2. Bekare · ajete 125–128

سورة البقرة
125

وَإِذۡ جَعَلۡنَا ٱلۡبَيۡتَ مَثَابَةٗ لِّلنَّاسِ وَأَمۡنٗا وَٱتَّخِذُواْ مِن مَّقَامِ إِبۡرَٰهِـۧمَ مُصَلّٗىۖ وَعَهِدۡنَآ إِلَىٰٓ إِبۡرَٰهِـۧمَ وَإِسۡمَٰعِيلَ أَن طَهِّرَا بَيۡتِيَ لِلطَّآئِفِينَ وَٱلۡعَٰكِفِينَ وَٱلرُّكَّعِ ٱلسُّجُودِ

We ‘idh xhe’alnal-bejte methabeten lilnnasi we ‘emnæn we ettehidhu min mekami ‘ibrahime musellen we ‘ahidna ‘ila ‘ibrahime we ‘isma’ile ‘en tehhira bejtije liltta’ifine wel-’akifine we er-rukka’i es-suxhudi

Dhe kur shtëpinë (Qaben) e bëmë vendkthimi dhe vendsigurie për njerëzit, (u thamë): Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranojeni për vendfaljeje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrojeni shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty.

126

وَإِذۡ قَالَ إِبۡرَٰهِـۧمُ رَبِّ ٱجۡعَلۡ هَٰذَا بَلَدًا ءَامِنٗا وَٱرۡزُقۡ أَهۡلَهُۥ مِنَ ٱلثَّمَرَٰتِ مَنۡ ءَامَنَ مِنۡهُم بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۚ قَالَ وَمَن كَفَرَ فَأُمَتِّعُهُۥ قَلِيلٗا ثُمَّ أَضۡطَرُّهُۥٓ إِلَىٰ عَذَابِ ٱلنَّارِۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ

We ‘idh kale ‘ibrahimu rabbi exh’al hadha beledæn ‘aminæn we erzuk ‘ehlehu mine eth-themerati men ‘amene minhum billahi wel-jewmil-’ahiri kale we men kefere fe’umetti’uhu kalilæn thumme ‘edterruhu ‘ila ‘adhabi en-nari we bi’sel-mesiru

Dhe kur Ibrahimi tha: "Zoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoi me lloje të frutave"! Ai (All-llahu) tha: "(E furnizoj) Edhe atij që nuk besoi do t'ia mundësoj shfrytëzimin e frutave për një kohë të shkurtër, e pastaj do ta shtyejë në dënimin e zjarrit, e sa përfundim i shëmtuar është ai".

127

وَإِذۡ يَرۡفَعُ إِبۡرَٰهِـۧمُ ٱلۡقَوَاعِدَ مِنَ ٱلۡبَيۡتِ وَإِسۡمَٰعِيلُ رَبَّنَا تَقَبَّلۡ مِنَّآۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ

We ‘idh jerfa’u ‘ibrahimul-kawa’ide minel-bejti we ‘isma’ilu rebbena tekabbel minna ‘inneke ‘ente es-semi’ul-’alimu

Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes - luteshin): "Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di"!

128

رَبَّنَا وَٱجۡعَلۡنَا مُسۡلِمَيۡنِ لَكَ وَمِن ذُرِّيَّتِنَآ أُمَّةٗ مُّسۡلِمَةٗ لَّكَ وَأَرِنَا مَنَاسِكَنَا وَتُبۡ عَلَيۡنَآۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ

Rebbena we exh’alna muslimejni leke we min dhurrijetina ‘ummeten muslimeten leke we ‘erina menasikena we tub ‘alejna ‘inneke ‘entet-tewwabu er-Rehimu

"Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtet Ti je që falë shumë, je mëshirues"!