← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

2. Bekare · Ajeti 31 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 2:30–2:39

Prej shumë të mirave, të cilat Zoti ia dhuroi njeriut, më e çmuarja është nderimi qe iu bë, I me urdhërin e Zotit, nga ana e engjëjve. Njeriu duke filluar prej Ademit është caktuar zëvendës- mëkëmbës, i cili do t'i zbatojë dispozitat e Zotit në tokë. Me këtë besim që iu dha njeriut, i cili i është krijesa më e përsosur, kuptohet se në mesin e njerëzve do të ketë gjithnjë edhe të dalluar, të cilët do të udhëheqin në të gjithë lëmenjt e jetës. Engjëjt nuk e kundërshtuan vendimin e Zotit për caktimin e Ademit si zëvendës, por dëshiruan i të mësojnë edhe më shumë për aftësitë e njeriut si krijesë fizike e materiale, e cila sipas natyrës së vet është e gatshme të bëjë edhe çrregullime në tokë. Këtë engjëjt e kishin kuptuar në botën e tyre shpirtërore. Mirëpo, kur Allahu e urdhëroi Ademin t'i shfaqë aftësitë e veta me të cilat ishte përgatitur ai dhe lloji i tij për udhëheqje në tokë, ai emërtoi sendet, engjëjt e kuptuan fshehtësinë e nderimit ndaj tij, andaj respektuan urdhërin e Zotit dhe i bënë sexhde, në shenjë nderimi, e jo adhurimi.

"Sexhde" është një nga trajtat gjatë faljes së namazit kur njeriu bie në gjunj dhe me duar e fytyrë përdhe në shenjë përuljeje ndaj Zotit. Kjo përulje nuk lejohet t'i bëhet asnjë krijese, pos Krijuesit.

"Melaikët" - engjëjt nxisin virtytet e larta të njeriut, kujdesen për zbatimin e urdhërave të i Zotit në tërë ekzistencën, madhërojnë Zotin e kurr nuk gabojnë.

- "Iblis", "shejtan" është emër i djallit - dreqit. Ai është i larguar, i dëbuar, i përzënë prej "Iblis": mëshirës së Allahut. Djalli nxitë dhe ngacmon te njeriu çdo ves që është i ulët dhe shtazor.

"Xhennet" - parajs, e kur është fjala për ndonjë bukuri e kënaqësi në këtë botë, është kopsht.

Fjalët që Zoti ia mësoi Ademit për lutje pas të cilave ia fali gabimin janë të theksuara në kaptinën "A'rafë".

