2. Bekare · ajete 36–39

سورة البقرة
36

فَأَزَلَّهُمَا ٱلشَّيۡطَٰنُ عَنۡهَا فَأَخۡرَجَهُمَا مِمَّا كَانَا فِيهِۖ وَقُلۡنَا ٱهۡبِطُواْ بَعۡضُكُمۡ لِبَعۡضٍ عَدُوّٞۖ وَلَكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُسۡتَقَرّٞ وَمَتَٰعٌ إِلَىٰ حِينٖ

Fe’ezellehuma esh-shejtanu ‘anha fe’ehrexhehuma mimma kana fihi we kulna ehbitu ba’dukum liba’din ‘aduwun we lekum fil-’erdi mustekarrun we meta’un ‘ila hinin

Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: "Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim".

37

فَتَلَقَّىٰٓ ءَادَمُ مِن رَّبِّهِۦ كَلِمَٰتٖ فَتَابَ عَلَيۡهِۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ

Fetelekka ‘ademu min rabbihi kelimatin fetabe ‘alejhi ‘innehu huwet-tewwabu er-Rehimu

E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai është Mëshirues dhe pranues i pendimit.

38

قُلۡنَا ٱهۡبِطُواْ مِنۡهَا جَمِيعٗاۖ فَإِمَّا يَأۡتِيَنَّكُم مِّنِّي هُدٗى فَمَن تَبِعَ هُدَايَ فَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ

Kulna ehbitu minha xhemi’æn fe’imma je’tijennekum minni huden femen tebi’a hudaje fela hawfun ‘alejhim we la hum jehzenune

Ne u thamë: "Dilni prej atyhit që të gjithë, e juve gjithqysh do t'u arrijë udhëzim prej Meje, e kush e pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen".

39

وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Wel-ledhine keferu we kedhdhebu bi’ajatina ‘ula’ike ‘eshabu en-nari hum fiha halidune

E ata që i mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët janë banues të zjarrit, ata do të jenë aty përgjithmonë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Prej shumë të mirave, të cilat Zoti ia dhuroi njeriut, më e çmuara është nderimi që iu bë, me urdhrin e Zotit, nga ana e engjëjve. Njeriu duke filluar prej Ademit është caktuar mëkëmbës, i cili duhet t’i zbatojë dispozitat e Zotit në tokë. Me këtë besim që iu dha njeriut, i cili është krijesa më e përsosur kuptohet, se në mesin e njerëzve do të ketë gjithnjë edhe të dalluar, të cilët do të udhëheqin në të gjithë lëmenjtë e jetës. po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?