2. Bekare · ajete 234–237

سورة البقرة
234

وَٱلَّذِينَ يُتَوَفَّوۡنَ مِنكُمۡ وَيَذَرُونَ أَزۡوَٰجٗا يَتَرَبَّصۡنَ بِأَنفُسِهِنَّ أَرۡبَعَةَ أَشۡهُرٖ وَعَشۡرٗاۖ فَإِذَا بَلَغۡنَ أَجَلَهُنَّ فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكُمۡ فِيمَا فَعَلۡنَ فِيٓ أَنفُسِهِنَّ بِٱلۡمَعۡرُوفِۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ

Wel-ledhine juteweffewne minkum we jedherune ‘ezwaxhæn jeterebbesne bi’enfusihinne ‘erbe’ate ‘esh/hurin we ‘ashræn fe’idha belegne ‘exhelehunne fela xhunahe ‘alejkum fima fe’alne fi ‘enfusihinne bil-ma’rufi wel-lahu bima ta’melune habirun

E ata që vdesin dhe lënë gra pas vete, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë. E kur ta kryejnë ato afatin e tyre, nuk është mëkat për ju (familja kujdestare) për atë që bëjnë ato në mënyrë të njerëzishme me veten e tyre. All-llahu hollësisht e di çka veproni.

235

وَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكُمۡ فِيمَا عَرَّضۡتُم بِهِۦ مِنۡ خِطۡبَةِ ٱلنِّسَآءِ أَوۡ أَكۡنَنتُمۡ فِيٓ أَنفُسِكُمۡۚ عَلِمَ ٱللَّهُ أَنَّكُمۡ سَتَذۡكُرُونَهُنَّ وَلَٰكِن لَّا تُوَاعِدُوهُنَّ سِرًّا إِلَّآ أَن تَقُولُواْ قَوۡلٗا مَّعۡرُوفٗاۚ وَلَا تَعۡزِمُواْ عُقۡدَةَ ٱلنِّكَاحِ حَتَّىٰ يَبۡلُغَ ٱلۡكِتَٰبُ أَجَلَهُۥۚ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا فِيٓ أَنفُسِكُمۡ فَٱحۡذَرُوهُۚ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ حَلِيمٞ

We la xhunahe ‘alejkum fima ‘arredtum bihi min hitbeti en-nisa’ ‘ew ‘eknentum fi ‘enfusikum ‘alimel-lahu ‘ennekum setedhkurunehunne we lekin la tuwa’iduhunne sirræn ‘illa ‘en tekulu kawlæn ma’rufæn we la ta’zimu ‘ukdete en-nikahi hetta jeblugal-kitabu ‘exhelehu we a’lemu ‘ennel-lahe ja’lemu ma fi ‘enfusikum fahdheruhu we a’lemu ‘ennel-lahe gafurun helimun

Paraqitja juaj për martesë ndaj grave (që kanë kryer afatin e tyre), në mënyrë të tërthortë, ose mbajtja fshehtë në veten tuaj, nuk është mëkat për ju. All-llahu e di se ju do t'ua përmendni atyre (dëshirën për martesë), por kurrsesi mos u premtoni atyre fshehtazi (diç tjetër), përpos t'u thoni fjalë të lejuara. Dhe mos vendosni lidhjen e kurorës derisa të përfundojë afati i caktuar. Ta dini se All-llahu e di çka fshehni në vete, pra kini frikë prej Atij, dhe dijeni se All-llahu falë shumë, është i butë.

236

لَّا جُنَاحَ عَلَيۡكُمۡ إِن طَلَّقۡتُمُ ٱلنِّسَآءَ مَا لَمۡ تَمَسُّوهُنَّ أَوۡ تَفۡرِضُواْ لَهُنَّ فَرِيضَةٗۚ وَمَتِّعُوهُنَّ عَلَى ٱلۡمُوسِعِ قَدَرُهُۥ وَعَلَى ٱلۡمُقۡتِرِ قَدَرُهُۥ مَتَٰعَۢا بِٱلۡمَعۡرُوفِۖ حَقًّا عَلَى ٱلۡمُحۡسِنِينَ

La xhunahe ‘alejkum ‘in tellektumu en-nisa’ ma lem temessuhunne ‘ew tefridu lehunne ferideten we metti’uhunne ‘alel-musi’i kaderuhu we ‘alel-muktiri kaderuhu meta’æn bil-ma’rufi hekkæn ‘alel-muhsinine

Nuk është mëkat për ju nëse i lëshoni gratë pa pasur kontakt (martesë) me to dhe para se t'u caktoni atyre ndonjë caktim (kurorë-nikah), po pajisni ato (me ndonjë pajisje), pasaniku sipas mundësisë së tij dhe i varfëri sipas mundësisë së tij. Një pajisje e zakonshme është obligim për bëmirësit.

237

وَإِن طَلَّقۡتُمُوهُنَّ مِن قَبۡلِ أَن تَمَسُّوهُنَّ وَقَدۡ فَرَضۡتُمۡ لَهُنَّ فَرِيضَةٗ فَنِصۡفُ مَا فَرَضۡتُمۡ إِلَّآ أَن يَعۡفُونَ أَوۡ يَعۡفُوَاْ ٱلَّذِي بِيَدِهِۦ عُقۡدَةُ ٱلنِّكَاحِۚ وَأَن تَعۡفُوٓاْ أَقۡرَبُ لِلتَّقۡوَىٰۚ وَلَا تَنسَوُاْ ٱلۡفَضۡلَ بَيۡنَكُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٌ

We ‘in tellektumuhunne min kabli ‘en temessuhunne we kad feredtum lehunne ferideten fenisfu ma feredtum ‘illa ‘en ja’fune ‘ew ja’fuwel-ledhi bijedihi ‘ukdetu en-nikahi we ‘en ta’fu ‘ekrebu lilttekwa we la tensewl-fedle bejnekum ‘innall-llahe bima ta’melune besirun

E nëse i lëshoni ato para se të kontaktoni, por u keni pas caktuar atyre një caktim (kurorë), atëherë duhet t'u jepni gjysmën e asaj që e keni caktuar, përveç nëse ato ju falin ose ju falë ai në duart e të cilit është lidhja e kurorës. E të falni (burra ose gra) është më afër devotshmërisë, e mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush. Vërtet, All-llahu sheh atë që veproni.