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 2:31–2:33

- Ai (Zoti) ia mësoi Ademit emrat e të gjithë gjërave. Pastaj ato ua paraqiti melekëve dhe tha: “Më tregoni emrat e këtyre (gjërave), nëse jeni të saktë (në mendimin tuaj) . - Në këto ajete, Allahu i Madhëruar na tregon për Ademin ﷺ dhe vlerën e tij të lartë mbi melekët, sepse Allahu i mësoi atij çfarë nuk ua mësoi melekëve. Ai thotë: “E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit emrat e të gjithë gjërave.” Pra, ia mësoi emrat e të gjithë krijesave, si të mëdhave, ashtu edhe të voglave. Këtë kuptim e përforcon edhe më shumë ajo që transmetohet në hadithin e “ shefaetit të madh” në Ditën e Gjykimit. Në këtë hadith, Profeti ﷺ ndër të tjera, thotë: “Ti je Ademi, babai i njerëzimit. Allahu të krijoi ty me dorën e Vet dhe i uli në sexhde melekët para teje dhe të mësoi emrat e çdo gjëje.” Ky hadith është në Sahihun e Buhariut dhe tregon se Allahu i mësoi Ademit emrat e të gjitha krijesave. Në vijim, Allahu thotë: “Pastaj ato ua paraqiti melekëve...” Pra, ua prezantoi krijesat, emrat e të cilave ia mësoi Ademit. Po të shohim ajetin me kujdes, përemri “hum” (tyre) në gjuhën arabe përdoret për frymorët, por në të hyjnë edhe jofrymorët, domethënë i nënkupton edhe ata, siç thuhet në ajete të tjera: “Allahu ka krijuar çdo gjallesë prej ujit. Ka prej tyre që ecin duke u zvarritur me bark, disa që ecin me dy këmbë dhe disa që ecin me katër këmbë. Allahu krijon çfarë të dojë. Allahu ka fuqi për çdo gjë.” [Nur 45]. Pra, përemri “tyre” përdoret për të logjikshmit (njerëzit) dhe për jo të logjikshmit. El Seddiu sjell në Tefsirin e tij hadithin nga Ebu Maliku dhe nga Salihu, që përcjellin nga Ibn Abasi, Ibn Mesudi dhe disa prej shokëve të Profetit, që kanë shpjeguar ajetin në këtë mënyrë: Zoti ia mësoi Ademit emrat e të gjithë gjërave. Pastaj ato ua paraqiti melekëve. Pra, ua paraqiti të gjitha krijesat melekëve dhe u tha: “Më tregoni emrat e këtyre (gjërave), nëse jeni të saktë (në mendimin tuaj).” Pra, më thoni emrat e këtyre krijesave, që ju prezantova. Në fakt, melekët menduan se Allahu nuk do të krijonte ndonjë krijesë që të ishte më e ditur se ata. Prandaj ajeti merr këtë kuptim: “Nëse jeni të saktë në mendimin tuaj se jeni krijesat më të ditura mes të gjitha krijesave të Mia, mes të cilëve edhe Ademi, atëherë më tregoni për emrat e këtyre krijesave që jua prezantova. Kështu e kanë shpjeguar ajetin El Haseni dhe Katadja. Ndërsa El Seddiu përcjell nga Ebu Salih, nga Ibn Abasi, nga Murrate, nga Ibn Mesudi dhe një grup sahabësh, se fjala: “..nëse jeni të saktë (në mendimin tuaj).” ka kuptimin: “nëse jeni të saktë në mendimin se të gjithë bijtë e Ademit do të jenë shkatërrimtarë në Tokë dhe do të derdhin gjak të pafajshëm në të.” Ibn Xheriri përcjell prej Ibn Abasit, që ka thënë: “A do të vendosësh atje dikë, që do të shkatërrojë dhe do të derdhë gjak (të pafajshëm), kur ne të madhërojmë Ty me lavdinë Tënde, e (vetëm Ty) të lavdërojmë?" Pra, ata mendonin se të gjithë bijtë e Ademit do të bëjnë shkatërrim në tokë dhe do të derdhin gjak dhe nuk mendonin se mes tyre do të dilnin profetët, evlijatë e Zotit dhe besimtarët punëmirë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i vuri në provë duke thënë: “Më tregoni emrat e këtyre (gjërave), nëse jeni të saktë (në mendimin tuaj).” Ai e bëri këtë për të treguar se ata ishin të pazotë e të paditur , dhe për t’u treguar se ishin të gabuar në mendimin e tyre se të gjithë njerëzit do të jenë shkatërrimtarë e prishës në Tokë. Me fjalë të tjera, nëse ju nuk dini emrat e këtyre krijesave që jua paraqita dhe i dëshmuat me sytë tuaj, atëherë për çështjet që do të ndodhin e që ende nuk kanë ndodhur do të jeni edhe më të paditur. Atëherë, ata thanë: - Ata thanë: “Pa të meta je, o Zoti ynë! Ne kemi veçse atë dije që Ti na e ke mësuar.Vërtet, Ti je i Gjithëdituri, i Urti. - Ti je i ditur për gjithçka dhe je i urti në krijimin, ligjet dhe urdhëresat që ligjëron dhe vendos. Ti je i urtë edhe në diturinë që na mëson ose nga e cila na privon. Në të gjithë këtë, ti je i Urti dhe i Drejti Absolut. Fjala: “Subhanallah” domethënë, i Lartësuar, i Pastër dhe i Dëlirë është Allahu nga çdo e keqe e mangësi. Një ditë, Umeri i

tha Aliut: “Fjalës “ Lâ ilâhe il -lall-llâh” ia dimë kuptimin. Po çfarë kuptimi ka Subhânallâh?” Aliu iu përgjigj: “Kjo është një fjalë që Allahu e dëshiroi ta thoshte për Veten e Vet, është i kënaqur me të dhe e dëshiron që edhe ne ta themi atë.” Kur e pyetën Mejmun Ibn Mehranin rreth fjalës “Subhanallah”, ai tha: “Ajo është një fjalë me të cilën madhërohet Allahu dhe dëshmohet dëlirësia dhe lartësimi i Tij nga çdo gjë e ulët dhe mangësi, që ia përshkruajnë të paditurit. Melekët ia atribuojnë të gjithë diturinë Allahut, sepse Ai është i Gjithëdituri dhe i Urti. Atëherë Allahu tha: - Ai (Allahu) Tha: “O Adem! Thuaja atyre (melaikeve) emrat e tyre (të gjërave). Kur (Ademi) ua tha atyre (melaikeve) emrat e tyre (gjërave), Allahu tha: “A nuk ju kam thënë se Unë di të fshehtën e qiejve dhe të Tokës, dhe e di shumë mirë atë që ju e shfaqni dhe atë që e fshihni? - Zejd Ibn Eslemi shpjegon ajetin: “Ademi, duke u treguar emrat e tyre, tha: ‘Ti je Xhibrili, ti je Mikaili, ti je Israfili, derisa ua tregoi të gjithë emrat e gjërave.” Ndërsa Muxhahidi shpjegon: “Ai përmendi emrin e çdo gjëje.” I njëjti mendim është transmetuar edhe nga Seid Ibn Xhubejri, El Haseni dhe Katadja. Pasi e shfaqi gradën dhe vlerën e Ademit mbi melekët përmes emrave dhe diturisë që i mësoi atij, Allahu i Lartësuar u drejtohet melekëve dhe u thotë: “A nuk ju kam thënë se Unë di të fshehtën e qiejve dhe të tokës dhe se e di shumë mirë atë që ju e shfaqni dhe atë që e fshihni?” Për sa i përket asaj se çfarë shfaqën melekët dhe çfarë mbajtën fshehtë, Ibn Xheriri thotë se mendimi më i saktë në këtë çështje është ai nga Ibn Abasi. Pra, kuptimi: “...e di shumë mirë atë që ju e shfaqni”, është: “A do të vendosësh atje dikë që do të shkatërrojë dhe do të derdhë gjak (të pafajshëm),”. Ndërsa ajo që e mbanin fshehur ishte armiqësia, kundërshtimi i urdhërit të Allahut dhe mendjemadhësia për të mos iu bindur Zotit, që Iblisi mbante brenda shpirtit të tij. Dikush mund të thotë: Përse i është drejtuar melekëve në numrin shumës, nëse qëllimi ishte Iblisi, ajo që ai fshihte në shpirt, mosbindja dhe refuzimi i tij i urdhrit të Zotit? Pra, kjo sikur të jep të kuptosh se e ka fjalën edhe për melekët. Përgjigjja për këtë paqartësi vjen nga stilistika e të shkruarit të arabëve në gjuhën e tyre. Kështu, ata thonë: “Ra dhe u mposht ushtria” dhe në fakt është vrarë ose mposhtur një ose disa prej tyre.” Ky lloj stili është përdorur në Kur 'an në ajete të ndryshme, si për shembull, në ajetin: “Me të vërtetë, ata që e ulin zërin pranë të Dërguarit të Allahut, Allahu ua ka sprovuar zemrën për të parë devotshmërinë. Për ta ka falje gjynahesh dhe shpërblim të madh. Sa u përket atyre që të thërrasin nga jashtë mureve, shumica nuk kanë logjikë. Sikur ata të bënin durim, derisa të dilje vetë, do të ishte më mirë për ta. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” [Huxhurat 3, 4.] Pra, e ka sjellë në numrin shumës, edhe pse ai që thirri ishte vetëm njëri nga fisi i Beni Temim. Kështu është thënë edhe në këtë ajet: “...e di shumë mirë atë që ju e shfaqni dhe atë që e fshihni...” Imam Kurtubiu ka sjellë këtë ajet si provë për detyrueshmërinë e zgjedhjes së një udhëheqësi (halife), në mënyrë që ai të bëjë gjykimin e njerëzve në çështjet që bien në kundërshti, të sheshojë kontradiktat mes tyre, t’i japë të drejtën atij që i bëhet padrejtësi dhe të dënojë të padrejtët, të zbatojë ligjet dhe të vendosë për ekzekutimin e dënimeve, të ndalojë nga përhapja e poshtërsive, krimit e kaosit e të tjera çështje të rëndësishme, të cilat nuk mund të arrihen veçse nëpërmjet zgjedhjes së një udhëheqësi dhe vendosjen e pushtetit në dorën e tij. Zgjedhja e udhëheqësit bëhet me tekst nga Sheriati, siç ndodhi me zgjedhjen e Ebu Bekrit, dhe ky është mendimi i një grupi të Ehli Sunetit. Disa janë të mendimit se zgjidhet nga vetë udhëheqësi paraardhës, siç bëri Ebu Bekri kur zgjodhi Umer Ibn Hatabin, ose me unanimitet nga të urtët e popullit, duke i dhënë besën. Pasi zgjidhet, është detyrë bindja ndaj tij, sipas shumicës së dijetarëve,

