We ‘idha kile lehum ‘aminu kema ‘amene en-nasu kalu ‘enu’uminu kema ‘amene es-sufeha’u ‘ela ‘innehum humu es-sufeha’u we lekin la ja’lemune
Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit, ata thonë: "A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?" Në të vërtetë ata, dhe mu ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë.
We ‘idha lekul-ledhine ‘amenu kalu ‘amenna we ‘idha halew ‘ila shejatinihim kalu ‘inna me’akum ‘innema nehnu mustehzi’une
E kur i takojnë ata që besuan thonë: "Ne kemi besuar!" Por kur veçohen me djajt (parinë) e vet u thonë: "Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur (me besimtarët)".
‘Ula’ikel-ledhine eshterew ed-delalete bil-huda fema rebihet tixharetuhum we ma kanu muhtedine
Të tillët janë që e ndërruan të vërtetën (besimin) me të pavërtetën (mosbesimin), pra tregtia e tyre nuk pati fitim dhe ata nuk qenë të vetëdijshëm (në punën e tyre).
Metheluhum kemethelil-ledhi estewkade naræn felemma ‘eda’et ma hewlehu dhehebel-lahu binurihim we terekehum fi dhulumatin la jubsirune
Shembulli i tyre (në hipokrizi) është si shembulli i atij që ndezë një zjarr dhe, posa ta ndriçojë ai vendin për rreth tij, All-llahu ua shuan dritën e tyre dhe i lë në errësira që nuk shohin.
‘Ew kesejjibin mine es-sema’i fihi dhulumatun we ra’dun we berkun jexh’alune ‘esabi’ahum fi ‘adhanihim mine es-sewa’iki hedherel-mewti wel-lahu muhitun bil-kafirine
Ose (Shembulli i tyre është) si ndonjë shi i rreptë prej së larti me errësirë, me bubullimë e me vetëtimë, e prej frikës së vdekjes, nga rrufeja, ata i vejnë gishtat në veshët e tyre. Po All-llahu është rrethues i mosbesimtarëve (atij nuk mund t'i shpëtojë askush).
Jekadul-berku jehtefu ‘ebsarehum kullema ‘eda’e lehum meshew fihi we ‘idha ‘edhleme ‘alejhim kamu we lew sha’el-lahu ledhehebe bisem’ihim we ‘ebsarihim ‘innall-llahe ‘ala kulli shej’in kadirun
Vetëtima gati ua merr të pamurit dhe, sa herë që ajo u bën dritë atyre, ata ecin në te, e kur u errësohet mbesin aty. E sikur të donte All-llahu, do t'ua merrte të dëgjuarit (me krismën e bubullimës) dhe të pamurit (me shkëndijën e vetëtimës). Vërtetë, All-llahu është i plotfuqishëm për çdo gjë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ata që mohuan argumentet e Zotit dhe mohuan Muhamedin a.s. si pejgamber, ata janë mohues të hapët, ata nuk do të besojnë, prandaj i thuhet Muhamedit, që të mos brengoset për ta, sepse në zemrat e tyre nuk depërton drita e besimit, veshët dhe sytë e tyre nuk e dëgjojnë dhe nuk e shohin të vërtetën, thuajse i kanë të mbuluar me plaf. Fjala “kufr” d.m.th.: mbulim i së mirës, përbuzës i nimetit, refuzues i së vërtetës, pra, ai që nuk e beson, as Kuranin, as Muhamedin a.s. Vetëm këto dy ajete përshkruajnë veset e atyre që nuk besojnë, ngase ata ishin të hapët dhe rreziku prej tyre nuk mund t’i befasojë muslimanët. Në trembëdhjetë ajetet vijuese, bëhet fjalë për hipokritët rreziku i të cilëve është edhe më i madh, sepse shprehen haptazi si muslimanë, e në të vërtetë nuk besojnë dhe për - piqen t’i mashtrojnë muslimanët, por ata nuk mund të mashtrojnë tjetër, pos vetveten. Hipokritët ishin të sëmurë në shpirt, ishin të dyshimtë në besimin e tyre, prandaj shkaktonin çrregullime ndërmjet njerëzve, sepse bënin intriga dhe vepra të këqia, por nuk donin t’i pranonin. E kur u thuhej atyre bëhuni të sinqertë në besim, sikur se ishin shokët e Pejgamberit, ata merrnin si shembull disa shokë të Pejgamberit a.s. si: Bilalin, Suhejbin, Amarin, të cilët kishin qenë robër më parë dhe nuk gëzonin ndonjë autoritet në mesin e jobesim - tarëve, e i quanin edhe të marrë. Hipokritët me tjetër fytyrë bisedonin, kur gjendeshin ndër besimtarë, e kur ktheheshin tek ata paria e tyre kriminele, që Kurani i quan shejtan ndërronin fytyrën, dhe u thonin se jemi tallur me muslimanët, e përderisa ata do ta kenë dënimin më të rëndë, Allahu nuk ngutet, i lë ta shtojnë krimin ashtuqë ai dënim të jetë sipas meritës së tyre. Kuptohet se puna e tyre është e dështuar, derisa ikin prej dritës e shkojnë në errësirë.