2. Bekare · ajete 44–47

سورة البقرة
44

۞ أَتَأۡمُرُونَ ٱلنَّاسَ بِٱلۡبِرِّ وَتَنسَوۡنَ أَنفُسَكُمۡ وَأَنتُمۡ تَتۡلُونَ ٱلۡكِتَٰبَۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ

‘Ete’murune en-nase bil-birri we tensewne ‘enfusekum we ‘entum tetlunel-kitabe ‘efela ta’kilune

A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?

45

وَٱسۡتَعِينُواْ بِٱلصَّبۡرِ وَٱلصَّلَوٰةِۚ وَإِنَّهَا لَكَبِيرَةٌ إِلَّا عَلَى ٱلۡخَٰشِعِينَ

We esta’inu bis-sebri we es-selæti we ‘inneha lekebiretun ‘illa ‘alel-hashi’ine

Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).

46

ٱلَّذِينَ يَظُنُّونَ أَنَّهُم مُّلَٰقُواْ رَبِّهِمۡ وَأَنَّهُمۡ إِلَيۡهِ رَٰجِعُونَ

el-Ledhine jedhunnune ‘ennehum mulaku rabbihim we ‘ennehum ‘ilejhi raxhi’une

Të cilët janë të bindur se do ta takojnë Zotin e vet dhe se ata do t'i kthehen Atij.

47

يَٰبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتِيَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتُ عَلَيۡكُمۡ وَأَنِّي فَضَّلۡتُكُمۡ عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ

Ja beni ‘isra’ile edhkuru ni’metijel-leti ‘en’amtu ‘alejkum we ‘enni feddeltukum ‘alel-’alemine

O bijtë e israilit, përkujtojeni dhuntinë Time, të cilën ua dhurova, dhe Unë ju pata (të parët tuaj) dalluar ndaj njerëzve të tjerë (të asaj kohe).