madje imam El Haramejni thotë se ka unanimitet dijetarësh për këtë çështje. Është kusht që udhëheqësi i shtetit të jetë mashkull, njeri i lirë (jo rob apo skllav), i rregullt mendërisht, të ketë mbushur moshën e pjekurisë, të jetë musliman, me integritet moral dhe fetar, të ketë aftësi të mira ixhtihadi dhe zgjuarsie, të jetë i saktë e pa mangësi në gjymtyrët e tij, strateg dhe ekspert në çështjet ushtarake dhe gjykimin e tij, të jetë prej fisit Kurejsh, - sipas mendimit më të saktë në këtë çështje. Nuk është kusht të jetë prej derës së Hashimitëve dhe as të jetë i pagabueshëm, ndryshe nga çfarë thonë rafiditë dhe shiitët. Nëse udhëheqësi bën veprime të padrejta e të ulëta, a duhet të hiqet nga posti i tij apo jo? Për këtë ka mendime të ndryshme, por mendimi më i saktë është se ai nuk rrëzohet nga pushteti, veç nëse bën kufër të hapur, siç thotë Profeti a.s.: “...vetëm nëse shihni kufër të hapur, për të c ilin keni argument nga Allahu.” Ndërsa vendosja e dy udhëheqësve ose më shumë në tokë është e ndaluar, sepse Profeti a.s. ka thënë: “Nëse vjen dikush, kur jeni të bashkuar rreth një udhëheqësi (kalif), dhe kërkon t’ju përçajë (e të marrë pushtetin me forcë), vriteni atë, kushdo qoftë ai!”

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 2:30–2:34

- “Kur Zoti yt u tha melekëve: "Unë po vendos në tokë një mëkëmbës.” – Ky moment shënon fillimin e shtjellimit të historisë së Ademit (a.s), babait të njerëzimit. Kur Allahu i Madhëruar deshi të krijonte Ademin, Ai njoftoi melekët për këtë krijim që do të bënte, duke u thënë se këtë krijesë do ta vendoste si halife pra një krijesë që do të popullojë tokën e do të zëvendësojnë njëri tjetrin brez pa brezi në të (pasi më parë ishte e populluar nga xhindet). Atëherë, melekët thanë: - “A do të vendosësh atje dikë që shkatërron dhe derdh gjak (të pafajshëm)” – Domethënë: A do të vendosësh atje dikë që sjell shkatërrim, duke bërë poshtërsi dhe duke mos t’u bindur Ty? Përmendja e gjakderdhjes, që në vetvete është një krim, tregon për vëmendjen e veçantë që i kushtohet asaj. Pra, edhe pse gjakderdhja është pjesë e poshtërsive, të cilat përmenden në përgjithësi si arsye e habisë së melekëve, ajo përmendet edhe veçmas, për të treguar sa i madh është krimi që quhet vrasje ose gjakderdhje. Ky ishte mendimi që kishin melekët rreth këtij banori të tokës. Ata mendonin se ai do ta mbushte tokën me shkatërrime dhe poshtërsi, dhe për këtë arsye, në shenjë madhërimi për Allahun, i bënë Atij këtë pyetje, duke i shprehur gjithashtu se ata e adhuronin dhe e madhëronin Atë pa u përlyer me asnjë lloj poshtërsie e padrejtësie. Ata thanë: - “…kur ne të madhërojmë Ty me lavdinë Tënde, e (vetëm Ty) të shenjtërojmë?!" - Shprehja: “e (vetëm Ty) të shenjtërojmë” ( Nuķad-disu leke ), nëse e analizojmë me hollësi, mund të ketë dy kuptime: 1. Kuptimi i “Nuķad-disu leke”, ka mundësi të ketë lidhje me kuptimin e shprehjes: “nukad-disuke”, pra: “Të shenjtërojmë Ty”; duke e marrë fjalën ‘le’ si të vendosur për të shprehur posaçërimin e shenjtërimit vetëm për Allahun e Madhëruar. Me këtë shpjegim, kuptimi i shprehjes “ Nuķad-disu leke” është: “ dhe ne të shenjtërojmë vetëm Ty”. 2. Kuptimi i “ Nukad-disu leke ” mund të lidhet edhe me shprehjen: “ Nukad-disu leke enfusena”, domethënë: “ I pastrojmë dhe i lartësojmë vetet tona për Ty. I lartësojmë dhe i pastrojmë vetet tona për të kushtuar Ty adhurimin tonë”. “Nuķad-disu” do të thotë “i shenjtërojmë”, dhe shenjtërimi nuk është gjë tjetër veçse pastrim nga çdo e metë. Në këtë mënyrë, kuptimi i shprehjes “nuķad-disu leke” është: “Ne i pastrojmë shpirtrat, vetet tona nga çdo mëkat dhe cilësi e keqe, duke u pajisur me çdo cilësi të mirë dhe virtyt të lartë, si: dashuria për Allahun apo frikë respekti dhe madhërimi për Të. Pra, për admirimin dhe adhurimin tonë ndaj Teje (o Allah), ne i pastrojmë vetet tona nga çdo cilësi e keqe.” Allahu i Lartësuar u thotë melekëve: - “Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini” – Pra, i Madhëruari tregoi se Ai dinte rreth

