeriut nga atdheu, njerëzit dhe familja e vet është tepër e vështirë, për shumë shkaqe që dihen. Megjithatë, kush braktis diçka për hir të Zotit, ta dijë se Zoti do t’ia zëvendësojë me diçka më të mirë se ajo që lë. Për këtë arsye, Allahu thotë më pas: - Pasi u largua prej tyre dhe prej asaj që ata adhuronin përveç Allahut, Ne i dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë profetë. - Allahu i dhuroi pasardhës të mirë, të cilët i bëri profetë të dalluar në botë, duke u dhënë shpalljen. - Dhe të gjithë atyre u dhamë (të mira) nga Mëshira Jonë... - Zoti do t’i dhuronte Ibrahimit dhe dy bijve të tij shumë begati, prej mëshirës së Tij, si për shembull: dituria e dobishme, veprat e mira, pasardhës të shumtë e të përhapur, mes të cilëve do të dilnin shumë profetë dhe shumë besimtarë të mirë. Për ta Zoti thotë: - ...dhe i bëmë që të kujtohen gjithmonë për mirë (ndër njerëz) . - Edhe kjo ishte pjesë e mëshirës që u dhuroi. Allahu i ka premtuar çdo vepërmiri se do ta bëjë me emër të mirë ndër njerëz, në varësi të mirësisë e besimit të tij. Këta janë ndër më të shquarit dhe krerët e besimtarëve të mirë, prandaj Zoti e përhapi famën e tyre me lajmin e vërtetë dhe të saktë. Ata do të kujtohen përherë nga melekët që rrahin krahët. Me dashurinë dhe lëvdatat për ta
janë mbushur zemrat e besimtarëve të mirë, që vazhdimisht i kujtojnë me gojën e tyre. Ata do të jenë gjithmonë modeli i përkryer për ata që dinë të marrin mësim. Ata do të vazhdojnë të kujtohen në çdo epokë, dhe kjo është mirësia e Allahut, që ia jep kujt të dëshirojë. Allahu jep mirësi të madhe.