فَمَنۡ خَافَ مِن مُّوصٖ جَنَفًا أَوۡ إِثۡمٗا فَأَصۡلَحَ بَيۡنَهُمۡ فَلَآ إِثۡمَ عَلَيۡهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ
E kush frikësohet prej testamentuesit se gabimisht po largohet nga drejtësia, ose qëllimisht do të bëjë mëkat, ai që bën pajtim ndërmjet tyre, ai nuk ka mëkat. Vërtet All-llahu shumë falë dhe shumë mëshiron.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Derisa idhujtarët nuk i vunë veshin e kuptimit shpalljes së Zotit, as thirrjes së Pejgamberit, por vazhduan ta praktikojnë traditën e të parëve injorantë, brengosjen e pejgamberëve për mossukses në thirrjen e tyre, Zoti ua qetëson duke iu thënë, se faji nuk është te ju, por tek ata që nuk pranojnë mësimet tuaja, të cilët janë si bagëtia e bariut, që zërin e tij e dëgjojnë po nuk e kuptojnë. Edhe pse një numër njerëzish i refuzoi mësimet e Zotit, Ai nuk ua ndërpreu të mirat në këtë botë. Përkundrazi Ai i udhëzoi për ushqime të mira, e besimtarëve u tha: hani ushqimet e lejuara, të cilat janë në dobi të shëndetit tuaj dhe falënderojeni Zotin, i cili iu udhëzoi për ruajtjen e shpirtit, sikurse edhe për ruajtjen e shëndetit. Ushqimi i ndaluar është i dëmshëm, por nëse është në rrezik jeta nga uria, atëherë është i lejuar aq sa për t’iu larguar rrezikut. Çështja e ndryshimit të kibles shkaktoi polemikë të thellë tek Ithtarët e Librit, ashtu që secili prej tyre pretendonte se vetëm kibla e tij është rrugë e drejtë. Për këtë polemikë të pavend shpallet ky ajet Kurani, sipas të cilit kuptohet se e tërë e mira është në besimin e drejtë, në veprat e mira e humane, në zbatimin e obligimeve të fesë, e jo kthimi kah lindja ose perëndimi. Zbatimi i masës ndëshkuese - ekzekutimit kundër dorasit, që mbyt tjetrin pa kurrfarë të drejte e arsye është obligim i bashkësisë, por në mënyrë dhe masë të drejtë, e jo në mënyrë hakmarrëse. Me këtë detyrim synohet ruajtja e jetës, sepse vrasja e dorasit nga ana e bashkësisë është tërheqje vërejtjeje ndaj të tjerëve për pasojën e një krimi të tillë, e hakmarrja nuk është synim. Në Kuran thuhet: kisasi - ekzekutimi i dënimit kundër vrasësit, është jetë për ju, anipse është humbje e një personi, pse ndikimi i një mase të tillë ka lënë përshtypje të madhe në ruajtjen e jetës së të tjerëve. Kurani zgjon ndër njerëzit ndjenjën vëllazërore kur thotë: e atij që nga vëllau i vet i falet diçka... ku viktima ose familja e viktimës quhet vëlla i dorasit, prandaj falja e gjakut, ose kalimi në shpagim të tij, është shumë thevab. vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo po qe se e dini agjërimi është më i mirë për Ju.