atij banori që do të vendoste në tokë, atë që melekët nuk e dinin. Fjala e melekëve vinte si pasojë e mendimit dhe e gjykimit të tyre, të mbajtur fshehur në shpirtrat e tyre, por Allahu i Madhëruar e di atë që shfaqet dhe atë që fshihet. Allahu i Lartësuar i dinte shumë mirë mirësitë që do të sillte vendosja e këtij banori në tokë. Mirësitë që do të vinin në jetë me këtë krijesë, do të ishin shumë herë më të mëdha se të këqijat që do të shfaqeshin prej llojit të tij. Do të mjaftonte si arsye për vendosjen e tij në tokë fakti që Allahu i Madhëruar deshi që nga mesi i llojit të këtij banori të Tokës (njeriut), të dalloheshin mbi të tjerët: profetët, të sinqertët, dëshmorët dhe vepërmirët, nëpërmjet të cilëve Allahu i Lartësuar do t`u shfaqte krijesave shenjat dhe argumentet e madhështisë së Tij. Nëpërmjet njeriut, do të dilnin në pah shumë aspekte të adhurimit të Krijuesit, siç është, për shembull, lufta e përpjekja në rrugë të Allahut, të cilat kurrë nuk do të shfaqeshin nëse nuk do të v inte në ekzistencë kjo krijesë. Kjo tokë është dëshmitare e ndjenjave dhe e aftësive të jashtëzakonshme që gjenden brenda kësaj krijese. Në këtë botë do të shfaqen prirjet e mira e të këqija, të fshehura brenda njeriut. Qeniet njerëzore sprovohen në prirjet dhe në ndjenjat e tyre, për t`u spikatur dhe për t`u dalluar armiqtë e Zotit nga të dashurit e Tij, për të dalë hapur ata që i përkasin palës së Allahut dhe ata që janë kundra Allahut, pasi nuk u binden urdhrave të Tij. Pikërisht kjo krijesë (njeriu) është shkaku që e keqja, që kishte zënë vend brenda shpirtit të Iblisit, të shfaqej me të gjitha përmasat e saj, bashkë me të gjitha cilësitë e tij. Do të mjaftonte veç një pjesë e këtyre urtësive, për të argumentuar dhe për të justifikuar krijimin dhe vendosjen e këtij banori në tokë. Duke qenë se fjala e melekëve përmbante në vetvete një lloj pretendimi nga ana e tyre, se ata ishin më të mirë, më të vyer dhe më të zgjedhur, kundrejt kë saj krijese, Allahu i Madhëruar i sqaron ata përse ishte zgjedhur njeriu mëkëmbës në tokë, duke u treguar mirësitë dhe vlerat e tij. Kështu, ata do të mësonin për vlerat e njeriut, nga njëra anë, si dhe për vërtetësinë dhe dijen absolute të Krijuesit të Tij, nga ana tjetër. Thotë i Madhëruari: - “E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit emrat e të gjithë gjërave” – Pra, Allahu i Madhëruar i mësoi Ademit emrin e çdo sendi dhe të çdo gjëje të emërtuar. Ai i mësoi emrat dhe të emërtuarit me to, i mësoi termat dhe kuptimin e tyre, madje ia mësoi emrat në formën e tyre normale dhe në formën zvogëluese. - “…e pastaj ato ua paraqiti melekëve dhe tha: “Më tregoni emrat e këtyre (sendeve të emërtuar) , nëse jeni të saktë.” – Pra, Allahu i Lartësuar ua paraqiti të emërtuarat melekëve, për t`ua provuar që ata nuk kishin dije rreth tyre. Ai u tha atyre: “Me tregoni rreth emrave të këtyre, nëse jeni të drejtë, të sigurt e të vërtetë në atë që thoni. Nëse jeni të sigurt në fjalët, në mendimin dhe në pretendimet tuaja, se jeni më të mirë se ky mëkëmbës, atëherë më flisni për emrat e këtyre (të emërtuarve)! -“ Pa të meta je, o Zoti ynë!” - Kuptimi është: Ti je larg çdo të mete e mangësie, që ne të mund të kundërshtojmë apo të thyejmë urdhrin Tënd. - “Ne kemi veçse atë dije që Ti na e ke mësuar.” – Kuptimi: Ne nuk kemi dije në asnjë aspekt a këndvështrim tjetër, por veçse në drejtime dhe aspekte që Ti na i ke mësuar, si mirësi dhe dhuratë prej Teje. - “Vërtet, Ti je i Gjithëdituri, i Urti. ” - Kuptimi: Ti je i Gjithëdituri, i Cili ka përfshirë gjithçka në dijen e Tij. Dijes së Tij nuk mund t ’i fshihet asnjë thërrmijë që ekziston, kudo qoftë ajo, në qiell apo në tokë, që nuk mund t’i fshihet as ndonjë gjë më e vogël se thërrmija, as më e madhe se ajo. - “…dhe i Urti” - Kuptimi: Ti je i Urti, që ka urtësinë absolute, jashtë së cilës nuk del asnjë krijesë. Të gjitha janë pjesë e urtësisë së Tij gjithëpërfshirëse: krijesat, urdhrat dhe dispozitat e Tij. Nëse ka krijuar diçka, këtë e ka bërë me një urtësi të caktuar. Nëse

