Kale ja ‘ademu ‘enbi’hum bi’esma’ihim felemma ‘enbe’ehum bi’esma’ihim kale ‘elem ‘ekul lekum ‘inni ‘a’lemu gajbe es-semawati wel-’erdi we ‘a’lemu ma tubdune we ma kuntum tektumune
(Zoti) Tha: "O Adem, njoftojë ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!" E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: "A nuk ju kam thënë juve se Unë më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë që e mbani fshehtë".
We ‘idh kulna lilmela’iketi esxhudu li’deme fesexhedu ‘illa ‘iblise ‘eba we estekbere we kane minel-kafirine
E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pabesimtar.
We kulna ja ‘ademu eskun ‘ente we zewxhukel-xhennete we kula minha regadæn hejthu shi’tuma we la tekreba hedhihi esh-shexherete fetekuna mine edh-dhalimine
E Ne i thamë: "O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetes suaj)."
Fe’ezellehuma esh-shejtanu ‘anha fe’ehrexhehuma mimma kana fihi we kulna ehbitu ba’dukum liba’din ‘aduwun we lekum fil-’erdi mustekarrun we meta’un ‘ila hinin
Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: "Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim".
Kulna ehbitu minha xhemi’æn fe’imma je’tijennekum minni huden femen tebi’a hudaje fela hawfun ‘alejhim we la hum jehzenune
Ne u thamë: "Dilni prej atyhit që të gjithë, e juve gjithqysh do t'u arrijë udhëzim prej Meje, e kush e pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen".
Wel-ledhine keferu we kedhdhebu bi’ajatina ‘ula’ike ‘eshabu en-nari hum fiha halidune
E ata që i mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët janë banues të zjarrit, ata do të jenë aty përgjithmonë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Prej shumë të mirave, të cilat Zoti ia dhuroi njeriut, më e çmuara është nderimi që iu bë, me urdhrin e Zotit, nga ana e engjëjve. Njeriu duke filluar prej Ademit është caktuar mëkëmbës, i cili duhet t’i zbatojë dispozitat e Zotit në tokë. Me këtë besim që iu dha njeriut, i cili është krijesa më e përsosur kuptohet, se në mesin e njerëzve do të ketë gjithnjë edhe të dalluar, të cilët do të udhëheqin në të gjithë lëmenjtë e jetës. po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?
Ja beni ‘isra’ile edhkuru ni’metijel-leti ‘en’amtu ‘alejkum we ‘ewfu bi’ahdi ‘ufi bi’ahdikum we ‘ijaje farhebuni
O bijtë e israilit, kujtoni (jini mirënjohës për) të mirat e Mia, të cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin që ma keni dhënë Mua. Unë e zbatoj atë që u premtova dhe të më keni frikë vetëm Mua.
We ‘aminu bima ‘enzeltu museddikæn lima me’akum we la tekunu ‘ewwele kafirin bihi we la teshteru bi’ajati themenæn kalilæn we ‘ijaje fe ettekuni
Dhe besojeni atë që e shpalla (Kur'anin), e që vërteton atë që e keni ju e mos u bëni mohues të parë të tij, dhe mos i ndërroni ajetet e Mia (Kur'anin) me një vlerë të paktë, por vetëm Mua të ma keni dronë.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.