2. Bekare · ajete 239–243

سورة البقرة
239

فَإِنۡ خِفۡتُمۡ فَرِجَالًا أَوۡ رُكۡبَانٗاۖ فَإِذَآ أَمِنتُمۡ فَٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ كَمَا عَلَّمَكُم مَّا لَمۡ تَكُونُواْ تَعۡلَمُونَ

Fe’in hiftum ferixhalæn ‘ew rukbanæn fe’idha ‘emintum fadhkuru Ellahe kema ‘allemekum ma lem tekunu ta’lemune

E nëse keni frikë (nga armiku), atëherë faluni duke ecur ose duke kalëruar, por kur të jeni të siguruar, përkujtojeni (me namaz) All-llahun ashtu si u mësoi Ai për atë që ju nuk dinit.

240

وَٱلَّذِينَ يُتَوَفَّوۡنَ مِنكُمۡ وَيَذَرُونَ أَزۡوَٰجٗا وَصِيَّةٗ لِّأَزۡوَٰجِهِم مَّتَٰعًا إِلَى ٱلۡحَوۡلِ غَيۡرَ إِخۡرَاجٖۚ فَإِنۡ خَرَجۡنَ فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكُمۡ فِي مَا فَعَلۡنَ فِيٓ أَنفُسِهِنَّ مِن مَّعۡرُوفٖۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٞ

Wel-ledhine juteweffewne minkum we jedherune ‘ezwaxhæn wesijeten li’zwaxhihim meta’æn ‘ilal-hewli gajre ‘ihraxhin fe’in harexhne fela xhunahe ‘alejkum fi ma fe’alne fi ‘enfusihinne min ma’rufin wel-lahu ‘azizun hekimun

Ata që vdesin nga mesi i juaj dhe lënë pas vete gra, le të testamentojnë (lënë porosi) për gratë e tyre, furnizimin për një vjet, duke mos i nxjerrë prej shtëpisë. E nëse (me dëshirën e vet) dalin, nuk është mëkat për ju për atë punë të lejueshme që bëjnë ato me vetveten. All-llahu është më i fuqishmi, më i dituri.

241

وَلِلۡمُطَلَّقَٰتِ مَتَٰعُۢ بِٱلۡمَعۡرُوفِۖ حَقًّا عَلَى ٱلۡمُتَّقِينَ

We lilmutellekati meta’un bil-ma’rufi hekkæn ‘alel-muttekine

Për të devotshmit është obligim që edhe për gratë e lëshuara të bëjnë një furnizim të zakonshëm.

242

كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ لَعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ

Kedhalike jubejjinu Ellahu lekum ‘ajatihi le’allekum ta’kilune

Kështu, që t'i kuptoni, All-llahu ua shpjegon argumentet e veta.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Përderisa edhe çështja e dhënies së gjirit foshnjes është çështje e bashkëshortësisë, Kurani e radhit në mesin e këtyre çështjeve. Gruas që i vdes burri i duhet të presë katër muaj e dhjetë ditë, e pastaj mund të martohet.
243

۞ أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ خَرَجُواْ مِن دِيَٰرِهِمۡ وَهُمۡ أُلُوفٌ حَذَرَ ٱلۡمَوۡتِ فَقَالَ لَهُمُ ٱللَّهُ مُوتُواْ ثُمَّ أَحۡيَٰهُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَذُو فَضۡلٍ عَلَى ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَشۡكُرُونَ

‘Elem tere ‘ilal-ledhine harexhu min dijarihim we hum ‘ulufun hedherel-mewti fekale lehumu Ellahu mutu thumme ‘ehjahum ‘innall-llahe ledhu fedlin ‘ala en-nasi we lekinne ‘ekthere en-nasi la jeshkurune

A nuk di për ata, të cilët nga frika prej vdekjes u larguan prej atdheut të vet, e të cilët ishin me mijëra, e All-llahu atyre u tha: "Vdisni"! (ata vdiqën). Pastaj i ngjalli. All-llahu është shumë bamirës për njerëz, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.