19. Merjem · Ajeti 54 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 19:51–19:65
Musai ishte pejgamber i dalluar i Zotit, ngase përmendet që Zoti e afroi aq afër sa që i dëgjoi fjalët e Tij, sipas lutjes tij ia dërgoi vëllain Harun që t'ia forcojë krahun. TË gjithë pejgamberët janë besnikë në fjalën e dhënë, por besnikëria e Ismailit u vërtetua në mënyrë konkrete, kur i premtoi babait e do të jetë i durueshëm kur do ta therë ai dhe vërtet qe i durueshëm.
Idrisi është një nga gjyshërit e Nuhut, është i pari i dërguar pas Ademit, i pari që përdori lapsin, që thuri petka, që hulumtoi studimin e yjeve dhe i patën ardhur tridhjetë sahife. Fama e tij është e lartë, e thuhet mos është ngritur në qiellin e katër, apo të gjashtë" Këta dhjetë pejgamberë, që përmendën në këtë kaptinë, ishim vetë të udhëzuar prej Zotit dhe udhëzuan sa mundën edhe të tjerë. Sa berë që përmendej ndojë fjalë a argument i Zotit, bënte përshtypje të madhe në zemrat e tyre sa që duke qarë i përuleshin me respket Madhërisë së Tij. risi ishte prej pasardhësve të Ademit, Nuhu prej Idrisit, Ibrahimi, prej Nuhut, prej Ibrabimit ishin: Ismaii, Is-baku e Jakubi; prej Jakubit: Musai, Haruni, Zekerijai, Jahjai dhe Isai, Thuhet se mes Ademit e Nuhut ishin njëmijë vjet, e edhe prej Nuhut deri te Tbrahimi po ashtu njëmijë vjet Fjala "Gaja" ka kuptimin: dështim, dëm, shkatërrim, e sipas disa shpjegimeve është përoi më i keq në xhehenem prej të cilit të gjitha xhehenemet i ruhen fuqisë së zjarrit të tij.
Banuesit e xhenneteve të Adnit nuk do të dëgjojnë fjalë të këqija, por vetëm selam. Selam do të thotë: paqë, qetësi, jetë pa brenga. Atë selam ia shprehin njëri-jetrit, ose atyre ua shprehin melaiket. Edhe feja jonë është selam, ështe paqë, ata që kultivojnë kitë fe në shpirtin e tyre jane të qetë, janë pa brenga, janë të Thuhet se Pejgamberit tonë, Muhammedit, iu paska vonuar për disa ditë Xhibril, e Pejgamberi i paska thënë: "O Xhibril, çka të pengon që të na vizitosh më shumë se sa na viziton" (Bakaria). Atëherë i shpallët Ajeti, ku thuhet se ne engjëjt zbresim vetëm me kjen dhe me urdhërin e Zotit, e Ai e di më së miri kur duhet të vijmë.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 19:54–19:55
- “Përmendju në Libër edhe Ismailin! Ai qe shumë besnik në premtime ...” - Allahu i Madhëruar lëvdon Ismailin, birin e Ibrahi - mit, paqja dhe begatitë e Zotit qofshin me ta! Ismaili është ati e paraardhësi i gjithë arabëve të Hixhazit. Allahu i Madhëruar e përshkruan atë duke thënë: “Ai qe shumë besnik në premtime ...” Ibn Xhurejxhi shpjegon: “Dometh ënë, ai përmbushi me besnikëri të plotë çdo premtim që i dha Zotit të tij.” Pra, çdo adhurim që premtoi se do t’ia përkushtonte Zotit, me zotime apo mënyra të tjera, ai e përmbushi plotësisht. Ndërsa Ibn Xheriri përcjell nga Sehl Ibn Ukajli se: Profeti Ismail i premtoi një burri, se do të takohej me të në një vend të caktuar. Ismaili shkoi në atë vend, sipas premtimit, ndërsa burri tjetër nuk erdhi në takim. Ismaili (a.s.) e kaloi natën në atë vend, kurse ai burri erdhi veçse të nesër - men. Ai i tha Ismailit (a.s.): “Ke pritur në këtë vend që dje?!” - “Po”, - i tha Ismaili. - “Por unë harrova të vija në takim!” - “Ndërsa unë kurrë nuk do të largohesha nga ky vend, derisa të vije ti.” Për këtë arsye, për atë u tha se: “Ai qe shumë besnik në premtime ...”. Disa të tjerë kanë thënë se Ismaili u përshkrua me këto fjalë, sepse ai e mbajti fjalën që i dha të atit, Ibrahimit (a.s.). Allahu i Madhëruar thotë: “Kur ai (Ismaili) u rrit aq sa të punonte së bashku me të atin, ai (Ibrahimi) i tha: “O biri im! Unë kam parë në ëndërr se duhet të të bëj kurban. Çfarë mendon ti?” Ai (Ismaili) tha: “O babai im! Bëj siç je urdhëruar! Në dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm.”” [Safat 102]. - “... dhe ishte i dërguar dhe profet (i dalluar).” - Kjo tregon për vlerën e lartë të Ismailit, edhe mbi vëllanë e tij, Is’hakun. Për Is’hakun, Allahu i Madhëruar thot ë se ishte vetëm nebij, ndërsa p ër Ismailin thot ë se ishte resul dhe nebij. Në nj ë hadith të saktë, Profeti i Allahut ka thënë: 176 3. “Allahu i Lartësuar zgjodhi dhe dalloi nga fëmijët e Ibrahimit, Ismailin, pastaj nga fëmijët e Ismailit zgjodhi kenanët, nga bijtë
e kenanëve zgjodhi kurejshët, nga kurejshët zgjodhi bijtë e Hashimit, ndërsa mua më zgjodhi nga bijtë e Hashimit.” Kjo tregon për saktësinë e pohimit të lartpërmendur. - “Ai e urdhëronte familjen e vet për të falur namazin dhe për të dhënë zekatin ...” - Ky është nj ë përshkrim i bukur dhe lëvdatë e mrekullueshme për profetin Ismail. Kjo është një cilësi shumë e lëvdueshmë nëse gjendet tek dikush. Ismaili ishte shum ë i duruesh ëm në bindjen që tregonte ndaj Allahut të Madhëruar dhe adhurimet që i përkushtonte Atij. Përveç kësaj, ai ishte k ëmbëngulës, i vazhdueshëm e durimtar edhe në urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja. Ai urdhëronte dhe kujdesej edhe për familjen e tij, që të kryenin adhurime e të ishin të bindur ndaj Allahut. Të njëjtin urdhër, Allahu i Lavdëruar i drejtoi edhe Profetit të tij të zgjedhur, Muhamedit ﷺ kur tha: “Urdhëroje familjen tënde që të falë namaz, dhe ji i qendrueshëm në këtë! Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (as për ty, as për familjen tënde) . Ne të furnizojmë ty (dhe ata). Përfundimi i mirë vjen nga devotshmëria.” [Ta ha 132]. Ose: “O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! Atë e mbikëqyrin melekë të rreptë e të ashpër, që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron. Ata zbatojnë gjithçka për të cilën urdhërohen.” [Tahrim 6]. Domethënë, urdhërojini ata për vepra të mira, ndalojini nga të këqijat dhe mos i lini të braktisur e pa përkujdesje, që të mos iu hajë zjarri në Ditën e Kijametit. Në një hadith që vjen nga Ebu Hurejra, Profeti i Allahut ka thënë: 1764. “Allahu e mëshiroftë atë burrë që ngrihet natën dhe fal namaz, madje, ngre edhe gruan e vet (që edhe ajo të falë namaz); e nëse ajo nuk ngrihet, ai e spërkat me ujë në fytyrë. Gjithashtu, Allahu e mëshiroftë atë grua që ngrihet natën dhe fal namaz, madje ngre edhe burrin e vet (që edhe ai të falë namaz); nëse ai nuk ngrihet, ajo e spërkat me ujë në fytyrë.” [Ebu Daudi dhe Ibn Maxhe]. Ndërsa nga Ebu Seid el Hudriju dhe Ebu Hurejra vjen një hadith, në të cilin thuhet se Profeti i Allahut ka thënë: 1765. “Nëse një burrë ngrihet natën dhe e zgjon edhe gruan e vet, dhe së bashku falin dy rekatë namaz, ata shkruhen se janë prej atyre burrave e grave që “e përkujtojnë shumë Allahun”. [Ebu Daudi, Nesaiu, Ibn Maxhe. Ky është versioni i sjellë prej këtij të fundit]. - “... dhe Zoti ishte i kënaqur prej tij.” 10
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 19:54–19:55
- Përmendju në Libër edhe Ismailin! - Kujtoju në Kur’an edhe këtë Profet të madh, nga i cili rodhi edhe populli arab, më i miri popull, nga i cili do të lindte zotëria e të bijve të Ademit, Muhamedi (a.s). - Ai qe shumë besnik në premtime dhe ishte i dërguar dhe Profet (i dalluar) . - Çdo premtim e fjalë që jepte, ai e mbante. Këtu bëhet fjalë qoftë për premtimet e dhëna Allahut, qoftë për premtimet e dhëna njerëzve. Kështu p.sh., Ismaili premtoi se do të bënte durim kur i ati, Ibrahimi, duhej ta bënte atë kurban, sipas urdhrit të Zotit, dhe ai e mbajti fjalën, duke u treguar durimtar. Ismaili duroi sprovën më të madhe që mund t'i ndodhë njeriut, sprova e vdekjes. Ai tha: “O babai im, bëj atë që urdhërohesh dhe, nëse do Allahu, ti do të shohësh që do të jem durimtar!” Në këtë mënyrë, Ismaili e lejoi të atin që të ekzekutonte urdhrin e Zotit. Pastaj, Allahu e përshkruan Ismailin si profet dhe lajmëtar. Nuk ka dyshim se kjo është mirësia dhe grada më e lartë që Zoti i dhuron njeriut. Ata të cilëve Zoti u dhuroi profetësinë janë niveli më i lartë i njerëzimit dhe lloji më i zgjedhur i krijesave. Më pas, Allahu e përshkruan Ismailin me një cilësi të veçantë dhe shumë të bukur. - Ai e urdhëronte familjen e vet për të falur namazin dhe për të dhënë zekatin... - Ai kujdesej që edhe familja e tij të zbatonte porositë e Allahut. Ai i urdhëronte për namaz, që ata të kishin të plotë sinqeritetin për të adhuruar Allahun. Ai i urdhëronte anëtarët e familjes edhe për zekatin, që ata të ishin bamirës edhe ndaj krijesave të Zotit. Në këtë mënyrë, Ismaili jo vetëm që plotësoi vetveten, por përpiqej të rregullonte edhe të tjerët, duke filluar nga familja e të afërmit, të cilët ishin njerëzit më të dashur të tij dhe për të cilët kishte më shumë detyrime sesa për të tjerët. - ...dhe Zoti ishte i kënaqur prej tij. – Allahu ishte i kënaqur me Ismailin (a.s), sepse ai përpiqej dhe punonte shumë që të kënaqte Allahun. Allahu u kënaq me të dhe e bëri prej robve adhurues dhe të dashurve të Tij më të afërt.