E ata që ishin mizorë atë që u ishte thënë e ndryshuan me një fjalë tjetër, e Ne për shkak se ata kundërshtuan, lëshuam nga qielli një dënim kundër atyre që ishin mizorë.
We ‘idh esteska musa likawmihi fekulna edrib bi’asakel-hexhere fanfexheret minhu ethneta ‘ashrete ‘ajnæn kad ‘alime kullu ‘unasin meshrebehum kulu we eshrebu min rizki Ellahi we la ta’thew fil-’erdi mufsidine
Dhe (përkujtoni) kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, e Ne i thamë: "Bjeri gurit me shkopin tënd", atëherë nga ai gufuan dymbëdhjetë kroje që secili grup e dinte vendin ku do të pinte ujë. (U thamë) Hani dhe pini nga begatitë e All-llahut e mos vazhdoni të jeni çrregullues në tokë.
We ‘idhi kultum ja musa len nesbire ‘ala ta’amin wahidin fad’u lena rebbeke juhrixh lena mimma tunbitul-’erdu min bekliha we kiththa’iha we fumiha we ‘adesiha we beseliha kale ‘etestebdilunel-ledhi huwe ‘edna biel-ledhi huwe hajrun ehbitu misræn fe’inne lekum ma se’eltum we duribet ‘alejhimu edh-dhilletu wel-meskenetu we ba’u bigadebin minel-lahi dhalike bi’ennehum kanu jekfurune bi’ajati Ellahi we jektulune en-nebijine bigajril-hekki dhalike bima ‘asew we kanu ja’tedune
Madje kur ju thatë: "O Musa, ne nuk mund të durojmë (hamë) vetëm një ushqim (të njëjtë), lute pra Zotin tënd për ne të na furnizojë me çka mbinë toka prej perimeve të saj, prej trangujve, prej hudrave, prej thjerrze (groshë) dhe prej qepëve të saj!" (Musai) Tha: "A kërkoni ta ndërroni të mirën për atë që është më e thjeshtë?" Zdirgjuni pra në qytet, se aty do të keni atë që kërkoni! E mbi ta rëndoi poshtrimi dhe skamja, e ata kundër vetes shkaktuan hidhërimin e All-llahut. Kjo ndodhi ngase ata mohonin argumentet e All-llahut, mbytnin pejgamberët pa kurrfarë të drejte, dhe për shkak se kundërshtuan dhe i kalonin kufijtë në të keqe.
‘Innel-ledhine ‘amenu wel-ledhine hadu we en-nesara we es-sabi’ine men ‘amene billahi wel-jewmil-’ahiri we ‘amile salihæn felehum ‘exhruhum ‘inde rabbihim we la hawfun ‘alejhim we la hum jehzenune
Vërtet, ata që besuan, ata që ishin jehudi, krishterët, sabejët (kishin lëshuar fenë e adhuronin engjëjt), kush besoi prej tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe botën tjetër dhe bëri vepra të mira, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë as nuk kanë përse të pikëllohen (pasi që besuan All-llahun, librat, të dërguarit në mesin e të cilëve edhe Muhammedin).
We ‘idh ‘ehadhna mithakakum we refa’na fewkakumut-ture hudhu ma ‘atejnakum bikuwetin we edhkuru ma fihi le’allekum tettekune
(Përkujtoni) Kur Ne patëm marrë prej jush besën tuaj, ngritëm mbi ju (kodrën) Turin (u thamë): veproni sipas atij (Tevratit) që ua dhamë me seriozitet, e mësoni atë që është në te, ashtu që të ruheni.
Thumme tewellejtum min ba’di dhalike felewla fedlu Ellahi ‘alejkum we rehmetuhu lekuntum minel-hasirine
E pas asaj (besës) ju më vonë ia kthyet shpinën, e po të mos ishte mirësia dhe mëshira e All-llahut ndaj jush, ju do të ishit prej të dëshpruarve (në të dy jetërat).
We lekad ‘alimtumul-ledhine a’tedew minkum fi es-sebti fekulna lehum kunu kiredeten hasi’ine
Ju tanimë e keni të njohur çështjen e atyre nga mesi juaj që nuk respektuan (urdhrin) në të shtunën, e Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur!