Kawlun ma’rufun we megfiretun hajrun min sedekatin jetba’uha ‘edhen wel-lahu ganijun helimun
Një fjalë e mirë dhe një lehtësim (që i bëhet lypësit) është më e dobishme se një lëmoshë që përcillet me të keqe. All-llahu nuk ka nevojë për askë, është i butë.
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu la tubtilu sedekatikum bil-menni wel-’edha kalledhi junfiku malehu ri’a’e en-nasi we la ju’uminu billahi wel-jewmil-’ahiri femetheluhu kemetheli sefwanin ‘alejhi turabun fe’esabehu we ebilun feterekehu seldæn la jekdirune ‘ala shej’in mimma kesebu wel-lahu la jehdil-kawmel-kafirine
O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk e beson All-llahun dhe as botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar që mbi të ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq). Ata (formalistët) nuk arrijnë asgjë nga ajo që punuan. All-llahu nuk e udhëzon popullin jobesimtar.
We methelul-ledhine junfikune ‘emwalehumu ebtiga’e merdæti Ellahi we tethbitæn min ‘enfusihim kemetheli xhennetin birebwetin ‘esabeha we ebilun fe’atet ‘ukuleha di’fejni fe’in lem jusibha we ebilun fetellun wel-lahu bima ta’melune besirun
E shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë (që i mjafton). All-llahu sheh atë që veproni.
‘Ejeweddu ‘ehedukum ‘en tekune lehu xhennetun min nehilin we ‘a’nabin texhri min tehtihal-’enharu lehu fiha min kulli eth-themerati we ‘esabehul-kiberu we lehu dhurrijetun du’afa’u fe’esabeha ‘i’sarun fihi narun fahterekat kedhalike jubejjinu Ellahu lekumul-’ajati le’allekum tetefekkerune
A dëshiron ndonjëri prej jush që ka një kopsht me hurma e rrush, në të cilin rrjedhin lumenj,që në të ka nga të gjitha frutet, e atë (pronarin e kopshtit) ta ketë kapur pleqëria dhe ai të ketë pasardhës të mitur, e atë (kopshtin) ta godasë ndonjë stuhi me zjarr e ta djegë. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet për të menduar ju.
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu ‘enfiku min tejjibati ma kesebtum we mimma ‘ehrexhna lekum minel-’erdi we la tejemmemul-habithe minhu tunfikune we lestum bi’ahidhihi ‘illa ‘en tugmidu fihi we a’lemu ‘ennel-lahe ganijun hemidun
O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që u dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete vetëm symbyllas. E, dijeni se All-llahu s'ka nevojë për ju, është i madhëruar.
Esh-shejtanu ja’idukumul-fekre we je’murukum bil-fehsha’i wel-lahu ja’idukum megfireten minhu we fedlæn wel-lahu wasi’un ‘alimun
Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
‘In tubdu es-sedekati feni’imma hije we ‘in tuhfuha we tu’utuhal-fukara’e fehuwe hajrun lekum we jukeffiru ‘ankum min sejji’atikum wel-lahu bima ta’melune habirun
Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon (me punë të mira) të këqijat. All-llahu është i njohur hollësisht për veprat tuaja.
Lejse ‘alejke hudahum we lekinnall-llahe jehdi men jesha’u we ma tunfiku min hajrin feli’enfusikum we ma tunfikune ‘illa ebtiga’e wexhhi Ellahi we ma tunfiku min hajrin juweffe ‘ilejkum we ‘entum la tudhlemune
Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë atë që do. Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që t'u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t'u kompensohet në mënyrë të plotë duke mos u dëmtuar ju.
Lilfukara’il-ledhine ‘uhsiru fi sebili Ellahi la jesteti’une derbæn fil-’erdi jehsebuhumul-xhahilu ‘egnija’e minet-te’affufi ta’rifuhum bisimahum la jes’elune en-nase ‘ilhafæn we ma tunfiku min hajrin fe’innall-llahe bihi ‘alimun
(Jepni) për të varfërit që janë të angazhuar në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë me tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të rraskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzitin njerëzit. Pra çkado që të jepni nga pasuria, s'ka dyshim se atë All-llahu e di shumë mirë.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.