2. Bekare · Ajeti 5

سورة البقرة
Përkthimi Sherif Ahmeti
5

أُوْلَٰٓئِكَ عَلَىٰ هُدٗى مِّن رَّبِّهِمۡۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ

Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Sikurse disa kaptina të tjera, ashtu edhe kjo kaptinë fillon me kësilloj shkronjash, që përkujtojnë mrekullinë e përsosur të Kuranit. Në të vërtetë, paaftësia e gjuhëtarëve arabë për të thurur ndonjë kaptinë të ngjashme si Kurani, pasi edhe gjuha e tyre për - bëhej prej të njëjtave shkronja, argumenton për përsosmërinë e mrekullisë së pashoqe të Kuranit Famëlartë dhe për paaftësinë e njerëzve për t’iu kundërvënë. Shkronja të tilla në fillim të kaptinave tërheqin vëmendjen e lexuesit, ose të dëgjuesit për përmbajtjen, se ç’u kumtohet nga fjalët e Zotit xh.sh. Të këtij mendimi janë di - jetarët më eminentë, si Ibni Kethiri, Ibni Tejmije etj. S’ka dyshim se në shpalljen e