All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
‘Elem tere ‘ilal-ledhi haxhxhe ‘ibrahime fi rabbihi ‘en ‘atahu Ellahul-mulke ‘idh kale ‘ibrahimu rabbil-ledhi juhji we jumitu kale ‘ena ‘uhji we ‘umitu kale ‘ibrahimu fe’innall-llahe je’ti bish-shemsi minel-meshriki fe’ti biha minel-megribi febuhitel-ledhi kefere wel-lahu la jehdil-kawme edh-dhalimine
A nuk ke arritur të dijsh për atë që përse All-llahu i kishte dhënë pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij. Kur Ibrahimi tha: "Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje"! Ai tha: "Edhe unë jap jetë dhe vdekje"! Ibrahimi tha: "Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti atë nga perëndimi"? Atëherë ai që nuk besoi mbeti i hutuar. All-llahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin mizor.
‘Ew kalledhi merre ‘ala karjetin we hije hawijetun ‘ala ‘urushiha kale ‘enna juhji hedhihi Ellahu ba’de mewtiha fe’ematehu Ellahu mia’ete ‘amin thumme be’athehu kale kem lebithte kale lebithtu jewmæn ‘ew ba’de jewmin kale bel lebithte mia’ete ‘amin fandhur ‘ila ta’amike we sherabike lem jetesenneh we endhur ‘ila himarike we linexh’aleke ‘ajeten lilnnasi we endhur ‘ilal-’idhami kejfe nunshizuha thumme neksuha lehmæn felemma tebejjene lehu kale ‘a’lemu ‘ennel-lahe ‘ala kulli shej’in kadirun
Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij që kaloi pranë një fshati që ishte rrënuar në kulmet e tij, e tha: "Si e ngjallë All-llahu këtë pas shkatërrimit të tij"? E All-llahu e bëri të vdekur atë (pyetësin - Uzejrin) njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: "Sa qëndrove (i vdekur)"? Ai tha: "Një ditë, ose një pjesë të ditës"! Ai (All-llahu) Tha: "Jo, por ke ndenjur (i vdekur) njëqind vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tënde si nuk është prishur, e shikoje edhe gomarin tënd (si i janë shkapërderdhur eshtrat). E për të bërë ty argument për njerëzit (bëmë këtë sprovë), shiko se si i kombinojmë eshtrat e pastaj i veshim me mish. E kur iu bë e qartë atij tha: "U binda se me të vërtetë All-llahu ka mundësi për çdo send"!
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.