Kalu ed’u lena rebbeke jubejjin lena ma lewnuha kale ‘innehu jekulu ‘inneha bekaretun sefra’u faki’un lewnuha tesurru en-nadhirine
Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ngjyra e saj"! Ai tha: "Ai thotë se ajo është një lopë e verdhë, ngjyra e saj është e fortë që kënaqë shikuesit".
Kalu ed’u lena rebbeke jubejjin lena ma hije ‘innel-bekare teshabehe ‘alejna we ‘inna ‘in sha’el-lahu lemuhtedune
Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ajo, se lopët na janë përzier (janë bërë të ngjashme) e ne do të gjejmë ta vërtetën në dashtë All-llahu"!
Kale ‘innehu jekulu ‘inneha bekaretun la dhelulun tuthirul-’erde we la teskil-herthe musellemetun la shijete fiha kalul-’ane xhi’te bil-hekki fedhebehuha we ma kadu jef’alune
Ai tha: "Ai thotë se ajo është lopë jo e lodhur duke lëruar tokën as duke ujitur bimët, ajo është pa të meta dhe në të nuk ka shenjë (ngjyrë tjetër)"! Ata thanë: "E tash na e sqarove saktë dhe e therrën atë, e për pak e lanë pa e kryer punën".
E ne u thamë: "Mëshoni atij (të vdekurit) me një pjesë të saj (të lopës së therrur"!) Ja, kështu All-llahu i ngjallë të vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu që të kuptoni.
Thumme kaset kulubukum min ba’di dhalike fehije kalhixhareti ‘ew ‘esheddu kasweten we ‘inne minel-hixhareti lema jetefexhxheru minhul-’enharu we ‘inne minha lema jeshshekkaku fejehruxhu minhul-ma’u we ‘inne minha lema jehbitu min hashjeti Ellahi we mallahu bigafilin ‘amma ta’melune
Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës). All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju.
‘Efetetma’une ‘en ju’uminu lekum we kad kane ferikun minhum jesma’une kelamel-lahi thumme juherrifunehu min ba’di ma ‘akaluhu we hum ja’lemune
A shpresoni se do t'u besojnë ata juve (jehuditë), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (ç'bënin) i ndryshuan ato.
We ‘idha lekul-ledhine ‘amenu kalu ‘amenna we ‘idha hala ba’duhum ‘ila ba’din kalu ‘etuheddithunehum bima fetehel-lahu ‘alejkum lijuhaxhxhukum bihi ‘inde rabbikum ‘efela ta’kilune
E kur i takonin ata që kishin besuar (muslimanët) thonin: "Ne kemi besuar! E kur veçoheshin ata mes veti thonin: "A po ju tregoni atyre (muslimanëve) për atë që All-llahu ua shpalli juve (në Tevrat rreth Muhammedit), që ata para Zotit tuaj të kenë argumente kundër jush. A nuk jeni duke kuptuar".