Wel-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati ‘ula’ike ‘eshabul-xhenneti hum fiha halidune
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Edhe pas të gjitha atyre mrekullive, që iu kishte shfaqur Zoti, jehuditë ishin shumë zemërfortë, nuk njihnin të mirat që iu ishin dhuruar, prandaj gjithnjë u sprovuan me ndëshkime të lloj-llojshme. Besimtarëve, së bashku me Muhamedin a.s. iu drejtohet Kurani, duke u thënë se nuk ka shpresë, që jehuditë do të pranojnë fenë tuaj. Ata kur është fjala për Muhamedin dhe Kuranin, ndryshojnë pjesë të librit të tyre, ata u thonin të vetëve: mos u tregoni muslimanëve, se në Tevrat shkruhet për Muhamedin dhe dërgimin e tij pejgamber, sepse në Ditën e Gjykimit nuk do të mund të arsyetoheni se nuk keni ditur. Dijetarët që ishin pari fetare bënin shtrembërime në Tevrat, kurse masa e gjerë, nuk dinte ta lexojë atë. Ata jetonin me shpresat që iu thonte paria, si: neve Beni Israilëve do të na mëshirojë Zoti, të parët tanë ishin pejgamberë, ne jemi popull më i zgjedhur, xhehenemi do të na djegë pak ditë, ose shtatë, ose dyzet, aq sa patën adhuruar viçin, dhe ashtu i mashtronin. Kurani iu thotë qartas, se ai që mohon të vërtetën, vërshohet e mbytet në të këqia. Ai do të jetë përgjithmonë në xhehenem, ashtu si ai që beson dhe bën vepra të mira do të jetë përgjithmonë në xhenet.
We ‘idh ‘ehadhna mithaka beni ‘isra’ile la ta’budune ‘illallahe we bil-walidejni ‘ihsanæn we dhil-kurba wel-jetama wel-mesakini we kulu lilnnasi husnæn we ‘ekimu es-selæte we ‘atu ez-zekæte thumme tewellejtum ‘illa kalilæn minkum we ‘entum mu’ridune
(Përkujtoni) Kur ne morëm zotimin e bijve të israilit; mos adhuroni tjetërkë përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimave, ndaj të varfërve dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; Faleni namazin dhe jepni zeqatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një pakice prej jush, ia kthyet shpinën zotimit.
Thumme ‘entum ha’uula’ tektulune ‘enfusekum we tuhrixhune ferikæn minkum min dijarihim tedhaherune ‘alejhim bil-’ithmi wel-’udwani we ‘in je’tukum ‘usara tufaduhum we huwe muherremun ‘alejkum ‘ihraxhuhum ‘e fetu’uminune biba’dil-kitabi we tekfurune biba’din fema xheza’u men jef’alu dhalike minkum ‘illa hizjun fil-hejæti ed-dunja we jewmel-kijameti jureddune ‘ila ‘esheddil-’adhabi we mallahu bigafilin ‘amma ta’melune
Pastaj qe, ju jeni ata që mbytni njëri-tjetrin, i dëboni disa prej jush nga vendi i tyre duke bashkëpunuar kundër tyre si është mëkat e padrejtë, e nëse ata bien te ju në robëri, ju jepni kompensim për (t'i liruar) ata, e dëbimi i tyre nga vendi është i ndaluar për ju. A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni. Ç'mund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon ashtu prej jush, pos poshtërim në jetën e kësaj bote, e në Ditën e Gjykimit ata hidhen në dënimin më të ashpër. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju.
We lekad ‘atejna musal-kitabe we kaffejna min ba’dihi bir-rusuli we ‘atejna ‘isa ebne merjemel-bejjinati we ‘ejjednahu biruhil-kudusi ‘efekullema xha’ekum resulun bima la tehwa ‘enfusukum estekbertum feferikæn kedhdhebtum we ferikæn tektulun
Ne i patëm dhënë Musait librin dhe pas tij patëm dërguar shumë pejgamberë. Isait, birit të Merjemes i dhamë argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin) Shpirtin e Shenjtë. E sa herë që u erdhi ndonjë i dërguar me çka nuk u pëlqeu juve, a nuk u bëtë kryelartë dhe disa prej tyre i përgënjeshtruat e disa i mbytët?
We kalu kulubuna gulfun bel le’anehumu Ellahu bikufrihim fekalilæn ma ju’uminune
E (jehuditë e kohës së Muhammedit) thonë: "Zemrat tona janë në këllëf"! Jo, por për shkak të mosbesimit të tyre, All-llahu i ka mallkuar, andaj pak janë që besojnë (ose: pak send besojnë).
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.