We min hejthu harexhte fewelli wexhheke shetrel-mesxhidil-herami we hejthu ma kuntum fewellu wuxhuhekum shetrehu li’ella jekune lilnnasi ‘alejkum huxhxhetun ‘illal-ledhine dhelemu minhum fela tehshewhum we ehshewni we li’etimme ni’meti ‘alejkum we le’allekum tehtedune
Dhe kahdo që të dalësh, ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë (Qabja) dhe kudo që të gjendeni ktheni fytyrat tuaja kah ana e saj, ashtu që njerëzit mos të kenë argument kundër jush, përveç atyre që janë mizorë nga ata (që nga inati nuk pranojnë kurrfarë fakti), por mos ia keni frikën atyre, frikësohuni prej Meje (e bëra këtë) që të gjeni rrugën e drejtë dhe që të plotësojë mirësinë Time ndaj jush.
Kema ‘erselna fikum resulæn minkum jetlu ‘alejkum ‘ajatina we juzekkikum we ju’allimukumul-kitabe wel-hikmete we ju’allimukum ma lem tekunu ta’lemune
(Sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar t'u lexojë ajetet Tona, t'ju pastrojë, e t'ju mësojë librin dhe traditën, e edhe t'ju mësojë atë që nuk e dinit.