2. Bekare · ajete 165–168

سورة البقرة
165

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَتَّخِذُ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَندَادٗا يُحِبُّونَهُمۡ كَحُبِّ ٱللَّهِۖ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَشَدُّ حُبّٗا لِّلَّهِۗ وَلَوۡ يَرَى ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ إِذۡ يَرَوۡنَ ٱلۡعَذَابَ أَنَّ ٱلۡقُوَّةَ لِلَّهِ جَمِيعٗا وَأَنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعَذَابِ

We mine en-nasi men jettehidhu min duni Ellahi ‘endadæn juhibbunehum kehubbi Ellahi wel-ledhine ‘amenu ‘esheddu hubbæn lillahi we lew jeral-ledhine dhelemu ‘idh jerewnel-’adhabe ‘ennel-kuwete lillahi xhemi’æn we ‘ennel-lahe shedidul-’adhabi

E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur të dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu është ndëshkues i rreptë.

166

إِذۡ تَبَرَّأَ ٱلَّذِينَ ٱتُّبِعُواْ مِنَ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُواْ وَرَأَوُاْ ٱلۡعَذَابَ وَتَقَطَّعَتۡ بِهِمُ ٱلۡأَسۡبَابُ

‘Idh teberre’el-ledhine ettubi’u minel-ledhine etteba’u we re’ewl-’adhabe we tekatte’at bihimul-’esbabu

Dhe (sikur të shihnin) kur do të largohen ata që u prinin prej atyre që i ndiqnin (paria largohet prej atyre që u shkuan pas), e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet e tyre.

167

وَقَالَ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُواْ لَوۡ أَنَّ لَنَا كَرَّةٗ فَنَتَبَرَّأَ مِنۡهُمۡ كَمَا تَبَرَّءُواْ مِنَّاۗ كَذَٰلِكَ يُرِيهِمُ ٱللَّهُ أَعۡمَٰلَهُمۡ حَسَرَٰتٍ عَلَيۡهِمۡۖ وَمَا هُم بِخَٰرِجِينَ مِنَ ٱلنَّارِ

We kalel-ledhine etteba’u lew ‘enne lena kerreten feneteberre’e minhum kema teberre’u minna kedhalike jurihimu Ellahu ‘a’malehum heseratin ‘alejhim we ma hum biharixhine mine en-nari

E Ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: "Ah, sikur të na lejohej një kthim (në Dunja) e të largohemi prej tyre (prijësve) siç u larguan ata tash prej nesh"! Kështu All-llahu do t'ju paraqesë veprat që janë dëshpërim për ta, e ata nuk kanë të dalë prej zjarrit.

168

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ كُلُواْ مِمَّا فِي ٱلۡأَرۡضِ حَلَٰلٗا طَيِّبٗا وَلَا تَتَّبِعُواْ خُطُوَٰتِ ٱلشَّيۡطَٰنِۚ إِنَّهُۥ لَكُمۡ عَدُوّٞ مُّبِينٌ

Ja ‘ejjuha en-nasu kulu mimma fil-’erdi helalæn tejjibæn we la tettebi’u hutuwati esh-shejtani ‘innehu lekum ‘aduwun mubin

O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.