وَلَئِنۡ أَتَيۡتَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ بِكُلِّ ءَايَةٖ مَّا تَبِعُواْ قِبۡلَتَكَۚ وَمَآ أَنتَ بِتَابِعٖ قِبۡلَتَهُمۡۚ وَمَا بَعۡضُهُم بِتَابِعٖ قِبۡلَةَ بَعۡضٖۚ وَلَئِنِ ٱتَّبَعۡتَ أَهۡوَآءَهُم مِّنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَكَ مِنَ ٱلۡعِلۡمِ إِنَّكَ إِذٗا لَّمِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ
Po edhe sikur t'u sillshe ti çdo lloj argumenti atyre që u është dhënë libri, ata nuk pasojnë kiblen tënde, e as ti nuk do të pasosh kiblen e tyre, po asnjëra palë nuk do ta pasojë kiblen e tjetrës. E pas dijes, e cila të ka ardhur, po e zëmë se ishe vënë pas dëshirave të tyre, atëherë ti do të ishe mizor.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
“Ehli Kitab” - Ithtarë të Librit, janë jehuditë dhe të krishterët, sepse Musai pati shpalljen e Zotit, Tevratin, që quhet tek ata: “Dhjata e Vjetër” ose: “El Ahdu el kadim”, e Isai Inxhilin, tek ata: “Dhjata e Re”ose “El Ahdu el xhedid”. Kurani ka mposhtur të gjitha pretendimet e jehudive e të tjerëve, se ndjekin fenë e Ibrahimit, pse feja e tij ishte Islame. Muslimanët janë të obliguar t’u besojnë të gjithë pejgamberëve, që i dërgoi Zoti, qofshin Beni Israilë ose të tjerë, prandaj feja e muslimanëve është fe me karakter unik ndaj të gjitha shpalljeve dhe ndaj të gjithë pejgamberëve. Është pra fe e natyrshme për çdo njeri, është stoli me të cilën Zoti pajisi çdo shpirt, është ngjyrë e pastër me të cilën Zoti i pastroi njerëzit, e jo vënie e njeriut në ujë, ose lyerje me vaj në shenjë pastrimi e që quhet kryqëzim. Zoti është i të gjithëve, e jo vetëm i një populli. Ai dërgoi pejgamberë nga të gjithë njerëzit, e jo vetëm prej një kombi, prandaj nuk duhet polemizuar rreth Tij. “Kible” i thuhet anës nga e cila orientohet dikush, e këtu është fjala për orientimin e atij që falet. Pasi shkoi Pejgamberi në Medinë rreth 16-17 muaj u fal kah Bejtul Mu - kadesi, xhamia në Jerusalem, sepse Qabja, përveç se ishte në duart e idhujtarëve, ishte e mbushur plot me idhuj, megjithqë dëshira e Muhamedit a.s. ishte të kthehet drejt Qabes. Para se të urdhërohet Muhamedi dhe muslimanët, që gjatë faljes së namazit të kthehen kah Qabja, Kurani paralajmëron se disa të marrë do ta përgojojnë këtë çështje, dhe me të vërtetë u vërtetuan parashikimet e Kuranit, se disa përgojues u përpoqën të mbjellin dyshim ndër besimtarë për ata njerëz që ishin falur nga Kudsi dhe kishin vdekur pa u kthyer nga Qabja, se çka do të bëhet me besimin dhe faljen e tyre? Zoti shpalli në Kuran, se nuk e humb, as besimin, as namazin e tyre. Pejgamberi a.s. dhe muslimanët u gëzuan shumë, kur pasoi urdhri i Zotit, që të kthe - hen nga Qabja, pse ishte edhe një paralajmërim, se ajo do të kalojë me vonë në duart e muslimanëve, siç edhe ngjau. Ndryshimi i kibles ishte edhe një sprovë me anën e së cilës do të dalloheshin besim - tarët e sinqertë e të vendosur nga ata të luhatshmit, duke u pastruar radhët e tyre nga të dyshimtit, pra ashtu edhe ngjau. Muhamedit a.s. i thuhet, që të mos brengoset për përgojimet rreth kibles, sepse jehuditë dhe krishterët, përveç që nuk do të kthehen nga kibla e muslimanëve, ata nuk do të kthehen as nga kibla e njëri-tjetrit. i njohin bijtë e vet, e një grup prej tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën.