2. Bekare · ajete 81–82

سورة البقرة
81

بَلَىٰۚ مَن كَسَبَ سَيِّئَةٗ وَأَحَٰطَتۡ بِهِۦ خَطِيٓـَٔتُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Bela men kesebe sejji’eten we ‘ehatet bihi hati’etuhu fe’ula’ike ‘eshabu en-nari hum fiha halidune

Po, (do të ju kapë zjarri) ai që bën keq dhe që e vërshojnë gabimet e tij, ata janë banues të zjarrit, aty janë përgjithmonë.

82

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Wel-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati ‘ula’ike ‘eshabul-xhenneti hum fiha halidune

E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Edhe pas të gjitha atyre mrekullive, që iu kishte shfaqur Zoti, jehuditë ishin shumë zemërfortë, nuk njihnin të mirat që iu ishin dhuruar, prandaj gjithnjë u sprovuan me ndëshkime të lloj-llojshme. Besimtarëve, së bashku me Muhamedin a.s. iu drejtohet Kurani, duke u thënë se nuk ka shpresë, që jehuditë do të pranojnë fenë tuaj. Ata kur është fjala për Muhamedin dhe Kuranin, ndryshojnë pjesë të librit të tyre, ata u thonin të vetëve: mos u tregoni muslimanëve, se në Tevrat shkruhet për Muhamedin dhe dërgimin e tij pejgamber, sepse në Ditën e Gjykimit nuk do të mund të arsyetoheni se nuk keni ditur. Dijetarët që ishin pari fetare bënin shtrembërime në Tevrat, kurse masa e gjerë, nuk dinte ta lexojë atë. Ata jetonin me shpresat që iu thonte paria, si: neve Beni Israilëve do të na mëshirojë Zoti, të parët tanë ishin pejgamberë, ne jemi popull më i zgjedhur, xhehenemi do të na djegë pak ditë, ose shtatë, ose dyzet, aq sa patën adhuruar viçin, dhe ashtu i mashtronin. Kurani iu thotë qartas, se ai që mohon të vërtetën, vërshohet e mbytet në të këqia. Ai do të jetë përgjithmonë në xhehenem, ashtu si ai që beson dhe bën vepra të mira do të jetë përgjithmonë në xhenet.