2. Bekare · ajete 157–158

سورة البقرة
157

أُوْلَٰٓئِكَ عَلَيۡهِمۡ صَلَوَٰتٞ مِّن رَّبِّهِمۡ وَرَحۡمَةٞۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُهۡتَدُونَ

‘Ula’ike ‘alejhim selewatun min rabbihim we rehmetun we ‘ula’ike humul-muhtedune

Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pejgamberët, që ishin para Muhamedit a.s., si Musai e Isai kishin lajmëruar për ardhjen e Muhamedit, por disa prijës fetarë, edhe pse e dinin e fshehën këtë të vërtetë. Çështja e kibles ishte një nga çështjet e para që pësoi ndryshim në dispozitat e sheriatit islam, prandaj përsëritet urdhri për kthim nga ajo. Të gjithë muslimanët kanë një kible dhe të gjithë, kudo që të gjenden gjatë lutjeve i kthehen asaj. Derisa të gjithë janë të
158

۞ إِنَّ ٱلصَّفَا وَٱلۡمَرۡوَةَ مِن شَعَآئِرِ ٱللَّهِۖ فَمَنۡ حَجَّ ٱلۡبَيۡتَ أَوِ ٱعۡتَمَرَ فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡهِ أَن يَطَّوَّفَ بِهِمَاۚ وَمَن تَطَوَّعَ خَيۡرٗا فَإِنَّ ٱللَّهَ شَاكِرٌ عَلِيمٌ

‘Inne es-sefa wel-merwete min sha’a’iri Ellahi femen hexhxhel-bejte ‘ew a’temere fela xhunahe ‘alejhi ‘en jettewwefe bihima we men tetewwe’a hajræn fe’innall-llahe shakirun ‘alimun

"Safa" dhe "Merve" janë nga shenjat (për adhurim) e All-llahut, e kush e mësyen shtëpinë për haxh (Qaben për haxh) ose për umre (vizitë jashtë kohës së haxhit), nuk është mëkat për te t'i vizitojë ato dyja (të ece në ato dy vende). E kush bën ndonjë të mirë nga vullneti (jo obliguese), s'ka dyshim se All-llahu është shpërblyes i gjithëdijshëm.