2. Bekare · Ajeti 260

سورة البقرة
Përkthimi Sherif Ahmeti
260

وَإِذۡ قَالَ إِبۡرَٰهِـۧمُ رَبِّ أَرِنِي كَيۡفَ تُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰۖ قَالَ أَوَلَمۡ تُؤۡمِنۖ قَالَ بَلَىٰ وَلَٰكِن لِّيَطۡمَئِنَّ قَلۡبِيۖ قَالَ فَخُذۡ أَرۡبَعَةٗ مِّنَ ٱلطَّيۡرِ فَصُرۡهُنَّ إِلَيۡكَ ثُمَّ ٱجۡعَلۡ عَلَىٰ كُلِّ جَبَلٖ مِّنۡهُنَّ جُزۡءٗا ثُمَّ ٱدۡعُهُنَّ يَأۡتِينَكَ سَعۡيٗاۚ وَٱعۡلَمۡ أَنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٞ

Përkujto kur Ibrahimi tha: "Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit"? Ai (Zoti) tha: "A nuk je i besueshëm"? Ai (Ibrahimi) tha: "Po, por desha që zemra ime të ngopet (bindje)"! Ai (Zoti) tha: "Merri katër shpendë pranë vete (theri e copëtoi), e pastaj në çdo kodër vëndoje nga një pjesë të tyre, mandej thirri ato, do të vijnë ty shpejtë, e dije se All-llahu është i gjithëfuqishmi, i urti".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pejgamberët e Zotit janë njësoj, përsa i përket asaj se të gjithë janë të dërguar prej Zotit. Disa prej tyre janë të dalluar me detyra e cilësi të posaçme, siç ishte Musai, të cilit i foli Zoti, Isai që ishte i ndihmuar prej Xhibrilit, Muhamedi a.s. që ishte në shkallën më të lartë, sepse ishte i dërguar dhe mëshirë për të tërë botën. Popujt që erdhën pas tyre nuk do të duhej të përçaheshin, derisa të gjithë kishin pejgamberin e dërguar prej Zotit, por disa nuk deshën të pranojnë, as pejgamber, as shpallje tjetër, përveç të tyren, prandaj devijuan nga rruga e Zotit. Ajetul Kursiji është një nga ajetet me famë shumë të madhe, e thuhet se në te është emri i madh i Zotit - Ismi A’dham. Fjala Kursij ka kuptimin e këmbëses, që është pranë Arshit - Fronit të Allahut, Pejgamberi a.s. ka thënë: Kursija në krahasim me Arshin për nga madhësia është si një rreth unaze i hedhur në një shkretëtirë, së cilës nuk i shihet fundi nga të katër anët. Kursija përfshin qiejt dhe tokën, e me gjithë këtë madhësi të saj, ajo në krahasim me Arshin është si një rreth i hedhur në shkretëtirë. Kjo tregon se me të vërtetë fuqia e Allahut, Krijuesit të Arshit dhe Kursijes është e pakufishme. Liria në besim është e garantuar sipas dispozitave islame. Dhuna për t’i futur njerëzit në fe, nuk është parim islam, prandaj përhapja e Fesë Islame me dhunë, sipas tendencës së disave, nuk është e vërtetë. Kundërshtari i Ibrahimit ishte njëfarë Nemrud bin Kenani, kështu mendojnë komentatorët e Kuranit, anipse nuk është përmendur emri i tij.