el-Ledhine ‘atejnahumul-kitabe ja’rifunehu kema ja’rifune ‘ebna’ehum we ‘inne ferikæn minhum lejektumunel-hekka we hum ja’lemune
Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin ate (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup pre tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën.
We likullin wixhhetun huwe muwelliha fastebikul-hajrati ‘ejne ma tekunu je’ti bikumu Ellahu xhemi’æn ‘innall-llahe ‘ala kulli shej’in kadirun
Secili (popull) ka një anë të cilës ai i kthehet, ju shpejtoni kah punët e mbara, kudo që të jeni All-llahu ka për t'ju tubuar të gjithëve, All-llahu ka fuqi për çdo send.
We min hejthu harexhte fewelli wexhheke shetrel-mesxhidil-herami we hejthu ma kuntum fewellu wuxhuhekum shetrehu li’ella jekune lilnnasi ‘alejkum huxhxhetun ‘illal-ledhine dhelemu minhum fela tehshewhum we ehshewni we li’etimme ni’meti ‘alejkum we le’allekum tehtedune
Dhe kahdo që të dalësh, ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë (Qabja) dhe kudo që të gjendeni ktheni fytyrat tuaja kah ana e saj, ashtu që njerëzit mos të kenë argument kundër jush, përveç atyre që janë mizorë nga ata (që nga inati nuk pranojnë kurrfarë fakti), por mos ia keni frikën atyre, frikësohuni prej Meje (e bëra këtë) që të gjeni rrugën e drejtë dhe që të plotësojë mirësinë Time ndaj jush.
Kema ‘erselna fikum resulæn minkum jetlu ‘alejkum ‘ajatina we juzekkikum we ju’allimukumul-kitabe wel-hikmete we ju’allimukum ma lem tekunu ta’lemune
(Sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar t'u lexojë ajetet Tona, t'ju pastrojë, e t'ju mësojë librin dhe traditën, e edhe t'ju mësojë atë që nuk e dinit.