2. Bekare · Ajeti 275 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 2:275–2:283
Pasi Allahu urdhëroi për dhënien e pasurisë në rrugën e mirë të Tij, Ai veçoi lëmoshën, sadakanë dhe shpërblimin për te, duke shpjeguar se ajo është bujari, krenari dhe pastërti. Në këto ajete përmendet edhe ana e kundërt, përmendet fitimi i ndyrë, koprracia dhe shpirtëngushtësia e atij që e merr kamatën. Fjala "riba" në sheriatin islam nënkupton kamatën - fajden, e që është teprica nga kryet e mallit, të cilën e merr prej borxhliut në emër të afatizimit. Kjo praktikë është e ndaluar rreptësisht në fenë islame, sepse pasanikët e kanë për detyrë t'i ndihmojnë nevojtarët në përmirësimin e gjendjes së tyre të vështirë, e jo t'i shtypin e t'ua keqësojnë gjendjen edhe më shumë. Ata që respektojnë urdhërat e Zotit, atyre u shtohet bereqeti e pasuria në këtë botë, kurse në botën tjetër, ata kanë thevab të shumëfisht. Ndërsa ata që nuk rrespektojnë urdhërin e Zotit, nuk do të gëzojnë pasurinë e tyre në këtë botë, kurse në botën tjetër ata do të ngriten prej varrezave të shtrembëruar nga defektet e çmendjes, e pastaj i pret zjarri i xhehenemit.
Kamata është aq shumë e urrejtur sa që shfrytëzuesit e saj, janë vënë në dyshim për besimin e tyre, e s'ka mjerim më i madh se të konsiderohen armiq të Allahut, dhe të dërguarit të Tij.
Ajeti 281 në këtë kaptinë, është i fundit nga Kur'ani që iu shpall Muhammedit. Thuhet se pas shpalljes, së këtij ajeti, Pejgamberi jetoi edhe nëntë ditë. Është përkujtues i madh, ndaj asaj dite të madhe kur çdo kush do të përgjigjet për veprat e bëra. Pra, me këtë ajet merr fund shpallja - vahji. me E ze Pas sadakasë së lavdëruar, pas kamatës së përbuzur, Kur'ani na mëson për rregullat që duhet. praktikuar në lëmenjt e ndryshëm të jetës, posaçërisht në huazime, në shitblerje, në dëshmime dhe në dokumente të shkruara.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 2:275
Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar përmendi cilësitë e besimtarëve të mirë, të cilët shpenzojnë nga mirësitë që u ka dhënë Ai, duke përmbushur detyrimet financiare kundrejt atyre që i kanë në përgjegjësi. Ata e pastrojnë pasurinë duke u dhënë zekatin atyre që e meritojnë. Por ata u japin edhe shumë sadaka nevojtarëve, duke kërkuar të afrohen sa më shumë Allahut të Madhëruar. Ky është përshkrimi i tyre. Në vijim, i Madhëruari na tregon gjendjen e atyre që hanë fajdenë dhe pasuritë e njerëzve pa të drejtë ose përmes rrugësh të dyshimta. Ai na tregon se si do të jetë gjendja e tyre në kohën kur të dalin nga varri, Ditën e Ringjalljes, për llogarinë para Allahut, i Cili thotë:
- Ata që e hanë kamatën, do të ngrihen ashtu siç ngrihet i çmenduri nga prekja e shejtanit. - Kjo është mënyra se si do të ringjallen e do të ngrihen nga varri Ditën e Gjykimit. Ata do t’i ngjajnë atij personi të zaptuar nga shejtani, që rrëzohet e përpëlitet nga zaptimi i tij. Ibn Abasi thotë: "Ai që ha pasurinë e fituar me fajde do të ngrihet Ditën e Gjykimit si një i çmendur, që i merret fryma e është duke u mbytur." Hadithin e sjell Ibn Ebu Hatimi. Një mendim i ngjashëm përcillet nga një grup tabiinësh. Ibn Xheriri sjell hadithin nga Ibn Abasi, i cili shpjegon: “Ditën e Gjykimit, atij që ha fajdenë do t’i thuhet: “Merri armët e tua për luftë!” 