2. Bekare · ajete 20–29

سورة البقرة
20

يَكَادُ ٱلۡبَرۡقُ يَخۡطَفُ أَبۡصَٰرَهُمۡۖ كُلَّمَآ أَضَآءَ لَهُم مَّشَوۡاْ فِيهِ وَإِذَآ أَظۡلَمَ عَلَيۡهِمۡ قَامُواْۚ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَذَهَبَ بِسَمۡعِهِمۡ وَأَبۡصَٰرِهِمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ

Jekadul-berku jehtefu ‘ebsarehum kullema ‘eda’e lehum meshew fihi we ‘idha ‘edhleme ‘alejhim kamu we lew sha’el-lahu ledhehebe bisem’ihim we ‘ebsarihim ‘innall-llahe ‘ala kulli shej’in kadirun

Vetëtima gati ua merr të pamurit dhe, sa herë që ajo u bën dritë atyre, ata ecin në te, e kur u errësohet mbesin aty. E sikur të donte All-llahu, do t'ua merrte të dëgjuarit (me krismën e bubullimës) dhe të pamurit (me shkëndijën e vetëtimës). Vërtetë, All-llahu është i plotfuqishëm për çdo gjë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ata që mohuan argumentet e Zotit dhe mohuan Muhamedin a.s. si pejgamber, ata janë mohues të hapët, ata nuk do të besojnë, prandaj i thuhet Muhamedit, që të mos brengoset për ta, sepse në zemrat e tyre nuk depërton drita e besimit, veshët dhe sytë e tyre nuk e dëgjojnë dhe nuk e shohin të vërtetën, thuajse i kanë të mbuluar me plaf. Fjala “kufr” d.m.th.: mbulim i së mirës, përbuzës i nimetit, refuzues i së vërtetës, pra, ai që nuk e beson, as Kuranin, as Muhamedin a.s. Vetëm këto dy ajete përshkruajnë veset e atyre që nuk besojnë, ngase ata ishin të hapët dhe rreziku prej tyre nuk mund t’i befasojë muslimanët. Në trembëdhjetë ajetet vijuese, bëhet fjalë për hipokritët rreziku i të cilëve është edhe më i madh, sepse shprehen haptazi si muslimanë, e në të vërtetë nuk besojnë dhe për - piqen t’i mashtrojnë muslimanët, por ata nuk mund të mashtrojnë tjetër, pos vetveten. Hipokritët ishin të sëmurë në shpirt, ishin të dyshimtë në besimin e tyre, prandaj shkaktonin çrregullime ndërmjet njerëzve, sepse bënin intriga dhe vepra të këqia, por nuk donin t’i pranonin. E kur u thuhej atyre bëhuni të sinqertë në besim, sikur se ishin shokët e Pejgamberit, ata merrnin si shembull disa shokë të Pejgamberit a.s. si: Bilalin, Suhejbin, Amarin, të cilët kishin qenë robër më parë dhe nuk gëzonin ndonjë autoritet në mesin e jobesim - tarëve, e i quanin edhe të marrë. Hipokritët me tjetër fytyrë bisedonin, kur gjendeshin ndër besimtarë, e kur ktheheshin tek ata paria e tyre kriminele, që Kurani i quan shejtan ndërronin fytyrën, dhe u thonin se jemi tallur me muslimanët, e përderisa ata do ta kenë dënimin më të rëndë, Allahu nuk ngutet, i lë ta shtojnë krimin ashtuqë ai dënim të jetë sipas meritës së tyre. Kuptohet se puna e tyre është e dështuar, derisa ikin prej dritës e shkojnë në errësirë.
21

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱعۡبُدُواْ رَبَّكُمُ ٱلَّذِي خَلَقَكُمۡ وَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَتَّقُونَ

Ja ‘ejjuha en-nasu a’budu rebbekumul-ledhi halekakum wel-ledhine min kablikum le’allekum tettekune

O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar).

22

ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ فِرَٰشٗا وَٱلسَّمَآءَ بِنَآءٗ وَأَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَخۡرَجَ بِهِۦ مِنَ ٱلثَّمَرَٰتِ رِزۡقٗا لَّكُمۡۖ فَلَا تَجۡعَلُواْ لِلَّهِ أَندَادٗا وَأَنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

el-Ledhi xhe’ale lekumul-’erde firashæn we es-sema’e bina’en we ‘enzele mine es-sema’i ma’en fe’ehrexhe bihi mine eth-themerati rizkæn lekum fela texh’alu lillahi ‘endadæn we ‘entum ta’lemune

Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë).

23

وَإِن كُنتُمۡ فِي رَيۡبٖ مِّمَّا نَزَّلۡنَا عَلَىٰ عَبۡدِنَا فَأۡتُواْ بِسُورَةٖ مِّن مِّثۡلِهِۦ وَٱدۡعُواْ شُهَدَآءَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

We ‘in kuntum fi rejbin mimma nezzelna ‘ala ‘abdina fe’tu bisuretin min mithlihi we ed’u shuheda’ekum min duni Ellahi ‘in kuntum sadikine

E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë silleni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur'ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur'ani nuk është prej Zotit).

24

فَإِن لَّمۡ تَفۡعَلُواْ وَلَن تَفۡعَلُواْ فَٱتَّقُواْ ٱلنَّارَ ٱلَّتِي وَقُودُهَا ٱلنَّاسُ وَٱلۡحِجَارَةُۖ أُعِدَّتۡ لِلۡكَٰفِرِينَ

Fe’in lem tef’alu we len tef’alu fe etteku en-narel-leti wekuduha en-nasu wel-hixharetu ‘u’iddet lilkafirine

E mos e paçit bërë (deri më tash), e as që do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmen), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgatitur për mosbesimtarët.

25

وَبَشِّرِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ أَنَّ لَهُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ كُلَّمَا رُزِقُواْ مِنۡهَا مِن ثَمَرَةٖ رِّزۡقٗا قَالُواْ هَٰذَا ٱلَّذِي رُزِقۡنَا مِن قَبۡلُۖ وَأُتُواْ بِهِۦ مُتَشَٰبِهٗاۖ وَلَهُمۡ فِيهَآ أَزۡوَٰجٞ مُّطَهَّرَةٞۖ وَهُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ

We beshshiril-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati ‘enne lehum xhennatin texhri min tehtihal-’enharu kullema ruziku minha min themeretin rizkæn kalu hadhal-ledhi ruzikna min kablu we ‘utu bihi muteshabihæn we lehum fiha ‘ezwaxhun mutehheretun we hum fiha halidune

E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: "Ky është që me te u ushqyem edhe më parë". Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.

26

۞ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَسۡتَحۡيِۦٓ أَن يَضۡرِبَ مَثَلٗا مَّا بَعُوضَةٗ فَمَا فَوۡقَهَاۚ فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ فَيَعۡلَمُونَ أَنَّهُ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّهِمۡۖ وَأَمَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فَيَقُولُونَ مَاذَآ أَرَادَ ٱللَّهُ بِهَٰذَا مَثَلٗاۘ يُضِلُّ بِهِۦ كَثِيرٗا وَيَهۡدِي بِهِۦ كَثِيرٗاۚ وَمَا يُضِلُّ بِهِۦٓ إِلَّا ٱلۡفَٰسِقِينَ

‘Innall-llahe la jestehji ‘en jedribe methelæn ma ba’udeten fema fewkaha fe’emmal-ledhine ‘amenu feja’lemune ‘ennehul-hekku min rabbihim we ‘emmal-ledhine keferu fejekulune madha ‘eradal-lahu bihedha methelæn judillu bihi kethiræn we jehdi bihi kethiræn we ma judillu bihi ‘illal-fasikine

All-llahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkojë a diçka edhe më e imët se ajo. Për sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se ai (shembull) është i vërtetë nga Zoti i tyre, ndërsa ata të cilët mohuan do të thonë: "Ç'deshi All-llahu me këtë si shembull?" Ai me te humb shumë, e po me te udhëzon në rrugën e drejtë shumë, po me përjashtim të atyre që janë jashtë rrugës, Ai me te nuk humb tjetër.

27

ٱلَّذِينَ يَنقُضُونَ عَهۡدَ ٱللَّهِ مِنۢ بَعۡدِ مِيثَٰقِهِۦ وَيَقۡطَعُونَ مَآ أَمَرَ ٱللَّهُ بِهِۦٓ أَن يُوصَلَ وَيُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ

el-Ledhine jenkudune ‘ahdal-lahi min ba’di mithakihi we jekta’une ma ‘emeral-lahu bihi ‘en jusele we jufsidune fil-’erdi ‘ula’ike humul-hasirune

Ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi që është lidhur ajo, dhe e këpusin atë që All-llahu ka urdhëruar të jetë e kapur, e edhe bëjnë shkatërrime në tokë, të tillët janë ata të dështuarit.

28

كَيۡفَ تَكۡفُرُونَ بِٱللَّهِ وَكُنتُمۡ أَمۡوَٰتٗا فَأَحۡيَٰكُمۡۖ ثُمَّ يُمِيتُكُمۡ ثُمَّ يُحۡيِيكُمۡ ثُمَّ إِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ

Kejfe tekfurune billahi we kuntum ‘emwatæn fe’ehjakum thumme jumitukum thumme juhjikum thumme ‘ilejhi turxha’une

Si e mohoni All-llahun, e dihet se ju ishit të vdekur e Ai ju ngjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do të ktheheni?

29

هُوَ ٱلَّذِي خَلَقَ لَكُم مَّا فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰٓ إِلَى ٱلسَّمَآءِ فَسَوَّىٰهُنَّ سَبۡعَ سَمَٰوَٰتٖۚ وَهُوَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ

Huwel-ledhi haleka lekum ma fil-’erdi xhemi’æn thumme estewa ‘ila es-sema’i fesewwahunne seb’a semawatin we huwe bikulli shej’in ‘alimun

Ai (All-llahu) është që për ju krijoi gjithçka që ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi u përmendën tri grupet e njerëzve: besimtarë, jobesimtarë dhe hipokritë (mu - nafikë), në këto ajete përmenden edhe argumentet, që vërtetojnë për Zotin një, Krijuesin e çdo qenieje e sendi në ekzistencë, duke ftuar njerëzit që të jenë falënderues të të mirave, që Ai ua dhuroi. Askush tjetër përveç Zotit, nuk ka krijuar ndonjë send, prandaj çdo adhurim ose madhërim përveç Atij, është i gabuar dhe do të ketë pasoja të rënda. Ai është dhurues i jetës së çdo gjallese, sigurues i kushteve për jetë si në tokë ashtu edhe në qiell, pra përveç Tij nuk meriton kush tjetër të adhurohet. Kundërshtarëve që e mohonin Kuranin, si shpallje nga Zoti iu tërheq vërejtjen, se do të jenë ata dhe idhujt e tyre, që i konsiderojnë si zota, lëndë e zjarrit të xhehenemit. Besimtarëve vepërmirë u jepet myzhde, se do të gëzojnë të gjitha kënaqësitë në xhenet, e si më me rëndësi atë, se aty do të jenë përgjithmonë. Kundërshtartët nuk mund ta thurin dot ndonjë pjesë të ngjashme me Kuranin, as sa kaptina më e shkurtër e tij, por u përpoqën ta quajnë si të metë të tij, përse përmend bletën, mushkonjën, merimangën, milingonën etj. Zoti xh.sh. nuk frikësohet prej asaj që thonë ata, se mos është e metë, sepse edhe krijesat më të thjeshta sikurse mushkonja, madje edhe më të vogla, vërte - tojnë për fuqinë dhe mjeshtërinë e përsosur të Krijuesit të tyre, pra begatojnë bindjen e besimtarëve, e ata që nuk respektojnë udhëzimet e Zotit, vazhdojnë të jenë edhe më të humbur. Ata zatën e kanë thyer besën e marrë prej tyre në shpalljet e mëparshme, se ishin të obliguar ta besojnë Allahun, e kur të vijë Muhamedi ta pranojnë edhe atë, prandaj ata kanë humbur në tërësi. Ata nuk respektuan as lidhjen e gjakut ndaj pejgamberëve, ndaj familjes, ndaj besimtarëve, e Zoti ka urdhëruar të ruhet dhe të respektohet afria familjare etj. Në Kuran përmendën shtatë qiej, por sa është madhësia e një qielli e di vetëm Zoti xh.sh. Hapësira e gjithësisë kurrë nuk do të mund të arrihet e të studiohet në tërësi, prandaj çështje të tilla mbeten në kompetencën e Atij që i krijoi. asaj që na mësove Ti. Vërtetë, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti!"