2. Bekare · ajete 209–210

سورة البقرة
209

فَإِن زَلَلۡتُم مِّنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَتۡكُمُ ٱلۡبَيِّنَٰتُ فَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

Fe’in zeleltum min ba’di ma xha’etkumul-bejjinatu fa’lemu ‘ennel-lahe ‘azizun hekimun

E nëse devijoni pasi që u kanë ardhur argumentet e qarta, ta dini pra se All-llahu është i plotfuqishëm, i vetëdijshëm.

210

هَلۡ يَنظُرُونَ إِلَّآ أَن يَأۡتِيَهُمُ ٱللَّهُ فِي ظُلَلٖ مِّنَ ٱلۡغَمَامِ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ وَقُضِيَ ٱلۡأَمۡرُۚ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرۡجَعُ ٱلۡأُمُورُ

Hel jendhurune ‘illa ‘en je’tijehumu Ellahu fi dhulelin minel-gamami wel-mela’iketu we kudijel-’emru we ‘ila Ellahi turxha’ul-’umuru

Ata nuk janë duke pritur tjetër, por vetëm t'ju vijë All-llahu (urdhëri i All-llahut në ditën e gjykimit) nën hije të reve, (t'ju vijnë) engjëjt dhe çështja të jetë e kryer (kush për xhennet e kush për xhehennem). Vetëm te All-llahu është fundi i të gjitha çështjeve.