urdhëron për diçka, këto urdhra shfaqin urtësinë e Tij. Urtësia është: vendosja e çdo gjëje në vendin që i takon. Kështu pra, melekët e pranuan dhe e miratuan dijen dhe urtësinë e Allahut të Lartësuar, në momentin kur u ndien të paaftë në njohjen e gjërave më të vogla dhe më të imta, për të cilat u pyetën. Ata, gjithashtu, shprehën mirënjohje për mirësitë e Allahut ndaj tyre, mes të cilave ishte edhe dija që u dhuroi për çdo gjë që nuk e dinin. Allahu i Lartësuar i drejtohet Ademit (a.s) dhe i thotë: - “O Adem, tregoju atyre (melekve) emrat e tyre (të emërtuarve)” - Kuptimi: Tregoju melekëve rreth emrave të të emërtuarve, rreth të cilëve Allahu i Lartësuar i pyeti melekët, dhe ata nuk u përgjigjën. - “E kur (Ademi) ua tregoi atyre (melekëve) emrat e tyre (sendeve), Zoti tha: “A nuk ju kam thënë se Unë di të fshehtën e qiejve dhe të tokës dhe se e di shumë mirë atë që ju e shfaqni dhe atë që e fshihni?” – Pra, kur Ademi (a.s.) i njoftoi melekët rreth emrave të gjithçkaje, atyre iu bë e qartë grada, vlera dhe niveli i Ademit, kundrejt tyre. Ata e kuptuan urtësinë e Krijuesit dhe dijen e Tij absolute për vendosjen e këtij mëkëmbësi në tokë, dhe kështu që iu dorëzuan urtësisë së Allahut të Lartësuar. Ai di gjithçka që fshihet në qiej dhe në tokë, edhe atë që ne nuk mund ta shohim. Dhe nëse Ai e njeh të fshehtën, atëherë gjërat e hapura dhe të shfaqura domosdo që i njeh. - “Kur u thamë melekëve: “Bini në sexhde para Ademit, ata (melekët) menjëherë u përulën, përveç Iblisit. Ai refuzoi, shprehu mendjemadhësi dhe u bë prej mohuesve.” - Të gjithë melekët nxituan për të zbatuar urdhrin e Allahut të Lartësuar dhe ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai refuzoi, shfaqi mëndjemadhësi dhe u bë prej mohuesve. Pra, vetëm Iblisi u ndalua dhe shprehu refuzim të fortë për të rënë në sexhde. Ai u tregua kryelartë, rebel dhe mendjemadh kundrejt urdhrit të Allahut dhe kundrejt vlerave dhe nivelit të Ademit (a.s.). Iblisi tha, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “A t’i bie në sexhde atij që Ti e krijove nga balta?!” Ky refuzim i fortë dhe kjo mendjemadhësi e mosbindje ndaj urdhrit, ishte rezultat i kufr-it, me të cilin Iblisi ishte i gatuar në vetvete. Pikërisht në ato momente u shfaq haptazi armiqësia që ai fshihte kundrejt Allahut të Lartësuar dhe Ademit (a.s.). Ky ishte haptazi mosbesimi dhe rebelimi i tij ndaj Allahut të Lartësuar. Në këto ajete ka shumë mësime dhe dobi, si: 1. Pohimi për Allahun e Lartësuar i cilësisë së Tij të të folurit. