← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

2. Bekare · Ajeti 48 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 2:40–2:48

"Israil" është emër i pejgamberit të Zotit, emër i Jakubit, birit të Is-hakut, birit të Ibrahimit a.s. dhe saherë që përmenden në Kur'an beni Israil (bijtë e israilit) kanë për qëllim pasardhësit e Jakubit. Emri Israil për Jakubin është thënë qartas në "Ali Imranë".

Beni israilët thirren që ta besojnë Kur'anin, i cili vërtetonte për Tevratin, që për qëllime të interesit të mos bëjnë ndryshime në librin e tyre, të mos e fshehin të vërtetën për Muhammedin.

Mirëpo, beni-israilët, të cilët në kohën e Muhammedit e quanin veten "jehudi", e posaçërisht I rabinët (prijësit fetarë) e tyre, përveç që nuk pranuan mësimet e Kur'anit, ata aty ku flitej për virtytet e Muhammedit, bënë ndryshime në librin e tyre e për të mos e humbur pozitën e tyre.

Disa prijës fetarë jehudi të afërmëve të tyre, të cilët kishin pranuar fenë islame u thonin: vazhdoni të jeni në fenë islame se është e vërtetë prej Zotit, e vetë nuk e pranonin.

Thirren ta falin namazin, ta japin zeqatin. "Zeqati" sipas sheriatit islam është pjesë e caktuar e pasurisë, të cilën myslimani është i obliguar ta japë, për ato nevoja që i ka cekur Kur'ani.

"Rukuë" krrusje, quhet një nga pjesët e namazit, e këtu vetëkuptohet i tërë namazi, pra jehuditë thirren të falen ashtu siç falen myslimanët.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 2:48

Pasi u kujtoi fillimisht këto mirësi të shumta e të vazhdueshme, Allahu i Lartësuar i paralajmëroi e kërcënoi për zemërimin dhe ndëshkimin e Tij të pandalshëm kundër tyre në Ditën e Kijametit: - Ruajuni asaj dite...” - Pra, frikësojuni dhe ruajuni nga Dita e Kijametit! - kur askush, nuk do të mund t’i bëjë asgjë askujt!” - Atë ditë, askush nuk ka për t’i bërë dobi askujt, apo ta shpëtojë nga dënimi i Allahut, sikurse thotë i Madhëruari: “ O njerëz! Kijeni frikë Zotin tuaj dhe kijeni frikë atë ditë, kur prindi nuk do të mund t’i bëjë asnjë dobi fëmijës së vet dhe as fëmija nuk mund t’i bëjë dobi prindit të vet ! Premtimi i Allahut është i vërtetë, prandaj mos lejoni që t'ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe mos lejoni që Kryemashtruesi (shejtani) t'ju largojë nga Allahu (me mashtrimet e tij) !” [Lukman 33]. Ky është kërcënimi më i madh dhe dhe përshkrimi më i frikshëm i asaj dite, sepse edhe njerëzit më të afërt dhe të dashur për njëri tjetrin si prindi e fëmija i tij, askush prej tyre nuk do të mund t’i sjellë ndonjë të mirë e mbrojtje tjetrit. - Atë ditë nuk pranohet për të (jobesimtarin) asnjë ndërmjetësim.” - Është fjala për mohuesit e besimit të vërtetë, sikurse thotë i Lartësuari: “Tashmë, atyre nuk do t’u bëjë më dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve.” [Mudethir 48]. - Nuk pranohet prej tij kompensim, ...” - Pra, për mohuesit e besimit të vërtetë dhe munafikët, sikurse ka thënë i lartësuari: “Asnjërit prej atyre, që nuk besojnë dhe që vdesin si jobesimtarë, nuk do t’i pranohet për kompensim qoftë edhe sa e tërë faqja e dheut me flori. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.” [Al Imran 91]. “Sa për ata që mohuan, edhe sikur të jepnin gjithë ç’ka në Tokë, madje edhe një herë aq sa ajo, si shpagim e shpëtim nga dënimi i Ditës së Kijametit, atyre nuk do t’u pranohej. Ata do të kenë një dënim të dhembshëm.” [ El m aide 36]. Kjo shpjegohet edhe në fjalën e Tij: “Sot prej jush (o munafikë) nuk pranohet asnjë lloj kompensimi dhe as prej jobesimtarëve. Zjarri është vendi juaj, sepse atë meritoni. Sa përfundim i keq është ai!” [ El hadid 15]. Kështu, Allahu i Lartësuar na tregon se ata nuk do të besojnë në Profetin e Tij dhe nuk do ta ndjekin udhëzimin. Kështu, ata do të dalin para Zotit në Ditën e Gjykimit në këtë gjendje fatkeqe, sepse atyre nuk ka për t’u vlejtur as miqësia dhe farefisnia, as ndërmjetësimi i ndonjërit që i dëgjohet fjala dhe as nuk do t’u pranohet të japin kompensim, qoftë edhe gjithë Tokën në flori. Përcillet se Profetin ﷺ e kanë pyetur: 69 “O Profet i Allahut! Çfarë është el adlu (që përmendet në ajet) ?” - “El adlu është kompensimi e shpagimi”. - e ata (fajtorët) nuk kanë për t'u ndihmuar. - Pra, askush nuk ka për t’u zemëruar dhe të marrë hak për ta apo t’i ndihmojë e t’i shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut. Ibn Xheriri, për shpjegimin e kësaj fjale, ka thënë: “e ata (fajtorët) nuk kanë për t'u ndihmuar.” - Pra, atë ditë ata nuk kanë për t’u ndihmuar nga ndonjë aleat, ashtu sikurse nuk do të ketë për ta ndonjë ndërmjetësues të pranueshëm dhe as nuk do të kenë mundësi të japin shpagim e kompensim. Atë ditë do të zhduket çdo lloj lidhjeje e dashurie e nuk do të funksionojnë rryshfetet, ndërmjetësimet dhe aleatët. Për çdo të keqe do të jepet ndëshkimi i saj dhe për çdo të mirë do të jepen shpërblimet shumëfish. Kjo i ngjan fjalës së Allahut: “Mblidhini bashkë të gjithë keqbërësit, bashkëshortet e tyre (që ishin si ata) dhe

gjërat që ata adhuronin përveç Allahut dhe i çoni drejt rrugës së Zjarrit (të ndezur fort) ! Por i ndaloni ata! Sepse ata do të merren në pyetje. Ç'është me ju që nuk po e ndihmoni njëri-tjetrin? Ata sot janë dorëzuar plotësisht.” [Safat 24 – 26].

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 2:44–2:48

- “Si i urdhëroni njerëzit për të mira …” – Të mirat këtu nënkuptojnë besimin dhe mirësitë që kryhen të nxitura prej besimit. Kjo pyetje përmban në vetvete qortim dhe habi. Pra: Si është e mundur që i urdhëroni njerëzit për të mira, dhe pastaj: - “…dhe e harroni vetveten” – Domethënë, harroni që, së pari, të urdhëroni veten për këto mirësi?! Pastaj, Allahu përmend edhe një fakt tjetër, që e shton më shumë habinë: - “…kur ju e lexoni Librin?! A nuk po mendoni?!” – Kuptimi: A nuk logjikoni, kur ju e lexoni librin, i cili urdhëron të jeni ju përqafuesit e parë të imanit dhe të veprave të tij. Si mund ta harroni veten?! A nuk mendoni pak për këtë fakt?! Allahu i Lartësuar e ka pajisur njeriun me mendje, me anë të së cilës ai dallon gjërat që i sjellin dobi dhe mirësi. Me anë të mendjes, ai arrin të kuptojë, gjithashtu, çdo gjë që e dëmton. Kjo mendje e shtyn njeriun që të jetë zbatuesi i parë i atyre gjërave për të cilat ai i urdhëron të tjerët, dhe të jetë i pari që i largohet atyre gjërave për të cilat ai qorton dhe i ndalon të tjerët. Kush urdhëron të tjerët për diçka, dhe vetë nuk e vepron atë, apo që i ndalon të tjerët nga diçka, dhe vetë e vepron atë, është i mangët dhe nuk mendon e gjykon drejt. Kjo sjellje tregon paditurinë e tij të thellë. Kjo mangësi e mendjes bëhet më e spikatur kur ai është i

vetëdijshëm për këtë, kur i ka kuptuar agumentat e, megjithatë, përsëri vazhdon të urdhërojë për punë të mira duke mos i vepruar vetë, dhe të ndalojë nga punët e këqija dhe t’i veprojë vetë ato. Ky ajet, edhe pse ka zbritur duke iu drejtuar çifutëve, ai është gjithëpërfshirës. Allahu i Madhëruar thotë: “ O ju që keni besuar! Përse e thoni atë që vetë nuk e bëni? Për Allahun, është shumë e urryer që ta thoni atë gjë që vetë nuk e bëni. ”. [Saf, 2 -3]. Por kjo nuk do të thotë që, meqë nuk e praktikon vetë atë gjë për të cilën urdhëron apo ndalon të tjerët, atëherë njeriu ta braktisë edhe urdhërimin për të mira dhe ndalimin nga të këqijat. Përkundrazi, ky ajet është qortim për ata që nuk i plotësojnë të dyja këto detyra. Është e kuptueshme se njeriu ka dy detyra: 1. Të nënshtrojë fillimisht veten për punë të mira dhe ta ndalojë atë nga të këqijat. 2. Të urdhërojë të tjerët për këto të mira dhe t'i ndalojë ata nga ato të këqija. Kështu, lënia e njërës detyrë nuk mund të jetë justifikim për lënien e tjetrës. Përsosmëria i takon atij që i plotëson të dyja ato, kurse i mangët është ai që i lë të dyja. Kurse ata që plotësojnë njërin kusht dhe lënë tjetrin, qëndrojnë mes dy gradave. Nga ana tjetër, mund të themi se shpirtrat (në përgjithësi) janë të prirur që të mos i nënshtrohen atij njeriu, veprat e të cilit janë në kundërshtim me fjalët që thotë. Ndikimi që kanë tek ata veprat e kryera, është më i madh se ndikimi a gjurmët që lënë fjalët e pashoqëruara me punë. - “Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz!” - Allahu i Lavdëruar na urdhëron që, për të kërkuar ndihmë për çështjet tona, duhet të jemi të duruar. Ndihmën duhet ta kërkojmë me të gjitha llojet e durimit. Ka shumë lloje durimi, por ato më kryesoret janë: 1. Durimi që tregohet në bindjen ndaj Allahut të Lartësuar për te kryer urdhëresat e Tij, derisa ta arrijmë atë në formën më të mirë. 2. Durimi ndaj gjynaheve dhe mosbindjes. Pra, du rimi që duhet të tregojmë për t’ u larguar nga haramet dhe që të mos shkelim kufijtë e Allahut. 3. Durimi gjatë ngjarjeve të dhimbshme, të cilat Allahu i Lartësuar i ka përcaktuar për ne. Ky durim konsiston në pranimin me zemër të kënaqur të këtyre përcaktimeve, duke mos shprehur as më të voglin zemërim apo pakënaqësi kundrejt tyre. Nëse do të tregohemi të durueshëm dhe të vetëpërmbajtur në situata të vështira, ashtu si na urdhëron Allahu i Lartësuar, atëherë kjo do të jetë një ndihmë shumë e madhe për kapërcimin e tyre. Kush përpiqet të jetë i duru ar, Allahu i Lartësuar ka për t’ ia lehtësuar këtë gjë dhe patjetër do ta bëjë të durueshëm. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për namazin, i cili është treguesi i besimit në zemër dhe i cili e frenon dhe e ndalon njeriun nga çdo vepër e shëmtuar. Një namaz i tillë është rrugëzgjidhje dhe ndihmë për çdo çështje e problem. - “Vërtet, kjo është e vështirë, por jo për ata që kanë frikë …” – Domethënë, p ër këta të fundit është e thjeshtë kjo mënyrë e kërkimit të ndihmës. Është e thjeshtë, sepse të tillë e bën droja e tyre ndaj Allahut dhe shpresa për të arritur s hpërblimin e madh të Tij. Frikërespekti për Allahun dhe shpresa e madhe për shpërbilimin e Tij, e nxisin robin që të kërkojë ndihmë nëpërmjet këtyre mënyrave të vështira (me durim e me namaz). Madje, ai i bën ato duke qenë i kënaqur dhe me zemër të qetë, pasi kujton shpërblimin e Allahut dhe ka frikën e ndëshkimit. Ndërsa ata të cilët nuk i kanë këto ndjenja (frikën dhe s hpresën), ata nuk ka se çfarë t’ i shtyjë të ndërmarrin të tilla mënyra, për të kërkuar ndihmë dhe rrugëzgjidhje. Edhe sikur të përpiqeshin ndonjëherë të bënin ndonjë gjë të tillë, ajo do të ishte shumë e rëndë dhe e vështirë për shpirtrat e tyre, të cilat nuk j anë pajisur me ndjenjën e frikë respektit ( ħushû) ndaj Allahut. Por çfarë është, në fakt, ndjenja e ħushû-it, lehtësuesja e vetme e situatave të vështira? Ħushû është ndjenja e përuljes së zemrës ndaj Allahut. Ajo është prehja dhe qetësia që ndien zemra kur kujton Allahun.

Ajo është një lloj përunjësie përpara Krijuesit, e shoqëruar me një ndjenjë nevoje dhe varfërie për mëshirën e Tij. Kjo përulje vjen si pasojë e besimit të patundur të adhuruesit, se do të takohet me Allahun e Lartësuar. Ky besim është burimi i këtyre ndjenjave. Prandaj i Madhëruari, duke shpjeguar cilësitë e atyre që e kanë këtë ndjenjë, thotë: - “Që janë të bindur se do ta takojnë Zotin e vet dhe se, pa dyshim, tek Ai do të kthehen.” – Domethënë, të tillë janë ata që janë të sigurt se do ta takojnë Zotin e tyre dhe që Ai ka për t'i shpërblyer për veprat e tyre; janë ata të cilët janë të sigurt se, një ditë prej ditësh, do të kthehen sërish tek Ai që i solli për herë të parë në jetë. Është të kujtuarit e këtij takimi të rëndësishëm, ai që ua lehtëson atyre adhurimet që kryejnë për Allahun. Ky takim i ngushëllon ata gjatë fatkeqësive dhe sprovave. Ky takim ua lehtëson sfidat e mëdha. Takimi me Allahun ua lehtëson atyre, gjithashtu, largimin nga veprat e ndaluara e të këqija. Pikërisht për ata janë përgatitur mirësitë e përjetshme, mes atyre vendbanimeve të larta. Ndërsa ata që nuk shpresojnë takimin me Allahun, e kanë tmerrësisht të vështirë të kërkojnë ndihmë dhe rrugëzgjidhje me namaz apo me ndonjë adhurim tjetër përkushtuar Allahut të Lartësuar. Më, pas Allahu i Lartësuar u rikujton edhe një herë bijve të Israilit mirësitë e Tij ndaj tyre, me qëllim që kjo t’ i kujtojë dhe t’u shërbejë si qortim dhe nxitje (për të qenë mirënjohës dhe të bindur). Kështu, i Lartësuari thotë: - “O bijtë e Israilit! Kujtoni të mirat e Mia, me të cilat ju begatova! Unë ju pata dalluar mbi njerëzit e tjerë (të asaj kohe)” Pastaj Ai i kë rcënon ata, për t’ iu frikësuar Ditës së Kiamet it. Atë ditë, askush nuk mund t’ i bëjë dobi askujt. I Madhëruari thotë: - “Ruajuni asaj dite, kur askush, askujt nuk do të mund t’i bëjë asgjë! ” - Askush, sado i nderuar dhe i madh qoftë: melek, profet, apo njeri i mirë, nuk do të ketë në dorë asnjë mundësi ndihme për askënd. Ata nuk mund të ndihmojnë asnjë, sado i dashur apo i afërt të jetë ai që kërkon ta ndihmojnë. E vetmja ndihmë për njeriun do të jetë prej veprave që ka bërë. Edhe ndërmjetësimet janë të papranueshme pa lejen dhe pa kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. I Lartësuari thotë: - “Atë ditë nuk pranohet për të (jobesimtarin) ndonjë ndërmjetësim” – Për ndërmjetësimin duhet të plotësohen dy kushte: Së pari, të jepet leja nga Allahu i Lartësuar për të dhe, së dyti, Allahu i Lartësuar të jetë i kënaqur me atë për të cilin ndërmjetësohet. Nga ana tjetër, dihet shumë mirë që Allahu i Lartësuar nuk kënaqet nga vepra e askujt, nëse ajo vepër nuk plotëson dy kushte: 1. Të kryhet me sinqeritet për Allahun, duke kërkuar kënaqësinë e Tij. 2. Të kryhet në përputhje me traditën e Profetit (s.a.u.s.) dhe mësimeve të tij. Nuk pranohet ndërmjetësim, por as kompensim, siç thotë i Madhëruari: - “…Nuk pranohet prej tij kompensim, ” – Për këtë, i Lartësuari thotë sërish në

Kur’ân, "E sikur e tërë ajo çka gjendet në tokë, plus edhe një herë sa aq, të ishte e atyre që nuk besuan, ata do ta jepnin si kompensim, për t’i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në Ditën e Kijametit. Atëherë, do të përballen prej Allahut me atë (lloj dënimi) që nuk kanë mundur as ta mendojnë." [Zumer 47]. Domethënë, nuk do të pranohet kompensim prej tyre. Ata, gjithashtu, nuk do të ndihmohen: - “…e ata nuk kanë për t'u ndihmuar” – Domethënë, prej atyre nuk do të largohet ajo të cilës ata i druhen dhe asnjë krijesë nuk do të ketë mundësi t’u bëjë dobi apo t’u largojë ndonjë dëm. Thënia e Allahut: “ la texhzi nefsun an nefisin shejâ ” (… askush, nuk do të mund t’i bëjë asgjë askujt), tregon pamundësinë e të gjithëve për të bërë dobi atë ditë. Ndërsa thënia: “ ue lâ hum junŝarûn” (e ata nuk kanë për t'u ndihmuar) tregon pamundësinë e tyre për të larguar të keqen dhe të dëmshmen. Në thënien e Allahut: “lâ juķbelu minhâ shefâ'atun” (nuk pranohet për të asnjë ndërmjetësim), dhe në thënien tjetër të Tij: “… Ue lâ ju'ħadhu minhâ adlun ” ( Nuk pranohet prej tij kompensim), mësohet diçka shumë e rëndësishme. Nëse njeriu e kupton se fitimi i të mirave dhe largimi i të këqijave nuk mund të arrihen duke ia kërkuar krijesave, atëherë ai kthehet për t'ia kërkuar sinqerisht ato të vetmit që mund t’ia dhurojë (Allahut). Arritja e të mirave dhe largimi i të këqijave nuk mund të bëhet, gjithashtu, as me kompensime dhe as me ndërmjetësime, sikurse ndodh mes krijesave. Atë ditë nuk do të jetë askush i aftë qoftë edhe për një grimcë dobie apo dëmi. Kjo është një ftesë e hapur që adhuruesi të lidhet fort dhe sinqerisht vetëm me Allahun e Lartësuar, duke i kërkuar të mirat veç prej Tij dhe duke kërkuar mbrojtje nga çdo e keqe vetëm tek Ai. Kjo është ftesë për ta adhuruar Atë si Një të vetëm, sepse veç Ai e meriton adhurimin tonë dhe vetëm tek Ai duhet të mbështetemi për t’i përkryer adhurimet tona.

← Bekare 2:48