وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ
E ata që i mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët janë banues të zjarrit, ata do të jenë aty përgjithmonë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Prej shumë të mirave, të cilat Zoti ia dhuroi njeriut, më e çmuara është nderimi që iu bë, me urdhrin e Zotit, nga ana e engjëjve. Njeriu duke filluar prej Ademit është caktuar mëkëmbës, i cili duhet t’i zbatojë dispozitat e Zotit në tokë. Me këtë besim që iu dha njeriut, i cili është krijesa më e përsosur kuptohet, se në mesin e njerëzve do të ketë gjithnjë edhe të dalluar, të cilët do të udhëheqin në të gjithë lëmenjtë e jetës. po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?