تِلۡكَ أُمَّةٞ قَدۡ خَلَتۡۖ لَهَا مَا كَسَبَتۡ وَلَكُم مَّا كَسَبۡتُمۡۖ وَلَا تُسۡـَٔلُونَ عَمَّا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti e provoi Ibrahimin me obligimet, që po shënohen në vazhdim, të cilat ai i plotësoi. Zoti e bëri Ibrahimin shembëlltyrë të njerëzve që erdhën pas tij, prandaj është i pranishëm ndër të gjithë popujt. Atij dhe birit të tij, Ismailit i takoi ndërtimi i Qabes, që është vend nga kthehen të gjithë besimtarët e drejtë, vend sigurie, pse në afërsi të saj lufta gjithnjë ka qenë e ndaluar dhe pasi ata e pastruan prej besimeve të kota, e lutën Zotin ta furnizojë atë vend shkretëtirë me fruta të ndryshme, e lutën besimtarët, por Zoti iu tha, se në këtë botë nuk bëj dallim, i furnizoj edhe jo-besimtarët, por ata në botën tjetër i hedh në zjarr. Duke ndërtuar Qaben e lutnin Zotin t’ua pranojë atë vepër, t’i udhëzojë në rrugë të drejtë ata dhe pasardhësit e tyre. U lutën që të dërgojë pejgamber prej tyre për ta udhëhequr popullin. Kur erdhi Muhamedi pejgamber, tha: “Unë jam fryt i lutjes së Ibrahimit”. Ibrahimi ishte pejgamber i dalluar, i cili iu dorëzua sinqerisht Zotit. Ai i porositi pas - ardhësit e vet t’i përmbahen vetëm fesë, të cilën e zgjodhi Zoti, fesë islame. Ashtu bënë edhe pasardhësit e tij, si Jakubi që i porositi bijtë e vet për të njëjtën fe. E përderisa Muhamedi a.s. ishte pasardhës i Ibrahimit, ai porositi mësimet që i prak - tikoi Ibrahimi. Ai ndoqi fenë e Ibrahimit, refuzimi i arabëve idhujtarë, që edhe ata rridhnin prej birit të Ibrahimit, refuzimi i jehudive, që edhe ata rridhnin nga biri tjetër Is-haku, dhe i të gjithë atyre që thonin, se pasojnë fenë e Ibrahimit, nuk ishte i drejtë, por ishte një kokëfortësi dhe zili kundër Muhamedit a.s. dhe Kuranit, pa pasur kurrnjë fakt tjetër për kundërshtim.