2. Bekare · ajete 214–217

سورة البقرة
214

أَمۡ حَسِبۡتُمۡ أَن تَدۡخُلُواْ ٱلۡجَنَّةَ وَلَمَّا يَأۡتِكُم مَّثَلُ ٱلَّذِينَ خَلَوۡاْ مِن قَبۡلِكُمۖ مَّسَّتۡهُمُ ٱلۡبَأۡسَآءُ وَٱلضَّرَّآءُ وَزُلۡزِلُواْ حَتَّىٰ يَقُولَ ٱلرَّسُولُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ مَتَىٰ نَصۡرُ ٱللَّهِۗ أَلَآ إِنَّ نَصۡرَ ٱللَّهِ قَرِيبٞ

‘Em hesibtum ‘en tedhulul-xhennete we lemma je’tikum methelul-ledhine halew min kablikum messet/humul-be’sa’u we ed-derra’u we zulzilu hetta jekule er-resulu wel-ledhine ‘amenu me’ahu meta nesru Ellahi ‘ela ‘inne nesrel-lahi karibun

Po ju menduat se do të hyni në xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: "Kur do të jetë ndihma e All-llahut"?! Ja (u erdhi ndihma) vërtet ndihma e All-llahut është afër"!

215

يَسۡـَٔلُونَكَ مَاذَا يُنفِقُونَۖ قُلۡ مَآ أَنفَقۡتُم مِّنۡ خَيۡرٖ فَلِلۡوَٰلِدَيۡنِ وَٱلۡأَقۡرَبِينَ وَٱلۡيَتَٰمَىٰ وَٱلۡمَسَٰكِينِ وَٱبۡنِ ٱلسَّبِيلِۗ وَمَا تَفۡعَلُواْ مِنۡ خَيۡرٖ فَإِنَّ ٱللَّهَ بِهِۦ عَلِيمٞ

Jes’eluneke madha junfikune kul ma ‘enfektum min hajrin felilwalidejni wel-’ekrebine wel-jetama wel-mesakini we ebni es-sebili we ma tef’alu min hajrin fe’innall-llahe bihi ‘alimun

Të pyesin se ç'do të japin. Thuaj: "Atë që jepni prej pasurisë jepni për prindërit, jepni për të afërmit, për bonjakët, për të varfërit, për kurbetçinjtë. E çdo të mirë që punoni, s'ka dyshim se All-llahu e di".

216

كُتِبَ عَلَيۡكُمُ ٱلۡقِتَالُ وَهُوَ كُرۡهٞ لَّكُمۡۖ وَعَسَىٰٓ أَن تَكۡرَهُواْ شَيۡـٔٗا وَهُوَ خَيۡرٞ لَّكُمۡۖ وَعَسَىٰٓ أَن تُحِبُّواْ شَيۡـٔٗا وَهُوَ شَرّٞ لَّكُمۡۚ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ وَأَنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ

Kutibe ‘alejkumul-kitalu we huwe kurhun lekum we ‘asa ‘en tekrehu shej’æn we huwe hajrun lekum we ‘asa ‘en tuhibbu shej’æn we huwe sherrun lekum wel-lahu ja’lemu we ‘entum la ta’lemune

Juve u është bërë obligim lufta, ndonëse ju e urreni atë. Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.

217

يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلشَّهۡرِ ٱلۡحَرَامِ قِتَالٖ فِيهِۖ قُلۡ قِتَالٞ فِيهِ كَبِيرٞۚ وَصَدٌّ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَكُفۡرُۢ بِهِۦ وَٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ وَإِخۡرَاجُ أَهۡلِهِۦ مِنۡهُ أَكۡبَرُ عِندَ ٱللَّهِۚ وَٱلۡفِتۡنَةُ أَكۡبَرُ مِنَ ٱلۡقَتۡلِۗ وَلَا يَزَالُونَ يُقَٰتِلُونَكُمۡ حَتَّىٰ يَرُدُّوكُمۡ عَن دِينِكُمۡ إِنِ ٱسۡتَطَٰعُواْۚ وَمَن يَرۡتَدِدۡ مِنكُمۡ عَن دِينِهِۦ فَيَمُتۡ وَهُوَ كَافِرٞ فَأُوْلَٰٓئِكَ حَبِطَتۡ أَعۡمَٰلُهُمۡ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Jes’eluneke ‘ani esh-shehril-herami kitalin fihi kul kitalun fihi kebirun we seddun ‘an sebili Ellahi we kufrun bihi wel-mesxhidil-herami we ‘ihraxhu ‘ehlihi minhu ‘ekberu ‘indel-lahi wel-fitnetu ‘ekberu minel-katli we la jezalune jukatilunekum hetta jeruddukum ‘an dinikum ‘ini esteta’u we men jertedid minkum ‘an dinihi fejemut we huwe kafirun fe’ula’ike hebitet ‘a’maluhum fi ed-dunja wel-’ahireti we ‘ula’ike ‘eshabu en-nari hum fiha halidune

Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë, thuaj: "Lufta në të është e madhe (mëkat i madh), por pengimi nga rruga e All-llahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga xhamia e shenjtë (Qabja) dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë mëkate edhe më të mëdha tek All-llahu. E provokimi (kundër muslimanëve) është edhe më i madh se mbytja. Ata do t'ju luftojnë juve vazhdimisht për t'ju zbrapsur, nëse munden, nga feja juaj. E kush zbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si pabesimtar, ata i kanë zhdukur veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Të tillët janë banorë të zjarrit dhe në te do të qëndrojnë përjetshëm".