We kalu kunu hudæn ‘ew nesara tehtedu kul bel millete ‘ibrahime henifæn we ma kane minel-mushrikine
Ata (ithtarët e librit) thanë: "Bëhuni jehudi ose të krishterë, e gjeni rrugën e drejtë"! Thuaj: "Jo, (asnjërën) por fenë e drejtë të Ibrahimit që ai nuk ishte nga idhujtarët".
Kulu ‘amenna billahi we ma ‘unzile ‘ilejna we ma ‘unzile ‘ila ‘ibrahime we ‘isma’ile we ‘ishaka we ja’kube wel-’esbati we ma ‘utije musa we ‘isa we ma ‘utije en-nebijune min rabbihim la nuferriku bejne ‘ehedin minhum we nehnu lehu muslimune
Ju (besimtarë) thuani: "Ne i besuam All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur".
Fe’in ‘amenu bimithli ma ‘amentum bihi fekadi ehtedew we ‘in tewellew fe’innema hum fi shikakin fesejekfikehumu Ellahu we huwe es-semi’ul-’alimu
Në qoftë se ata besuan ashtu siç besuat ju, ata vërtet kanë gjetur rrugën e drejtë, e nëse refuzojnë, atëherë ata janë kundërshtarë (opozitë), po ty (Muhammed) kundër tyre do të mjaftojë All-llahu. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.