2. Bekare · ajete 268–271

سورة البقرة
268

ٱلشَّيۡطَٰنُ يَعِدُكُمُ ٱلۡفَقۡرَ وَيَأۡمُرُكُم بِٱلۡفَحۡشَآءِۖ وَٱللَّهُ يَعِدُكُم مَّغۡفِرَةٗ مِّنۡهُ وَفَضۡلٗاۗ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٞ

Esh-shejtanu ja’idukumul-fekre we je’murukum bil-fehsha’i wel-lahu ja’idukum megfireten minhu we fedlæn wel-lahu wasi’un ‘alimun

Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.

269

يُؤۡتِي ٱلۡحِكۡمَةَ مَن يَشَآءُۚ وَمَن يُؤۡتَ ٱلۡحِكۡمَةَ فَقَدۡ أُوتِيَ خَيۡرٗا كَثِيرٗاۗ وَمَا يَذَّكَّرُ إِلَّآ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ

Ju’util-hikmete men jesha’u we men ju’utel-hikmete fekad ‘utije hajræn kethiræn we ma jedhdhekkeru ‘illa ‘ulul-’elbabi

Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush.

270

وَمَآ أَنفَقۡتُم مِّن نَّفَقَةٍ أَوۡ نَذَرۡتُم مِّن نَّذۡرٖ فَإِنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُهُۥۗ وَمَا لِلظَّٰلِمِينَ مِنۡ أَنصَارٍ

We ma ‘enfektum min nefekatin ‘ew nedhertum min nedhrin fe’innall-llahe ja’lemuhu we ma lildhdhalimine min ‘ensarin

All-llahu di për atë që e keni dhënë nga pasuria ose keni zbatuar ndonjë premtim (nedhër), e për ata mëkatarët nuk ka ndonjë ndihmëtarë.

271

إِن تُبۡدُواْ ٱلصَّدَقَٰتِ فَنِعِمَّا هِيَۖ وَإِن تُخۡفُوهَا وَتُؤۡتُوهَا ٱلۡفُقَرَآءَ فَهُوَ خَيۡرٞ لَّكُمۡۚ وَيُكَفِّرُ عَنكُم مِّن سَيِّـَٔاتِكُمۡۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ

‘In tubdu es-sedekati feni’imma hije we ‘in tuhfuha we tu’utuhal-fukara’e fehuwe hajrun lekum we jukeffiru ‘ankum min sejji’atikum wel-lahu bima ta’melune habirun

Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon (me punë të mira) të këqijat. All-llahu është i njohur hollësisht për veprat tuaja.