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë i cilësuar me këtë atribut. Ai thotë çfarë të dëshirojë dhe i flet kujt të dëshirojë. Ai është i cilësuar, gjithashtu, me dije dhe urtësi. 2. Në këto ajete gjejmë dëshmi që, nëse robi nuk arrin të konceptojë dhe të kuptojë plotësisht apo imtësisht ndonjë nga urtësitë e krijimit të Allahut të Lartësuar, apo të urdhrave që përmbajnë dispozitat e Tij, atëherë ai e ka për detyrë që të dorëzohet dhe t'i pranojë ato plotësisht, pa më të voglin ngurrim a mëdyshje. Ai duhet të pranojë plotësisht urtësinë e Allahut të Lartësuar edhe nëse, ndonjëherë, do t’ i duhet të hedhë poshtë dhe të akuzojë mënyrën e vet të të menduarit, të konceptimit të gjërave, që, sigurisht, është e kufizuar, shpeshherë edhe e mangët (në varësi të ndikimeve që e rrethojnë). 3. Në këtë ajet tregohet rëndësia e madhe që i kushton Allahu i Lartësuar melekëve dhe bamirësia e madhe që Ai ka bërë ndaj tyre, duke u mësuar atë që nuk e dinin dhe duke u tërhequr vëmendjen ndaj asaj që nuk e kishin mësuar. 4. Në këtë ajet tregohet dobia dhe rëndësia e diturisë, në shumë aspekte: • Allahu i Lartësuar u prezantohet melekëve duke u treguar di turinë e Tij absolute dhe urtësinë e Tij madhështore. • Ai ua bëri të qartë melekëve se në ç’aspekt Ademi (a.s.) ishte më i mirë se ata, duke deklaruar, në këtë mënyrë, se di turia

është cilësia më e mirë që mund të gjendet te dikush. • Kur u shfaq vlera dhe grada e Ademit (a.s.) në aspektin e di turisë, Allahu i Lartësuar i urdhëroi melekët që të binin në sexhde, në shenjë nderimi për të cilësuarin me këtë cilësi. 5. Grada e lartë në di turi bie më shumë në sy para dikujt tjetër, kur, fillimisht, vihet në provë njëra palë. Kur përgjigjja jepet nga më i dituri, del dhe shfaqet më e fuqishme vlera e të diturit kundrejt palës tjetër. 6. Në këto ajete jepen mësime dhe dituri për gradën e dy personave të rëndësishëm: babait të njerëzimit dhe babait të xhindëve. Në to jepet grada dhe vlerësimi i lartë për Ademin (a.s), babain e njerëzimit, dhe cilësitë që Allahu i Lartësuar i dhuroi Atij. 7. Gjithashtu, jepet qartë edhe armiqësia e ashpër që Iblisi shfaqi ndaj Ademit (a.s) dhe llojit të tij, e të tjera si këto.

← Bekare 2:31