Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: "Ky është prej All-llahut"! E për të arritur me të një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë.
We kalu len temessena en-naru ‘illa ‘ejjamæn ma’dudeten kul ‘attehadhtum ‘indel-lahi ‘ahdæn felen juhlifel-lahu ‘ahdehu ‘em tekulune ‘ala Ellahi ma la ta’lemune
Ata edhe thanë: "Neve nuk do të na kapë zjarri vetëm për disa ditë të numëruara"! Thuaj: "A mos keni marrë prej All-llahut ndonjë premtim, e All-llahu nuk e thyen premtimin e vet, ose jeni duke thënë për All-llahun atë që nuk e dini?"
Wel-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati ‘ula’ike ‘eshabul-xhenneti hum fiha halidune
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Edhe pas të gjitha atyre mrekullive, që iu kishte shfaqur Zoti, jehuditë ishin shumë zemërfortë, nuk njihnin të mirat që iu ishin dhuruar, prandaj gjithnjë u sprovuan me ndëshkime të lloj-llojshme. Besimtarëve, së bashku me Muhamedin a.s. iu drejtohet Kurani, duke u thënë se nuk ka shpresë, që jehuditë do të pranojnë fenë tuaj. Ata kur është fjala për Muhamedin dhe Kuranin, ndryshojnë pjesë të librit të tyre, ata u thonin të vetëve: mos u tregoni muslimanëve, se në Tevrat shkruhet për Muhamedin dhe dërgimin e tij pejgamber, sepse në Ditën e Gjykimit nuk do të mund të arsyetoheni se nuk keni ditur. Dijetarët që ishin pari fetare bënin shtrembërime në Tevrat, kurse masa e gjerë, nuk dinte ta lexojë atë. Ata jetonin me shpresat që iu thonte paria, si: neve Beni Israilëve do të na mëshirojë Zoti, të parët tanë ishin pejgamberë, ne jemi popull më i zgjedhur, xhehenemi do të na djegë pak ditë, ose shtatë, ose dyzet, aq sa patën adhuruar viçin, dhe ashtu i mashtronin. Kurani iu thotë qartas, se ai që mohon të vërtetën, vërshohet e mbytet në të këqia. Ai do të jetë përgjithmonë në xhehenem, ashtu si ai që beson dhe bën vepra të mira do të jetë përgjithmonë në xhenet.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.