2. Bekare · Ajeti 123

سورة البقرة
Përkthimi Sherif Ahmeti
123

وَٱتَّقُواْ يَوۡمٗا لَّا تَجۡزِي نَفۡسٌ عَن نَّفۡسٖ شَيۡـٔٗا وَلَا يُقۡبَلُ مِنۡهَا عَدۡلٞ وَلَا تَنفَعُهَا شَفَٰعَةٞ وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ

Dhe ruajuni një ditë kur askush nuk do të mund ta ndihmojë tjetrin për asnjë send, nuk pranohet prej askujt kompensim, nuk do t'i bëjë dobi askujt ndonjë ndërmjetësim dhe as që do të ndihmohen (mëkatarët).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në një hadithi kudsij, të cilin e shënon Buhariu, Zoti xh. sh. ka thënë «Njeriu trilloi gënjeshtra dhe fyerje ndaj Meje. Trilloi gënjeshtër kur tha se Unë nuk kam fuqi ta ringjallë atë, e bëri fyerje kur për Mua tha, se kam fëmijë”. Natyralistët -tabiijjun - dehrijjun nuk e besojnë ringjalljen, kurse idhujtarët për engjëjt thanë, se janë bija të Zotit, jehuditë, për Uzejrin thanë djalë, e të krishterët për Isain thanë, se është djalë i Zotit. “Bedië” është shpikës, zanafillës i një sendi pa ndonjë model të mëparshëm. Zoti, pra, është shpikës i tillë i çdo sendi. Ndonjë shpikje, ndonjë risi në fe, në ibadet ose dispozitat e saj, që nuk ka mbështetje në ndonjë themel islam, është e përbuzur, e mallkuar. Ata që nga zilia dhe mendjemadhësia nuk deshën ta pranojnë Kuranin, duke kërkuar ndonjë argument tjetër, vepruan ashtu sikurse kishin vepruar edhe disa popuj më heret. Muhamedit a.s. i thuhet: zbatoje detyrën tënde sipas Kuranit. Ti nuk je përgjegjës për ta, pse ata nuk besojnë, e ata do të digjen në zjarr. Ata nuk janë të kënaqur me ty, vetëm nëse shkon pas idesë së tyre. Ata Ithtarë të Librit, që iu përmbajtën besnikërisht mësimeve të librit të tyre, e pranuan Kuranin si shpallje e Zotit. Në Ditën e Kijametit, çdo kush do të jetë i preokupuar me punët e veta, prandaj nuk duhet pritur ndihmë nga të tjerët, pos Zotit xh. sh. ibadetit (adhurimit) tonë dhe falna neve, vërtet Ti je Shumëfalës, je Mëshirues i madh”!