2. Bekare · Ajeti 221

سورة البقرة
Përkthimi Sherif Ahmeti
221

وَلَا تَنكِحُواْ ٱلۡمُشۡرِكَٰتِ حَتَّىٰ يُؤۡمِنَّۚ وَلَأَمَةٞ مُّؤۡمِنَةٌ خَيۡرٞ مِّن مُّشۡرِكَةٖ وَلَوۡ أَعۡجَبَتۡكُمۡۗ وَلَا تُنكِحُواْ ٱلۡمُشۡرِكِينَ حَتَّىٰ يُؤۡمِنُواْۚ وَلَعَبۡدٞ مُّؤۡمِنٌ خَيۡرٞ مِّن مُّشۡرِكٖ وَلَوۡ أَعۡجَبَكُمۡۗ أُوْلَٰٓئِكَ يَدۡعُونَ إِلَى ٱلنَّارِۖ وَٱللَّهُ يَدۡعُوٓاْ إِلَى ٱلۡجَنَّةِ وَٱلۡمَغۡفِرَةِ بِإِذۡنِهِۦۖ وَيُبَيِّنُ ءَايَٰتِهِۦ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ

Mos u martoni me idhujtare deri që ato të besojnë (Zotin). Një robëreshë besimtare është më e vlefshme se një idhujtare, edhe nëse ajo (idhujtarja) ju mahnitë. Mos u martoni as me idhujtarë deri që ata të besojnë (Zotin). Një rob besimtar është më i vlefshëm se idhujtari edhe nëse ai ju mahnit. Ata ju ftojnë për në zjarr, e All-llahu me mëshirën e vet ju fton për në xhennet, për në shpëtim dhe u sqaron njerëzve argumentet e veta, ashtu që ata të përkujtojnë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Njerëzit ishin të një drejtimi në fe, në fenë e drejtë që Zoti e shpalli. Kur filluan ta lëshojnë rrugën e drejtë, Zoti dërgoi pejgamber pas pejgamberi për t’i shuar përçarjet e tyre, që rridhnin vetëm nga zilia dhe grupimi i disave në një libër, e i të tjerëve në librin tjetër. Pejgamberët e parë ishin të dërguar te një popull ose vend. Muhamedi është i dërguar te të gjithë njerëzit në botë dhe detyrë e tij ishte t’i bashkojë njerëzit përsëri në fenë e drejtë definitive, që e shpalli Zoti për sa të ekzistojë kjo botë. Për ta fituar xhenetin nevojitet punë, durim i fortë e qëndrueshmëri. Ashtu bënë muslimanët e parë. Nuk duhet humbur shpresën, sepse ndihma e Zotit gjithnjë është në anën e të drejtëve. Pas çlirimit të Mekës shpërngulja ndërprehet, kurse muslimanët detyrohen të luftojnë me pasuri e me jetë kundër armikut. Mirëpo, ndërsa ishin më pak në numër dhe materialisht më të dobët, ata nuk e pritën me aq kënaqësi obligimin. Zoti u shpjegoi atyre, se fitimi i tyre është në zbatimin e obligimit, sepse njerëzit nuk janë në gjendje që të dinë se ku qëndron dobia e tyre. Abdullah bin Xhahshi me disa shokë sulmon një karvan të idhujtarëve dhe e vret ud - hëheqësin, kurse dy të tjerë i zë rob, por duke menduar se është dita e fundit e Xhe - madal Ahir, kurse ajo kishte qenë dita e parë e muajit të Rexheb. Armiqët e përgojuan Muhammedin a.s. gjoja se besimtarët e tij nuk po i respektojnë muajt e shenjtë, gjatë të cilëve lufta ishte ndaluar. Pejgamberi a.s. u brengos për atë rast, por kur zbriti ky ajet, Zoti u shpjegoi muslimanëve për mëkatin e tyre dhe për mëkatet e idhujtarëve, që ishin