127 Dhe këtu ka lexuar ajetin: “Ata që e hanë kamatën, do të ngrihen ashtu siç ngrihet i çmenduri...”. Kjo do të ndodhë kur ai të dalë nga varri i tij”. Buhariu sjell nga Semrate Ibn Xhundubi hadithin e gjatë që flet për ëndrrën që pa Profeti ﷺ , në të cilën, ndër të tjera thuhet: 425 "U afruam në breg të një lumi, - më duket se tha: "i kuq si gjaku", - dhe aty pamë dikë që notonte. Në breg të lumit pamë një burrë që kishte mbledhur pranë vetes shumë gurë. Ai që notonte afrohej në breg, tek ai burri që kishte mbledhur shumë gurë, dhe hapte gojën; atëherë, ai i fuste një gur në gojë." Është thënë në shpjegimin e kësaj ëndrre se bëhet fjalë për atë njeri që ha fajdenë. - Kështu, sepse ata thanë: “Edhe shitblerja është njëlloj si kamata!” - Ata e merituan këtë ndëshkim, për shkak të kundërshtimit të ligjeve e dispozitave të Allahut. - Por Allahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën. - Ka mundësi që ky të jetë vazhdim i fjalës së mësipërme, për të hedhur poshtë pretendimin e tyre, edhe pse ata e dinin mirë se mes dy rasteve ka ndryshim të madh. Allahu është i Gjithëdituri dhe i Urti; ligjit të Tij nuk mund t’i kundërvihet askush. Allahu nuk pyetet për atë që bën, ndërsa krijesat do të pyeten. Allahu është i Gjithëditur për vërtetësinë dhe realitetin e çdo çështjeje. Ai e di mirë se çfarë është e dobishme për robërit e Tij dhe e bën atë të lejuar. Ai e di mirë se çfarë është e dëmshme për ta dhe i ndalon nga e dëmshmja. Allahu është më i mëshirshëm me ta se nëna me foshnjën e vet. Për këtë arsye, Ai thotë: - Atij që, kur i arrin këshilla prej Zotit të tij, largohet prej saj (kamatës), i takon plotësisht pasuria e grumbulluar më parë dhe çështja e tij mbetet tek Allahu. - Çdo njeriu që i shkon lajmi i ndalimit të fajdesë nga Zoti, dhe ai e pranon ose i dorëzohet këtij urdhri, atij i takon plotësisht pasuria e grumbulluar më parë, sepse Allahu i Madhëruar thotë: "Allahu e ka falur atë që ka kaluar." [Maide 95]. Po kështu, edhe Profeti ka thënë: 426 “Çdo marrëveshje fajdeje e lidhur në kohën e injorancës tashmë është nën këmbët e mia (e anuluar). Kontrata e parë e anuluar është kontrata me fajde e Abasit.” Këtu, Profeti nuk i urdhëroi njerëzit për të kthyer shtesat me fajde të marra më parë, në kohën e injorancës paraislamike. Ai toleroi atë që kishte shkuar. Allahu i Madhëruar thotë: “...i takon
plotësisht pasuria e grumbulluar më parë dhe çështja e tij mbetet tek Allahu.” Domethënë, ajo pjesë që ka ngrënë prej fajdesë para ndalimit të saj është tek Allahu i Lartësuar. Ibn Ebu Hatimi sjell nga Alije bint Ebka rrëfimin, se: 427 “Ummu Bahnete Ummu Ueled Zejd Ibn Erkami i tha Aishes, gruas së Profetit: "O Nëna e besimtarëve, a e njihni Zejd Ibn Erkamin?” - “Po.” - “Unë i shita atij një skllav me 800 monedha, për të ma dhënë pagesën kur të kishte mundësi. Por ai kishte nevojë për ato para. Atëherë unë ia bleva sërish atij, para afatit të vendosur, por me 600 (dhe dyqind të mbeturat të m’i jepte më vonë)....” Aisha tha: “Sa e keqe është ajo blerje! Sa e keqe është ajo blerje! Njoftoje Zejdin se me këtë vepër e ka zhvleftësuar dhe fshirë xhihadin që ka bërë përkrah Profetit të Allahut! E ka fshirë atë, nëse nuk pendohet!” - Po sikur unë t’ia lë ato 200 dhe të mbaj vetëm këto 600 që mora?" Aishja tha: "Ashtu po . Atij që largohet prej saj (kamatës), kur i arrin këshilla prej Zotit, i takon plotësisht pasuria e grumbulluar më parë.” Ky është një transmetim i njohur dhe shumë i përhapur. Ai është argument i fortë për ata që e ndalojnë akt -marrëveshjen e njohur me emrin "bej'ul ine", mes haditheve të tjera, që e ndalojnë këtë praktikë shitblerjeje. - Por ata që i kthehen sërish asaj, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të mbeten përjetësisht. - Ata që i kthehen sërish fajdesë, meritojnë këtë dënim. Ai që e vepron këtë ndalesë, pasi i ka ardhur argumenti nga Zoti, e meriton ndëshkimin e Zotit, sepse atij i ka vajtur argumenti i Zotit, prandaj nuk ka asnjë justifikim para Tij. I Madhëruari thotë: “...do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të mbeten përjetësisht.” Ebu Daudi sjell nga Xhabiri këtë rrëfim: "Kur zbriti ajeti: "Ata që e hanë kamatën, do të ngrihen ashtu siç ngrihet i çmenduri nga prekja e shejtanit....", Profeti i Allahut tha: “"Ai që nuk heq dorë nga el muħâbera, le ta dijë se i ka hapur luftë Allahut dhe Profetit të tij.” Hadithin e ka sjellë Hakimi në Mustedrak-un e tij, duke thënë është sahih sipas kushteve të Muslimit, por Buhariu dhe Muslimi nuk e kanë sjellë në Sahih-ët e tyre. El muħâbera është el muzârea , pra, është dhënia e tokës për përdorim, në këmbim të një pjesë të prodhimit të saj. El muzâbene është blerja (ose këmbimi) i hurmave arabe të njoma me hurma të thata. El muĥâkale është këmbimi i drithit në kalli me grurë (të thatë). Këto praktika shitblerjesh dhe të ngjashme me to, janë bërë haram për t’i prerë rrugën praktikës së fajdesë, sepse në këto raste nuk ka barazi mes dy produkteve, atij të thatit dhe atij të njomit. Masa e prodhimeve mund të vlerësohet saktësisht veçse pas tharjes së tyre. Dijetarët e fikhut i kanë ngushtuar e mbyllur rrugët që të çojnë në praktikimin e fajdesë me të gjitha llojet e saj. Ata kanë ndaluar edhe format që të çojnë në praktikimin e fajdesë, e jo vetëm fajdenë, sepse edhe ajo që të çon në haram është vetë haram; ashtu sikurse edhe ajo gjë, pa të cilën nuk arrihet përmbushja e një vaxhibi, është vetë vaxhib. Çështja e fajdesë është shumë e ndërlikuar për shumë dijetarë, prandaj dhe si parim bazë në këtë çështje duhet marrë rregulli që: ruajtja nga dyshimet e pasiguritë është më parësore, madje e detyrueshme për t’u zbatuar. Në dy Sahih-ët vjen hadithi i saktë nga Nu'man Ibn Beshiri, që tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 429 “Hallalli është i qartë dhe harami është i qartë. Mes tyre ka çështje të dyshimta. Ai që ruhet nga të dyshimtat është i sigurt në fenë dhe në nderin e tij. Ndërsa ai që bie në gjërat e dyshimta, në fakt ka rënë në haram, ashtu si ai që kullot afër sinorit të ndaluar dhe është gati të kullosë në të.” Ndërsa në Sunen është hadithi prej Hasen Ibn Aliut, (Allahu qoftë i kanaqur me ta!), se Profeti i Allahut ka thënë: “Lëre atë gjë që është e dyshimtë dhe bëj atë që nuk ke dyshime!” Në një hadith tjetër thuhet: 431. “Gjynahu është ai që të shqetëson në zemër, që të trazon shpirtin dhe që nuk do që ta marrin vesh njerëzit.” Ibn Abasi ka thënë: “Ajeti i fundit që i ka zbritur Profetit është ajeti i fajdesë." Këtë e
