We ‘idha kile lehum ettebi’u ma ‘enzelel-lahu kalu bel nettebi’u ma ‘elfejna ‘alejhi ‘aba’ena ‘ewelew kane ‘aba’uuhum la ja’kilune shej’æn we la jehtedune
E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): "Pranoni atë që All-llahu e shpalli"! Ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë"! Edhe sikur prindërit e tyre të mos kenë kuptuar dhe të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t'i pasonin)?
We methelul-ledhine keferu kemethelil-ledhi jen’iku bima la jesma’u ‘illa du’a’en we nida’en summun bukmun ‘umjun fehum la ja’kilune
Shembulli i (i thirrësit të) atyre që nuk besuan është sikurse i atij (bariut) që u lëshon britmë atyre (bagëtive) që nuk dëgjojnë tjetër vetëm se britmë e zë (e nuk kuptojnë). Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ata nuk kuptojnë.
‘Innema herreme ‘alejkumul-mejtete we ed-deme we lehmel-hinziri we ma ‘uhille bihi ligajri Ellahi femeni edturre gajre bagin we la ‘adin fela ‘ithme ‘alejhi ‘innall-llahe gafurun Rehimun
(All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngrihet zëri me të) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet All-llahu falë, është mëshirues.
‘Innel-ledhine jektumune ma ‘enzelel-lahu minel-kitabi we jeshterune bihi themenæn kalilæn ‘ula’ike ma je’kulune fi butunihim ‘illa en-nare we la jukellimuhumu Ellahu jewmel-kijameti we la juzekkihim we lehum ‘adhabun ‘elimun
Ata që fshehin nga libri atë që shpalli All-llahu dhe për të fitojnë shumë të paktë, ata në barqet e tyre fusin vetëm zjarr. Atyre All-llahu nuk do t'u flasë në ditën e gjykimit dhe as nuk i shfajëson ata, por për ta pason dënimi i rëndë e i padurueshëm.