2. Bekare · ajete 37–42

سورة البقرة
37

فَتَلَقَّىٰٓ ءَادَمُ مِن رَّبِّهِۦ كَلِمَٰتٖ فَتَابَ عَلَيۡهِۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ

Fetelekka ‘ademu min rabbihi kelimatin fetabe ‘alejhi ‘innehu huwet-tewwabu er-Rehimu

E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai është Mëshirues dhe pranues i pendimit.

38

قُلۡنَا ٱهۡبِطُواْ مِنۡهَا جَمِيعٗاۖ فَإِمَّا يَأۡتِيَنَّكُم مِّنِّي هُدٗى فَمَن تَبِعَ هُدَايَ فَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ

Kulna ehbitu minha xhemi’æn fe’imma je’tijennekum minni huden femen tebi’a hudaje fela hawfun ‘alejhim we la hum jehzenune

Ne u thamë: "Dilni prej atyhit që të gjithë, e juve gjithqysh do t'u arrijë udhëzim prej Meje, e kush e pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen".

39

وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Wel-ledhine keferu we kedhdhebu bi’ajatina ‘ula’ike ‘eshabu en-nari hum fiha halidune

E ata që i mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët janë banues të zjarrit, ata do të jenë aty përgjithmonë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Prej shumë të mirave, të cilat Zoti ia dhuroi njeriut, më e çmuara është nderimi që iu bë, me urdhrin e Zotit, nga ana e engjëjve. Njeriu duke filluar prej Ademit është caktuar mëkëmbës, i cili duhet t’i zbatojë dispozitat e Zotit në tokë. Me këtë besim që iu dha njeriut, i cili është krijesa më e përsosur kuptohet, se në mesin e njerëzve do të ketë gjithnjë edhe të dalluar, të cilët do të udhëheqin në të gjithë lëmenjtë e jetës. po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?
40

يَٰبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتِيَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتُ عَلَيۡكُمۡ وَأَوۡفُواْ بِعَهۡدِيٓ أُوفِ بِعَهۡدِكُمۡ وَإِيَّٰيَ فَٱرۡهَبُونِ

Ja beni ‘isra’ile edhkuru ni’metijel-leti ‘en’amtu ‘alejkum we ‘ewfu bi’ahdi ‘ufi bi’ahdikum we ‘ijaje farhebuni

O bijtë e israilit, kujtoni (jini mirënjohës për) të mirat e Mia, të cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin që ma keni dhënë Mua. Unë e zbatoj atë që u premtova dhe të më keni frikë vetëm Mua.

41

وَءَامِنُواْ بِمَآ أَنزَلۡتُ مُصَدِّقٗا لِّمَا مَعَكُمۡ وَلَا تَكُونُوٓاْ أَوَّلَ كَافِرِۭ بِهِۦۖ وَلَا تَشۡتَرُواْ بِـَٔايَٰتِي ثَمَنٗا قَلِيلٗا وَإِيَّٰيَ فَٱتَّقُونِ

We ‘aminu bima ‘enzeltu museddikæn lima me’akum we la tekunu ‘ewwele kafirin bihi we la teshteru bi’ajati themenæn kalilæn we ‘ijaje fe ettekuni

Dhe besojeni atë që e shpalla (Kur'anin), e që vërteton atë që e keni ju e mos u bëni mohues të parë të tij, dhe mos i ndërroni ajetet e Mia (Kur'anin) me një vlerë të paktë, por vetëm Mua të ma keni dronë.

42

وَلَا تَلۡبِسُواْ ٱلۡحَقَّ بِٱلۡبَٰطِلِ وَتَكۡتُمُواْ ٱلۡحَقَّ وَأَنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

We la telbisul-hekka bil-batili we tektumul-hekka we ‘entum ta’lemune

E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije të fshehni realitetin.