sjell Buhariu. Ahmedi sjell thënien e Umerit: “Ndër ajetet e fundit që janë shpallur është ajeti i fajdesë. Profeti u largua nga kjo botë pa na e shtjelluar atë hollësisht, prandaj largojuni fajdesë dhe largojuni të dyshimtave!" Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 432 "Do të vijë një kohë kur nje rëzit do të hanë fajdenë." Atij u e pyeti: "Të gjithë njerëzit do të bëjnë këtë?" Profeti ﷺ i tha: "Edhe ai që nuk ha prej fajdesë do të ndotet nga pluhuri i saj.” Hadithin e sjellin Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ibn Maxhe. Të njëjtin gjykim kanë edhe rrugët që të çojnë në konsumimin e fajdesë dhe të çdo harami. Në hadithin që e transmeton Imam Ahmedi nga Aishja thuhet: 433 “Kur zbritën ajetet nga fundi i sures Bekare rreth fajdesë, Profeti i Allahut doli dhe i lexoi ato në xhami dhe e bëri haram tregtinë me pijet dehëse”. Këtë hadith e kanë përnxjerrë të gjithë, përveç Tirmidhiut, me rrugë të shumta, të gjitha nga Ea'meshi, me tekst të ngjashëm. Ky është versioni i sjellë nga Buhariu. Ndërsa nga Aliu dhe Ibn Mesudi vjen hadithi: 434 “Allahu e ka mallkuar fajdedhënësin, fajdemarrësin, atë që e dëshmon aktmarrëveshjen dhe shkruesin e saj.”
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 2:275
- “Ata që e hanë kamatën, ata do të ngrihen ashtu sikurse ngrihet i çmenduri nga prekja e shejtanit.” - Allahu i Lartësuar na flet në këtë ajet për ata që hanë ose përdorin kamatën. Gjendja e tyre është shumë e keqe dhe përfundimi i tyre do të jetë shumë i frikshëm. Kur ata të ngrihen nga varri për t'u gjykuar, do të dallohen nga të tjerët, sepse do të ngrihen si të çmendur, ose më saktë, si ata që i ka çmendur shejtani. Ata do të ngrihen nga varri të çoroditur, të dehur e të tmerruar, duke pritur llogarinë e vështirë dhe ndëshkimin e madh. - “Kështu, sepse ata thanë: “Edhe shitblerja është njësoj si kamata!”” - Këto fjalë mund t’i thotë veçse një injorant ose një kryeneç, që bën sikur nuk di. Për shkak të këtyre fjalëve të rënda, Allahu i Lartësuar do t’i ndëshkojë ata duke u dhënë një lloj gjendjeje që e përjetojnë të çmendurit. Ka mundësi që thënia e Allahut të Lartësuar: “...ata do të ngrihen ashtu sikurse ngrihet i çmenduri nga prekja e shejtanit”, të tregojë edhe gjendjen e tyre në këtë jetë. Pra, duke qenë se ata tregohen të palogjikshëm kur rendin për të fituar pasurinë e të tjerëve me padrejtësi, Allahu i Lartësuar i dënon duke ua dobësuar aftësinë e të menduarit. Aq i rëndë është ky dënim, saqë ata, me sjelljen e tyre, u përngjajnë të çmendurve. Ata janë të paqëndrueshëm, të turbullt e të çoroditur. Më pas, duke shfaqur urtësinë e Tij dhe në përgjigje të shpërfilljes së tyre, Allahu i Lartësuar thotë: - “Por Allahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën.” - Për shkak të nevojës së madhe që kanë njerëzit për shitblerjen dhe dobitë e saj gjithëpërfshirëse, Allahu i Lartësuar e ka lejuar tregtinë. Përndryshe, ndalimi i saj do të sillte vështirësi tepër të mëdha për ta. Ky ajet merret si bazë për të gjykuar lejimin e çdo lloj mënyre fitimi që ushtrojnë njerëzit. E thënë ndryshe, çdo mënyrë fitimi apo bashkëveprimi mes njerëzve që plotëson nevojat e tyre dhe ka dobi