← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

2. Bekare · Ajeti 278 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 2:275–2:283

Pasi Allahu urdhëroi për dhënien e pasurisë në rrugën e mirë të Tij, Ai veçoi lëmoshën, sadakanë dhe shpërblimin për te, duke shpjeguar se ajo është bujari, krenari dhe pastërti. Në këto ajete përmendet edhe ana e kundërt, përmendet fitimi i ndyrë, koprracia dhe shpirtëngushtësia e atij që e merr kamatën. Fjala "riba" në sheriatin islam nënkupton kamatën - fajden, e që është teprica nga kryet e mallit, të cilën e merr prej borxhliut në emër të afatizimit. Kjo praktikë është e ndaluar rreptësisht në fenë islame, sepse pasanikët e kanë për detyrë t'i ndihmojnë nevojtarët në përmirësimin e gjendjes së tyre të vështirë, e jo t'i shtypin e t'ua keqësojnë gjendjen edhe më shumë. Ata që respektojnë urdhërat e Zotit, atyre u shtohet bereqeti e pasuria në këtë botë, kurse në botën tjetër, ata kanë thevab të shumëfisht. Ndërsa ata që nuk rrespektojnë urdhërin e Zotit, nuk do të gëzojnë pasurinë e tyre në këtë botë, kurse në botën tjetër ata do të ngriten prej varrezave të shtrembëruar nga defektet e çmendjes, e pastaj i pret zjarri i xhehenemit.

Kamata është aq shumë e urrejtur sa që shfrytëzuesit e saj, janë vënë në dyshim për besimin e tyre, e s'ka mjerim më i madh se të konsiderohen armiq të Allahut, dhe të dërguarit të Tij.

Ajeti 281 në këtë kaptinë, është i fundit nga Kur'ani që iu shpall Muhammedit. Thuhet se pas shpalljes, së këtij ajeti, Pejgamberi jetoi edhe nëntë ditë. Është përkujtues i madh, ndaj asaj dite të madhe kur çdo kush do të përgjigjet për veprat e bëra. Pra, me këtë ajet merr fund shpallja - vahji. me E ze Pas sadakasë së lavdëruar, pas kamatës së përbuzur, Kur'ani na mëson për rregullat që duhet. praktikuar në lëmenjt e ndryshëm të jetës, posaçërisht në huazime, në shitblerje, në dëshmime dhe në dokumente të shkruara.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 2:278–2:281

Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij besimtarë që t’i frikësohen e të jenë të devotshëm ndaj Tij. Ai i ndalon nga fjalët e veprat që shkaktojnë zemërimin e Tij dhe i largojnë nga kënaqësia e dashuria e Tij. Ai thotë: - O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun - Frikësojuni Atij dhe të jeni të kujdesshëm e respektues të mbikëqyrjes së Tij mbi ju, në çdo fjalë e vepër që bëni! - dhe hiqni dorë prej asaj që ju ka mbetur nga kamata - Lëreni dhe mos u merrni njerëzve më shumë sesa borxhi që u keni dhënë! Kujdes nga kundërshtimi i urdhrit të Zotit pas këtij paralajmërimi, dhe mos e shpërfillni atë! - nëse jeni besimtarë të sinqertë! - Nëse vërtet e besoni dhe i jeni nënshtruar ligjit të Zotit, që e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar fajdenë, dhe respektoni çdo ligj tjetër të Tij. Zejd Ibn Eslemi e të tjerë kanë thënë se: 437. ky ajet ka zbritur për ngjarjen mes fiseve Benu Umer Ibn Umejri nga Thekifi dhe Benu el Mugirate el Maħzumi. Mes tyre ishte një aktmarrëveshje fajdeje që nga koha e injorancës (para Islamit). Pasi kishin pranuar Islamin, Benu Thekifët kërkonin borxhin që i kishin dhënë Benu el Mugirates, së bashku me fajdenë. Por Benu el Mugiratet thanë: "Nuk kemi për të dhënë fajde në Islam e me pasuri të fituar në Islam!” Për këtë arsye, mëkëmbësi i Mekës, Itab Ibn Usejdi i shkroi Profetit, dhe atëherë u zbrit ky ajet. Profeti ua dërgoi ajetin si përgjigje: "O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe hiqni dorë prej asaj që ju ka mbetur nga kamata, nëse jeni besimtarë të sinqertë! E, në qoftë se nuk e bëni këtë, atëherë dijeni se jeni në luftë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij." Atëherë, ata thanë: "Pendohemi tek Allahu dhe do të heqim dorë prej fajdesë që ka mbetur! Dhe hoqën dorë. Ky është një kërcënim i ashpër dhe paralajmërim i frikshëm për të gjithë ata që vazhdojnë me fajde edhe pasi mësojnë për ndalesën e Zotit. Ibn Xhurejxhi na tregon se Ibn Abasi shpjegon se ajeti: “...atëherë dijeni se jeni në luftë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij”, do të thotë që: të jeni të sigurt dhe të mos kini asnjë dyshim se jeni në luftë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ndërsa Ibn Ebu Hatimi përcjell se edhe Haseni, edhe Ibn Sirini kanë thënë: “Betohem në Allahun se sajarife janë fajdexhinjtë, ata që i kanë hapur luftë Allahut dhe Profetit të Tij. Nëse njerëzit kanë udhëheqës të drejtë, ai duhet t’i urdhërojë që të pendohen; e nëse refuzojnë, ai duhet t'i ekzekutojë.” Katade ka thënë: “Allahu i ka kërcënuar ata (fajdexhinjtë) me vrasje, siç e kanë dëgjuar, dhe gjaku i tyre është i pavlerë kudo që të kapen. Kujdes me këto aktmarrëveshje të përziera me fajde! Allahu e ka bërë hallallin të gjerë, të mirë e

