Wel-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati ‘ula’ike ‘eshabul-xhenneti hum fiha halidune
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Edhe pas të gjitha atyre mrekullive, që iu kishte shfaqur Zoti, jehuditë ishin shumë zemërfortë, nuk njihnin të mirat që iu ishin dhuruar, prandaj gjithnjë u sprovuan me ndëshkime të lloj-llojshme. Besimtarëve, së bashku me Muhamedin a.s. iu drejtohet Kurani, duke u thënë se nuk ka shpresë, që jehuditë do të pranojnë fenë tuaj. Ata kur është fjala për Muhamedin dhe Kuranin, ndryshojnë pjesë të librit të tyre, ata u thonin të vetëve: mos u tregoni muslimanëve, se në Tevrat shkruhet për Muhamedin dhe dërgimin e tij pejgamber, sepse në Ditën e Gjykimit nuk do të mund të arsyetoheni se nuk keni ditur. Dijetarët që ishin pari fetare bënin shtrembërime në Tevrat, kurse masa e gjerë, nuk dinte ta lexojë atë. Ata jetonin me shpresat që iu thonte paria, si: neve Beni Israilëve do të na mëshirojë Zoti, të parët tanë ishin pejgamberë, ne jemi popull më i zgjedhur, xhehenemi do të na djegë pak ditë, ose shtatë, ose dyzet, aq sa patën adhuruar viçin, dhe ashtu i mashtronin. Kurani iu thotë qartas, se ai që mohon të vërtetën, vërshohet e mbytet në të këqia. Ai do të jetë përgjithmonë në xhehenem, ashtu si ai që beson dhe bën vepra të mira do të jetë përgjithmonë në xhenet.
We ‘idh ‘ehadhna mithaka beni ‘isra’ile la ta’budune ‘illallahe we bil-walidejni ‘ihsanæn we dhil-kurba wel-jetama wel-mesakini we kulu lilnnasi husnæn we ‘ekimu es-selæte we ‘atu ez-zekæte thumme tewellejtum ‘illa kalilæn minkum we ‘entum mu’ridune
(Përkujtoni) Kur ne morëm zotimin e bijve të israilit; mos adhuroni tjetërkë përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimave, ndaj të varfërve dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; Faleni namazin dhe jepni zeqatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një pakice prej jush, ia kthyet shpinën zotimit.