We ‘idha se’eleke ‘ibadi ‘anni fe’inni karibun ‘uxhibu da’wete ed-da’i ‘idha da’ani feljestexhibu li we liu’uminu bi le’allehum jershudune
E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.
‘Uhille lekum lejlete es-sijami er-refethu ‘ila nisa’ikum hunne libasun lekum we ‘entum libasun lehunne ‘alimel-lahu ‘ennekum kuntum tehtanune ‘enfusekum fetabe ‘alejkum we ‘afa ‘ankum fal’ane bashiruhunne we ebtegu ma ketebel-lahu lekum we kulu we eshrebu hetta jetebejjene lekumul-hajtul-’ebjedu minel-hajtil-’eswedi minel-fexhri thumme ‘etimmu es-sijame ‘ilal-lejli we la tubashiruhunne we ‘entum ‘akifune fil-mesaxhidi tilke hududu Ellahi fela tekrebuha kedhalike jubejjinu Ellahu ‘ajatihi lilnnasi le’allehum jettekune
Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në i'tikafë) në xhami, mos t'u afroheni atyre (për marrëdhënie intime). Këto janë dispozitat e All-llahut, pra mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë mënyrë All-llahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që ata të ruhen.
We la te’kulu ‘emwalekum bejnekum bil-batili we tudlu biha ‘ilal-hukkami lite’kulu ferikæn min ‘emwali en-nasi bil-’ithmi we ‘entum ta’lemune
Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë).
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.