2. Bekare · ajete 1–5

سورة البقرة
1

الٓمٓ

‘Elif-lam-mim

Elif, Lam, Mim

2

ذَٰلِكَ ٱلۡكِتَٰبُ لَا رَيۡبَۛ فِيهِۛ هُدٗى لِّلۡمُتَّقِينَ

Dhalikel-kitabu la rejbe fihi huden lilmuttekine

Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.

3

ٱلَّذِينَ يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡغَيۡبِ وَيُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ

el-Ledhine ju’uminune bil-gajbi we jukimune es-selæte we mimma rezeknahum junfikune

Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.).

4

وَٱلَّذِينَ يُؤۡمِنُونَ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيۡكَ وَمَآ أُنزِلَ مِن قَبۡلِكَ وَبِٱلۡأٓخِرَةِ هُمۡ يُوقِنُونَ

Wel-ledhine ju’uminune bima ‘unzile ‘ilejke we ma ‘unzile min kablike we bil-’ahireti hum jukinune

Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin).

5

أُوْلَٰٓئِكَ عَلَىٰ هُدٗى مِّن رَّبِّهِمۡۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ

‘Ula’ike ‘ala huden min rabbihim we ‘ula’ike humul-muflihune

Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Sikurse disa kaptina të tjera, ashtu edhe kjo kaptinë fillon me kësilloj shkronjash, që përkujtojnë mrekullinë e përsosur të Kuranit. Në të vërtetë, paaftësia e gjuhëtarëve arabë për të thurur ndonjë kaptinë të ngjashme si Kurani, pasi edhe gjuha e tyre për - bëhej prej të njëjtave shkronja, argumenton për përsosmërinë e mrekullisë së pashoqe të Kuranit Famëlartë dhe për paaftësinë e njerëzve për t’iu kundërvënë. Shkronja të tilla në fillim të kaptinave tërheqin vëmendjen e lexuesit, ose të dëgjuesit për përmbajtjen, se ç’u kumtohet nga fjalët e Zotit xh.sh. Të këtij mendimi janë di - jetarët më eminentë, si Ibni Kethiri, Ibni Tejmije etj. S’ka dyshim se në shpalljen e