هُوَ ٱلَّذِي خَلَقَ لَكُم مَّا فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰٓ إِلَى ٱلسَّمَآءِ فَسَوَّىٰهُنَّ سَبۡعَ سَمَٰوَٰتٖۚ وَهُوَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ
Ai (All-llahu) është që për ju krijoi gjithçka që ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi u përmendën tri grupet e njerëzve: besimtarë, jobesimtarë dhe hipokritë (mu - nafikë), në këto ajete përmenden edhe argumentet, që vërtetojnë për Zotin një, Krijuesin e çdo qenieje e sendi në ekzistencë, duke ftuar njerëzit që të jenë falënderues të të mirave, që Ai ua dhuroi. Askush tjetër përveç Zotit, nuk ka krijuar ndonjë send, prandaj çdo adhurim ose madhërim përveç Atij, është i gabuar dhe do të ketë pasoja të rënda. Ai është dhurues i jetës së çdo gjallese, sigurues i kushteve për jetë si në tokë ashtu edhe në qiell, pra përveç Tij nuk meriton kush tjetër të adhurohet. Kundërshtarëve që e mohonin Kuranin, si shpallje nga Zoti iu tërheq vërejtjen, se do të jenë ata dhe idhujt e tyre, që i konsiderojnë si zota, lëndë e zjarrit të xhehenemit. Besimtarëve vepërmirë u jepet myzhde, se do të gëzojnë të gjitha kënaqësitë në xhenet, e si më me rëndësi atë, se aty do të jenë përgjithmonë. Kundërshtartët nuk mund ta thurin dot ndonjë pjesë të ngjashme me Kuranin, as sa kaptina më e shkurtër e tij, por u përpoqën ta quajnë si të metë të tij, përse përmend bletën, mushkonjën, merimangën, milingonën etj. Zoti xh.sh. nuk frikësohet prej asaj që thonë ata, se mos është e metë, sepse edhe krijesat më të thjeshta sikurse mushkonja, madje edhe më të vogla, vërte - tojnë për fuqinë dhe mjeshtërinë e përsosur të Krijuesit të tyre, pra begatojnë bindjen e besimtarëve, e ata që nuk respektojnë udhëzimet e Zotit, vazhdojnë të jenë edhe më të humbur. Ata zatën e kanë thyer besën e marrë prej tyre në shpalljet e mëparshme, se ishin të obliguar ta besojnë Allahun, e kur të vijë Muhamedi ta pranojnë edhe atë, prandaj ata kanë humbur në tërësi. Ata nuk respektuan as lidhjen e gjakut ndaj pejgamberëve, ndaj familjes, ndaj besimtarëve, e Zoti ka urdhëruar të ruhet dhe të respektohet afria familjare etj. Në Kuran përmendën shtatë qiej, por sa është madhësia e një qielli e di vetëm Zoti xh.sh. Hapësira e gjithësisë kurrë nuk do të mund të arrihet e të studiohet në tërësi, prandaj çështje të tilla mbeten në kompetencën e Atij që i krijoi. asaj që na mësove Ti. Vërtetë, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti!"