Ata që betohen se do të largohen prej grave të tyre (të mos bëjnë kontakt me to), afati i pritjes është katër muaj. Në qoftë se kthehen ata (heqin dorë nga betimi), s'ka dyshim, All-llahu bën falje dhe mëshiron.
Wel-mutellekatu jeterebbesne bi’enfusihinne thelathete kuru’in we la jehillu lehunne ‘en jektumne ma halekal-lahu fi ‘erhamihinne ‘in kunne ju’uminne billahi wel-jewmil-’ahiri we bu’uletuhunne ‘ehekku bireddihinne fi dhalike ‘in ‘eradu ‘islahæn we lehunne mithlul-ledhi ‘alejhinne bil-ma’rufi we lilrrixhali ‘alejhinne derexhetun wel-lahu ‘azizun hekimun
E ato gra që janë shkurorëzuar janë të obliguara të presin tre menstruacione. Nëse ato i besojnë All-llahut dhe ditës së fundit, atyre nuk u lejohet ta fshehin atë që All-llahu e krijoi në mitrat e tyre. E burrat e tyre kanë më shumë të drejta që gjatë asaj kohe, nëse duan pajtim, t'i rikthejnë ato. Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre. All-llahu është i gjithëfuqishëm, i urtë.
Lëshimi (pas të cilit mund të bëhet rikthimi) është dy herë, e (pastaj) ose jetë e njerëzishme (bashkëshortore) ose shkurorëzim me mirëkuptim. E juve (burrave) nuk u lejohet t'u merrni asnjë send nga ajo që u keni dhuruar (si niqah), vetëm nëse që të dy frikësoheni se nuk do të mund t'i ruani dispozitat e All-llahut (në bashkëshortësi). E nëse keni frikë se ata të dy nuk do të mund t'i ruajnë dispozitat e All-llahut, atëherë për atë, me çka ajo bën kompensim, për ata të dy nuk ka mëkate. Këto janë dispozita të All-llahut, pra mos i kundërshtoni, sepse kush i tejkalon dispozitat e All-llahut, pikërisht të tillët janë zullumqarët.
E në qoftë se ai (burri) e lëshon atë (për herë të tretë), pas atij (lëshimi) nuk lejohet më derisa të martohet ajo për një burrë tjetër. E nëse ai (burri i dytë) e lëshon atë, atëherë për ata dy, po qe se mendojnë se do t'i zbatojnë dispozitat e All-llahut, nuk ka pengesë të rikthehen (në bashkëshortësi). Këto janë dispozita të All-llahut që ia sqaron një populli që kupton.
We ‘idha tellektumu en-nisa’ febelegne ‘exhelehunne fe’emsikuhunne bima’rufin ‘ew serrihuhunne bima’rufin we la tumsikuhunne diraræn lita’tedu we men jef’al dhalike fekad dheleme nefsehu we la tettehidhu ‘ajati Ellahi huzuen we edhkuru ni’metel-lahi ‘alejkum we ma ‘enzele ‘alejkum minel-kitabi wel-hikmeti ja’idhukum bihi we etteku Ellahe we a’lemu ‘ennel-lahe bikulli shej’in ‘alimun
E kur t'i keni lëshuar gratë dhe ato i afrohen afatit të tyre, atëherë ose mbani si duhet ose i lëni si duhet (të kryejnë afatin), e mos i mbani sa për t'i dëmtuar, e të bëheni të padrejtë. E kush bën atë, ai e ka dëmtuar vetveten. Dispozitat e All-llahut mos i merrni për shaka. Përkujtoni të mirat e All-llahut ndaj jush edhe atë që ua shpalli Kur'anin dhe dispozitat e sheriatit me të cilat ju udhëzon, dhe keni frikë All-llahun e dijeni se All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.