gjithëpërfshirëse është e lejuar, përveç atyre mënyrave që Sheriati i ndalon. Mënyrat të cilat Sheriati i ka ndaluar nuk duhen ndjekur, sepse ato janë të dëmshme dhe shkaktojnë padrejtësi e pakënaqësi mes palëve. Kështu Allahu i Lartësuar e ka lejuar tregtinë, por e ka ndaluar kamatën, sepse ajo është padrejtësi dhe sjell të këqija për të gjithë. Kamata është dy llojesh: nesie 11 dhe fadl 12. Që të dyja janë të ndaluara, mbështetur në Kur’ân dhe Sunet. Ndalimi i kamatës nesie mbështetet edhe në qëndrimin unanim të dijetarëve për këtë çështje, ndërsa ata që e konsiderojnë të lejuar kamatën fadl kanë kundërshtuar në këtë mënyrë gjithë ato tekste të përcjella me saktësi. Prandaj themi që kamata, me të dyja llojet e saj, është një nga gjynahet e mëdha dhe shkatërruese. - “Atij që, kur i arrin këshilla prej Zotit të tij, distancohet prej saj (kamatës), i takon plotësisht pasuria e grumbulluar më parë dhe çështja e tij mbetet tek Allahu.” – Pra, nëse dikujt i mundësohet, si mëshirë nga Allahu i Lartësuar, që t'i tërhiqet vërejtja për t'u larguar nga kjo vepër e keqe, dhe ai i largohet asaj, atëherë çdo përfitim nga kamata që ai ka marrë përpara se t'i vinte këshilla, i falet dhe konsiderohet si pasuri e tij. Ai është i falur, si shpërblim për pranimin e këshillës dhe nënshtrimin ndaj dispozitave të Zotit të tij. Nga ajeti kuptojmë, gjithashtu, se ai që nuk heq dorë edhe pas vërejtjes që i bëhet, do të merret në përgjegjësi për veprat e këqija që ka bërë edhe para vërejtjes, edhe pas vërejtjes. Veprat e njeriut do të llogariten dhe do të shpërblehen me drejtësi prej Allahut të Lartësuar. - “Por ata që i kthehen sërish asaj, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të mbeten përjetësisht.” - Pra, kush i rikthehet asaj, do të jetë ban or i përjetshëm i Zjarrit. Të tilla tekste, në kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë, tregojnë se ata që bëjnë gjynahe të mëdha do të jenë në zjarr të Xhehenemit përgjithmonë. Por, sikurse
dihet, në Xhehenem do të jenë përjetësisht veçse ata që kanë bërë kufër dhe shirk, ndërsa të tjerët, me gjynahe poshtë këtyre, nuk do të rrinë përjetësisht atje. Atëherë, ç’shpjegim ka për tekste të tilla, të cilat, në kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë, tregojnë se në zjarr të Xhehenemit do të jenë përjetësisht edhe vepruesit e gjynaheve të mëdha, përveç kufrit dhe shirkut? Dijetarët kanë dhënë shpjegime të ndryshme për këtë çështje, por shpjegimi më i saktë është ky që vijon: Të gjitha ato gjynahe për të cilat Sheriati ka lajmëruar se të lënë përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit është e vërtetë që janë të tilla, domethënë që e bëjnë të detyrueshme që vepruesi i tyre të jetë përjetë në Xhehenem. Çdokush që i kryen ato vepra mund të jetë përjetësisht në Zjarr, nëse nuk ka se çfarë ta pengojë një gjë të tillë. Po cilat janë ato gjëra që e pengojnë një gjë të tillë? Dihet me siguri, sipas teksteve të Kur’ânit dhe të Sunetit dhe sipas ixhma-it të selefëve, se imani dhe teuhidi janë penguesit e vetëm që e shpëtojnë njeriun nga përjetësia në zjarrin e Xhehenemit. Pra, nëse njeriu nuk ka as besim, as teuhid, këto vepra e bëjnë të meritueshëm ndëshkimin e përjetshëm të tij në zjarrin e Xhehenemit.