të mjaftueshëm. Mos t'ju shtyjë varfëria e nevoja në poshtërsi e mosbindje ndaj Zotit!” Në vijim, Allahu i Madhëruar thotë: - Nëse pendoheni, atëherë ju takon malli juaj fillestar, sepse kështu nuk dëmtoni dhe as vetë nuk dëmtoheni. - Ju nuk dëmtoni të tjerët kur nuk u kërkoni shtesë mbi borxhin, por as veten tuaj, sepse nuk humbni atë që keni dhënë, që është haku juaj. Juve ju takon të merrni atë që keni dhënë, pa shtuar e pa pakësuar gjë prej saj. Më pas, i Madhëruari thotë: - Por, në qoftë se tjetri është në gjendje të vështirë, atëherë afatizojeni, derisa të lehtësohet. - Allahu i Madhëruar na urdhëron të bëjmë durim me ata që janë në vështirësi dhe nuk mund të përmbushin detyrimet në kohë. Ndërsa në kohën e injorancës, borxhliut i thoshin: “Ose shlyej borxhin, ose do të shtoj interesin e kamatës.” Madje, Allahu i Madhëruar nxit që edhe t'ua falim borxhin, dhe për këtë veprim premton mirësi e shpërblim shumë të madh. Ai thotë: - Por, po t’ia falni, është shumë më mirë për ju, nëse e dini.” - Pra, nëse e falni borxhin dhe e çlironi huamarrësin tërësisht nga detyrimi. Janë të shumta hadithet nga Profeti për mirësinë e shpërblimin e madh të kësaj vepre. Taberaniu sjell hadithin nga Ebu Umame Esad Ibn Zurara, i cili tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 438. “Nëse dikush dëshiron që Allahu ta vendosë nën hijen e Tij, atë ditë kur nuk ka hije tjetër veç hijes së Allahut, atëherë, le t’ia lehtësojë shlyerjen e borxhit atij që është në vështirësi, ose t’ia falë borxhin tërësisht.” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Sulejman Ibn Burejde, ky nga i ati, i cili ka thënë: 439.” Kam dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: “Për atë (huadhënës) që, si lehtësim, ia shtyn afatin borxhliut që nuk ka mundësi për ta shlyer në kohë, atëherë për çdo ditë që kalon, atij i shënohet sikur ka dhënë sadaka aq sa vlera e borxhit.” Pastaj e dëgjova që të thotë: “Për atë që, si lehtësim, ia shtyn afatin borxhliut që nuk ka mundësi për ta shlyer në kohë, atëherë për çdo ditë që kalon, atij i konsiderohet sikur ka dhënë sadaka dyfishin e vlerës së borxhit.” Atëherë, unë e pyeta Profetin: “O i Dërguari i Allahut! Të dëgjova që të thuash: “Për atë që, si lehtësim, ia shtyn afatin borxhliut që nuk ka mundësi për ta shlyer në kohë, atëherë për çdo ditë që kalon, atij i shënohet sikur ka dhënë sadaka aq sa vlera e borxhit.” Pastaj të dëgjova që të thuash: “Për atë që, si lehtësim, ia shtyn afatin borxhliut që nuk ka mundësi për ta shlyer në kohë, atëherë për çdo ditë që kalon, atij i konsiderohet sikur ka dhënë sadaka dyfishin e vlerës së borxhit.”? Profeti i Allahut tha: “Për çdo ditë që kalon, para se të përfundojë afati i shlyerjes së borxhit, huadhënësit i shënohet sikur ka dhënë sadaka sa vlera e borxhit. Ndërsa kur ai i lë më shumë kohë pas përfundimit të afatit, atëherë për çdo ditë që kalon, atij i shënohet si sadaka dyfishi i vlerës së borxhit.” Buhariu sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti ka thënë: 440. “Ishte një tregtar, i cili u jepte borxh njerëzve. Kur takonte ndonjë që ishte në vështirësi për shlyerjen e borxhit, u thoshte djemve punëtorë të tij: “Faleni, se ndoshta Allahu do të na falë ne!” Dhe Allahu e fali atë.” Në vijim, duke këshilluar robërit e Tij, Allahu i Lartësuar u kujton faktin se kjo dynja është duke përfunduar, kurse ahireti është duke ardhur dhe ata të gjithë do të kthehen tek Allahu i Lartësuar. Ai u kujton atyre edhe llogarinë e Tij të drejtë për të gjitha krijesat, për gjithçka që ata kanë bërë dhe shpërblimin me drejtësi që Ai do t’u japë për gjithçka që kanë bërë, qoftë të mira, qoftë të këqija. Allahu i Lartësuar, gjithashtu, i paralajmëron për ndëshkimin e Tij të ashpër: - Dhe ruajuni asaj dite kur do të ktheheni tek Allahu, kur secilit do t’i jepet e plotë ajo që ka fituar, pa iu bërë asnjë padrejtësi. - Pas zbritjes së këtyre ajeteve, Profeti jetoi vetëm 9 net dhe ndërroi jetë ditën e hënë, pasi kishin kaluar dy ditë nga muaji rabiul euel. Kështu sjell hadithin Ibn Ebu Hatimi. Ndërsa Ibn Merdeuejhi sjell hadithin nga Ibn Abasi, i cili ka thënë se:

ajeti i fundit që ka zbritur është: “Dhe ruajuni asaj dite kur do të ktheheni tek Allahu...”. Ibn Xhurejxhi shton: “...thonë se Profeti ﷺ jetoi veçse 9 net pas këtij ajeti. Sëmundja e tij filloi ditën e shtunë dhe ndërroi jetë ditën e hënë.” Kështu sjell hadithin Ibn Xheriri.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 2:278

Allahu u drejtohet besimtarëve me cilësinë e tyre të vyer: besimin. Për çfarë i porosit Allahu i Lartësuar besimtarët? Ai i porosit për të lënë kamatën, madje duke e konsideruar largimin prej saj si shenjë të besimit të tyre, kur thotë: “...hiqni dorë prej asaj që u ka mbetur nga kamata, nëse jeni besimtarë të sinqertë”. Ai përmend besimin e tyre, sepse vetëm besimtarët janë ata që e pranojnë këshillën e Zotit të tyre. Vetëm ata i nënshtrohen urdhrave dhe i zbatojnë dispozitat e Tij. Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët për devotshmëri, duke zbatuar dispozitat e Tij dhe duke ruajtur kufijtë e Tij. Prej dispozitave që duhen zbatuar për të qenë i sigurt nga ndëshkimi i Zotit, është edhe heqja dorë nga kamata, nëse ekziston ende një kontratë e tillë. Ndërsa kontratat e shkuara me kamatë janë të falura, nëse njeriu pendohet sinqerisht. Ndërsa ai që nuk pendohet pas këshillës së Zotit të tij dhe nuk i nënshtrohet urdhrit të Tij, atëherë ai i ka deklaruar luftë Zotit:

← Bekare 2:278