2. Bekare · ajete 4–8

سورة البقرة
4

وَٱلَّذِينَ يُؤۡمِنُونَ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيۡكَ وَمَآ أُنزِلَ مِن قَبۡلِكَ وَبِٱلۡأٓخِرَةِ هُمۡ يُوقِنُونَ

Wel-ledhine ju’uminune bima ‘unzile ‘ilejke we ma ‘unzile min kablike we bil-’ahireti hum jukinune

Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin).

5

أُوْلَٰٓئِكَ عَلَىٰ هُدٗى مِّن رَّبِّهِمۡۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ

‘Ula’ike ‘ala huden min rabbihim we ‘ula’ike humul-muflihune

Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Sikurse disa kaptina të tjera, ashtu edhe kjo kaptinë fillon me kësilloj shkronjash, që përkujtojnë mrekullinë e përsosur të Kuranit. Në të vërtetë, paaftësia e gjuhëtarëve arabë për të thurur ndonjë kaptinë të ngjashme si Kurani, pasi edhe gjuha e tyre për - bëhej prej të njëjtave shkronja, argumenton për përsosmërinë e mrekullisë së pashoqe të Kuranit Famëlartë dhe për paaftësinë e njerëzve për t’iu kundërvënë. Shkronja të tilla në fillim të kaptinave tërheqin vëmendjen e lexuesit, ose të dëgjuesit për përmbajtjen, se ç’u kumtohet nga fjalët e Zotit xh.sh. Të këtij mendimi janë di - jetarët më eminentë, si Ibni Kethiri, Ibni Tejmije etj. S’ka dyshim se në shpalljen e
6

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ سَوَآءٌ عَلَيۡهِمۡ ءَأَنذَرۡتَهُمۡ أَمۡ لَمۡ تُنذِرۡهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ

‘Innel-ledhine keferu sewa’un ‘alejhim ‘e ‘endhertehum ‘em lem tundhirhum la ju’uminune

E ata që mohuan (Kur'anin dhe Muhammedin), për ta është njësoj ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.

7

خَتَمَ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ وَعَلَىٰ سَمۡعِهِمۡۖ وَعَلَىٰٓ أَبۡصَٰرِهِمۡ غِشَٰوَةٞۖ وَلَهُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٞ

Hatemel-lahu ‘ala kulubihim we ‘ala sem’ihim we ‘ala ‘ebsarihim gishawetun we lehum ‘adhabun ‘adhimun

All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh.

8

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَقُولُ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَبِٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَمَا هُم بِمُؤۡمِنِينَ

We mine en-nasi men jekulu ‘amenna billahi we bil-jewmil-’ahiri we ma hum bimu’uminine

Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë."